Intervista- Garancia për zgjedhjet e lira?/ Patozi: Qeveria s’ka më vend për koncesione
Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi deklaroi se kau...
?Qarkullojnë më shumë se 2 miliard euro para të pista. Pra ekziston rrisku që këto para mund të përdoren për të blerë deputetë?!
Kjo është deklarata që Ambasadori i OSBE në Tiranë Bernd Borchardt ka bërë dje në emisionin ?Tonight Ilva Tare?.
Nuk ka asnjë dyshim që deklarata e diplomatit, i cili ka qenë edhe ambasador i RFGJ ? së në Tiranë është më e rënda që këto kohë është artikuluar nga komuniteti ndërkombëtar për situatën në Shqipëri. Eshtë më e rënda sepse përpara çdo emergjence, ajo që vjen nga fuqizimi i krimit dhe përfshirja e tij në politikë është padyshim me më shumë kosto për vendin. Madje me një kosto jo vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen e afërt dhe të largët të tij.
Pak kohë më parë, shërbimet sekrete italiane kishin infiltruar në media lajmin se fitimi neto nga tregu i kultivimit të Hashashit në vend, është midis 160 ? 200 milion Euro në vit. Nëse llogarit edhe shpenzimet që shkojnë për mbjelljen, kultivimin, tharjen, transportin dhe gjithë paratë që paguhen nën dorë për të mundësuar këtë, xhiroja që japin shërbimet italiane ësshtë e afërt me atë që jep edhe Ambasadori i OSBE.
Po ç?do të thotë një shifër e tillë për Shqipërinë? Një xhiro prej 2 miliard eurosh është pak a shumë dyfishi i investimeve vjetore që Shteti shqiptar bën me buxhet. Ajo është afro 1/3 e gjithë buxhetit vjetor të shtetit shqiptar. Nëse mafia dhe krimi investojnë dyfishin e investimeve të buxhetit të shtetit, nëse përfitimi nga tregu ilegal i narkotikëve është afo 1/3 e vetë buxhetit, atëherë vendi ndodhet në një gjendje alarmi. Këto para të pista që janë dyfishi i atyre që shteti investon në rrugë, shkolla, spitale, punë publike dhe çdo gjë tjetër nuk ka asnjë dyshim se diku do të investohen. Ato nuk mund të qëndrojnë vetëm nën dyshekë apo në kasaforta të fshehura në shtëpitë e mafiozëve. Përpara se sa të investohen në tregun e ndërtimit, investimeve dhe të tjera, ku kanë qenë investuar gjithnjë, ato do të investohen ashtu siç paralajmëron me alarm Ambasadori Borchardt në politikë.
Do investohen për të dërguar në parlament deputetë që më shumë se sa avokatë të qytetarëve do jenë avokatë të kriminelëve, kultivuesve të hashashit, keqbërësve dhe gjithë atyre që shkeljen e ligjit e kanë stil jetese.
Do të investohen për të inicuar ligje dhe nisma të tjera që do shkojnë në favor të tyre; që do shërbejnë për të lehtësuar ndëshkimin e keqbërësve dhe për të legalizuar paratë e tyre.
Do shkojnë për të blerë ose për t?i bërë shantazh drejtësisë dhe për të forcuar pandëshkueshmërinë.
Ky mund të jetë vetëm fillimi sepse paratë e krimit shkojnë më pas për të rrënuar investime dhe biznese të ndershme dhe për t?i zëvendësuar ato me investimet e parave të pista. E bëjnë këtë duke prishur konkurencën e lirë dhe të ndershme, e bëjnë këtë përmes shantazhit apo përmes lobimit politik që e financojnë po vetë.
Ideja që qarkullon, aty këtu, se këto para shëndoshin ekonominë e dobët dhe se në fund të fundit ndikojnë në një lloj mirëqënie ekonomike në vend është më shumë se sa mjerane. Asnjë vend nuk është mbështetur dhe ngritur mbi paratë e krimit; asnjë vend nuk ka parë prosperitet nga paratë e pista, krejt e kundërta. Sa më i vogël të jetë qarkullimi i këtyre parave në treg; sa më të kontrolluara të jenë financat e një vendi aq më i shëndetshëm dhe i stanilizuar është ai vend. Historia ka dëshmuar se tentativa për të ndërtuar perandori droge brenda një shteti ka prodhuar dhunë, vrasje, pastabilitet dhe rrënim ekonomik të atij vendi. Ne jemi ende në prag të alarmit, por nëse sot mbyllim veshët edhe parpara deklaratave që vijnë nga perëndimi, nesër do jetë e pamundur të gjejmë një zgjidhje. Veç asaj që na ngelet, nënshtrimit ndaj krimit.
Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi deklaroi se kau...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, i është përgjigjur aku...
Pasditen e ditës së gjashtë të protestës studentë nga e gjit...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar pas deklaratë...
Ministria e Financave ka reaguar pas ngjarjes së sotme ku is...
Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian Knut Flecken...
Pandeli Majko ka reaguar për foton e publikuar sot, ku djali...
Deputeti Eduart Ndocaj ka ndihmuar një qytetar, i cili u pl...
OSBE në Shqipëri ka komentuar situatën e kanabisit në vend. ...
Në vijim të marshimit të tyre për në Tiranë, banorët e Zharr...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ngjarjen që po zhvillo...
Kryetari i grupit parlamenar të PD, Edi Paloka në intervistë...
Një person ka hipur sot në majën e një vinçi pranë Katedrale...
Kryeministri Edi Rama, ka komentuar sot kërkesën e opozitës ...
Një person ka hipur në vinçin e një kantieri ndërtimi në Tir...
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar emërimin e një këshilltar...
25 vite më parë, më 25 Shkurt të vitit 1992 u nda nga jeta A...
Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi foli para protestuesve, ...
Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja” në PS, Koço K...
Aktori i humorit, Julian Deda, i është bashkuar sot banorëve...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...