Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Kamerat e Fiks Fare kanë filmuar një mësuese të ciklit të ulët ,e cila me nje fjalor fyes dhe kërcënues, tremb nxënësit e klasës së dytë
Skandali ka ndodhur pikërisht në shkollën 9-vjeçare “Ymer Lala” në Surrel të Tiranës, ku prindërit kanë denoncuar rastin e rëndë të mësues kujdestare të klasës së dytë.
Në redaksinë e Fiks Fare erdhi nëna e një prej fëmijëve të kësaj shkolle, e cila denoncoi se mësuesja fyen dhe tremb nxënësit e saj, duke u bërtitur dhe duke i kërcënuar me fjalë sikur të ishin në ndonjë burg të sigurisë së lartë dhe jo në institucion arsimor.
Gjatë intervistës për gazetarët e emisionit investigativ, nëna tha se fenomeni ndodh me mësuesen kujdestare të klasës së dytë. “Djali im ka frikë të shkojë në shkollë nga pasi mësuesja ushtron dhunë verbale dhe fizike. Kjo situatë ka ndodhur vetëm këtë vit shkollor dhe fëmija im është shumë i trembur”, denoncoi nëna, e cila nuk pranoi të dalë me fytyrë në kamera, pasi sipas saj po denonconte fenomenin, një problem që e kanë dhe prindërit e tjerë. Në këto kushte ajo kërkoi ndihmën e Fiksit për të zbardhur të vërtetën.
Pas kësaj ankese, “Fiks Fare gjeti mundësinë të vendosë kamerat në klasë për 2-3 ditë, me qëllim që të zbulojmë mësuesen, e cila ushtron presion psikologjik ndaj nxënësve. Gjatë vëzhgimit të kryer rezultoi se
mësuesja ofendon dhe u bërtet nxënësve me fjalë të ndryshme fyese, si “Llafazane”, “Debile”, “Vajzë e keqe” dhe “Pise”. Në këto kushte, Fiks Fare solli me zë dhe figurë sjelljen e kësaj mësueseje, e cila jep mësim vetëm pak minuta larg kryeqytetit. Madje, ajo i kërcënon nxënësit me fjalor rruge duke u thënë, “Do t’i shkul flokët dhe të shkosh në shtëpi tullace”, “Do t’i heq dhëmbët një e nga një”, “Do ta çaj gojën”, shprehje të cilat nuk i përkasin një institucioni arsimor. Por kjo nuk ndodh vetëm një herë të vetme, por në të gjitha orët e mësimit dhe çdo ditë. Madje, për një gabim që bën një nga nxënësit, ajo e kërcënon me shprehje “Do të shkul kokën”. Po ashtu ka raste që iu thotë “Vdeksh”, “Më çmendët”, ndërkohë që kur një nxënëse vjen e sëmurë në klasë i thotë “do më ngjisësh gripin idiotja e dreqit”, “ti je e çmendur”. E kjo situatë ndodh me të gjithë nxënësit në klasë, ndërsa i kërcënon se do i ngelë në klasë, duke i cilësuar “Idiotë” dhe duke i tmerruar saqë ata detyrohen të refuzojnë të shkojnë në shkollë, ku çdo ditë duhet të përballen me situata të tilla.
Dialogu I mësueses me fëmijët gjatë orëve të mësimit
Mësuesja: Mirë stop, unë nuk të pyeta ty more. Unë pyeta këtë. Ju nuk dëgjoni nga veshët. Ulu ore Klajd mos fol më, llafazan i keq. A e shkruajte emrin? Kur e mbaron? Gabim Mateo, gabim bëje 6 këtë, çfarë e ke bërë? Bëje 6, budalla. Pse more aq i ngathët ti? Ti je i shkathët vetëm për të ngrënë. Bashkoje, bashkoje, bashkoje, si e hedh ashtu more vizën? Si i jep lapësit? Me ty nuk flas, me ty nuk do flas hiç do të çoj në klasë të parë.
Mësuesja -Moj si nuk pushon njëherë, moj ti që nuk pushon njëherë, llafazane. Pse flet kur flas unë ti? Do dru, do dru ti. S?të merr vesh ajo kokë, ajo kokë nuk të merr vesh. Si moj harro ti kështu moj, goc e keqe. Ik atje, llafazane, o vdeksh ti ishalla! Hajde moj ti mos llap, hajde njëherë.
