web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video- Julian Deda iu bashkohet banorëve të Zharrëzit/ Në këmbë drejt Tiranës

23 Shkurt 2017, 14:28, Aktualitet CNA

Aktori i humorit, Julian Deda, i është bashkuar sot banorëve të Zharrëzit, të cilët vijojnë rrugën në këmbë drejt Tiranës.

Ata janë nisur nga fshati prej mëngjesit të djeshëm dhe pritet të mbërrijnë sot në Tiranë, ku do protestojnë para Kryeministrisë për dëmet e shkaktuara nga shpërthimet e puseve të naftës.

Rrugës së tyre iu është bashkuar edhe aktori Deda, i cili ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku duket bashkë me banorët.

?Rruges, ne kembe me banoret e Zharres, per ti mbeshtetur ne kauzen e tyre?, shkruan Julian Deda./CityNews





Lajmet e fundit nga