Mësuesja -Ti ti qenke llafazan ti, ti mor qenke llafazan pse je kthyer mbrapa? Vdeksh ti ishalla, vdeksh! E pashë njërin që e hap gojën i shkreti ai. Ec aty llafazan i keq, shif moj shkrimin aty bukur, bukur. Gjithë atë pikë more, si dreqin e bëre gjithë atë pikë more sa koka jote. Mjaft moj llafazane. Ai që nuk di ta bëjë është nxënës i keq. Budall o budall! A ke më Ester, o Ester llafazane s?të vjen zor. Mjaft moj mjaft se na çmënde, llafazane. Djal i keq. Ai nuk të vjen turp? Mos flisni ju, mos flisni, me të ardh aty ta tregoj unë të shamen ty. Pse rri moj Majsi, merre atë e mos na rri ashtu. Gocë e keqe. Mos fol, mos fol, mos fol ti goce vetëm ta kap atë që flet. Ju rëntë pika ju rëntë që nuk morët vesh njëherë! Ti di vetëm me vrapu, me shajt, me ngrënë, s?ke turp? Djalë i keq. Çfarë je duke bërë? Nuk e bëre edhe njëherë katrorin tamam i shkreti ti çfarë do heqësh. Këtu do të mbyll. Ti qenke i çmendur more, nuk paske tru në kokë. Këtu, djalë i keq. Ee ulu moj Livia, ulu moj Livia, nuk të vjen turp nuk di të bësh një katrorë, bashkë me këtë budallain këtu. Do me u mbyll këtu ti. E me ju lëshu asaj do ja shkul ato flokët, tullë do ta lë. Mjaft moj dreqi e marrtë, të shoh njeri që qan këtu të iki. Të iki fare ai që qan, çohu e ik, merri librat. Nisu! Është e hutuar fare kjo Majsi, kjo ka ikur fare. Vetëm një e katërta ,moj ti goce moj do dru ti, shpejt ma sill këtu, mos bëj llapa, llapa.
Mësuesja -I rëntë pika asaj është bredharake.
Nxënësi: Tha po shkoj në tualet.
Mësuesja: Çfare mistrecje është, ajo është e papame. Pse lodhesh o Ester a i ke bërë detyrat? Vdeksh! Mjaft moj dreqi e marrtë, shko , nisu. I ka të gjitha gabim e nuk di shkronjat. Do të çoj në klasë të parë. Ça ke atë fletore? Do të çoj tek klasa e parë, çohu, çohu shko tek klasa e parë, hajde të çoj tek klasa e parë, djal i keq çdo ditë vjen pa detyra. Çohu , çohu ik tek klasa e parë, nisu, s?janë flertore këto, ça fletoresh janë këto? Zhgarravina, ku e ke të mbështjellur e të rregullt ? Ku i çon këto fletore? Nesër të na vijë kontroll ku shkon ti me këto fletore?Ule moj zërin se je në klasë, ç?ke more që gjuan? Ti i çmendur je! Hajde. Mjaft, mjaft, mjaft ore Klev. Mjaft se vetëm do të nxjerr se ti nuk mer vesh ndryshe. Dëgjo, me të ardh atje… kush është duke qeshur? Edhe ato dy fijet që i ke atje maj kokës do t?i heq, që i ke si gjel. Sille këtu ishalla nuk e ke mbaruar po nuk ta hoqa kokën. Ishalla nuk e ke mbaruar. Ta heq fare kokën. Di vetëm të qeshësh, ta heq fare kokën.
Kreu i Drejtorisë Kombëtare të Antimafias, Franco Roberti ka...
NASA ka bërë të ditur se janë zbuluar 7 planetë të ngjashëm ...
“Qarkullojnë më shumë se 2 miliard euro para të pista. Pra e...
Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi deklaroi se kau...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, i është përgjigjur aku...
Pasditen e ditës së gjashtë të protestës studentë nga e gjit...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar pas deklaratë...
Ministria e Financave ka reaguar pas ngjarjes së sotme ku is...
Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian Knut Flecken...
Pandeli Majko ka reaguar për foton e publikuar sot, ku djali...
Deputeti Eduart Ndocaj ka ndihmuar një qytetar, i cili u pl...
OSBE në Shqipëri ka komentuar situatën e kanabisit në vend. ...
Në vijim të marshimit të tyre për në Tiranë, banorët e Zharr...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ngjarjen që po zhvillo...
Kryetari i grupit parlamenar të PD, Edi Paloka në intervistë...
Një person ka hipur sot në majën e një vinçi pranë Katedrale...
Kryeministri Edi Rama, ka komentuar sot kërkesën e opozitës ...
Një person ka hipur në vinçin e një kantieri ndërtimi në Tir...
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar emërimin e një këshilltar...
25 vite më parë, më 25 Shkurt të vitit 1992 u nda nga jeta A...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...