Dokumenti/ Familjarët e vrasësit të policit në Maliq përfituan fonde nga AZHBR
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Kam disa vjet që përpiqem të provoj se sa shumë i ngjajnë njëra tjetrës dy partitë e vjetra të Shqipërise dhe ato nuk bëjnë asgje për të më provuar të kundërtën, as mua as shumicës së shqiptarëve që i shohin.
Sot do t?ua them pse.
Kishim një situatë të ngjashme disa vjet më parë kur bulevardi i Tiranës u bllokua me javë, jemi ende aty sot. Jemi kthyer në të shkuarën.
Tirana është serish e bllokuar,si para shtatë vitesh dhe konflikti politik mbi zgjedhjet, nga tavolina është shtrirë në bulevard.
Aftësia e Rilindjes dhe e Partisë Demokratike për të na kthyer pas në kohë është perfekte. Madje është e vetmja gjë që dinë të bëjnë përsëmbari. Ato të dyja e kanë kthyer në art nëvojën për të shkaktuar dëm.
Më vjen mirë sot që nuk kam qenë në asnjërën nga dy cadrat dhe nuk kam qenë asnjëherë çadrist. Nuk isha në çadrën e vitit 2010 dhe nuk jam në çadrën e vitit 2017. Koha më dha të drejtë. Dua të shpjegoj sot për shqiptarët ku qëndron ngjashmëria mes dy çadrave.
Asaj të vitit 2010 dhe kësaj të vitit 2017.
Atëherë të pasurit pa pushtet protestonin kundër të pasurve në pushtet, sot të pasurit jashtë pushtetit protestojnë kundër të pasurve me pushtet.
Kjo është çështja. Atëhere ishte në rrezik karriera e Edi Ramës, që kishte humbur zgjedhjet, sot është paniku i Lulzim Bashës nga humbja e zgjedhjeve që ka ngritur këtë çadër.
Atëhere ishte Sali Berisha në ballkon dhe Edi Rama në çadër, sot është Edi Rama në ballkon dhe Sali Berisha në çadër.
Atëhere ishte nevoja për të bindur Sali Berishën të nxjerrë nga kryemnistria Ilir Metën, sot është nevoja për ta futur Ilir Metën në çadër.
Duket në mënyrë cinike dhe qesharake njëkohesisht sikur dy partitë e vjetra të Shqipërisë, që në fakt janë çalamane, futen në greve për një patericë. Asnjëra nuk vjen dot në pushtet me kembët e veta dhe kërkojnë patericën e ILir Metës.
Shikoni sa qesharake. Behet greve për një patericë. Por paterica, si të gjitha patericat, kalon nga dora në dorë. Ajo ka aftesinë të përdoret edhe kur pronari vdes.
Edhe sot paterica e LSI është natën me protestën, ditën me qeverinë. Natën çon protestues në çadër, ditën del kundër çadrës. Paterica do vazhdojë të zëvendesojë kembën e munguar të popullit. Ky është misoni i saj. Populli shqiptar nuk sjell në pushtet as Rilindjen as PD, por paterica e luan këtë rol, ajo ka vendosur të zëvendësojë popullin.
Megjithatë, të kthehemi te protesta e cila ka edhe ngjashmëri të tjera.
Atëhere qeveria e Partisë Demokratike thoshte se opozita kishte hyrë në çadër që mos votonte tre ligjet dhe heqjen e vizave, sot qeveria e Rilindjes thotë se PD ka hyrë në çadër që mos votojë vetingun dhe të mbrojë drejtesinë e korruptuar.
Unë thosha atëhere se duhen votuar të tre ligjet dhe sot them se duhet votuar urgjentisht vetingu. Atëhere komuniteti ndërkombëtar ishte kundër çadrës, sot është sërish kundër çadrës.
Atëhere, pra në vitin 2010, nuk protestohej kundër varfërisë, kundër papunësisë, kundër injorancës, kundër krimit, por protestohej për të ardhur në pushtet.
Është e njëjta gjë sot. Më thoni çfarë ka ndryshuar, që të më bindi se e kam gabim. Ndryshimi i vetëm për të gjithë ata që kërkojnë një ngushëllim është ky:
Protesta e djeshme ishte a posterirori, pra pas zgjedhjeve, kurse protesta e sotme është a priori, pra para zgjedhjeve. Kaq është e gjitha. E njëjta gjë që bëhet një herë pas dhe një herë para. Këndi i dëmit dhe vetë dëmi është po ai, është po aty.
Shumë njërez, përfshi dhe mua, do ishin sot në protestë për protestuar për zgjedhjet, por çadra e Partisë Demokratike nuk kërkon zgjedhje të lira, por kërkon kthimin e Partisë Demokratike në pushtet.
Cadra e Sali Berishes eshte shume e vogel dhe shume e pasur per popullin e varfer te Shqiperise.
Unë jam kundër kthimit të Sali Berishës në pushtet, siç jam për rrëzimin e kësaj qeverie dhe jam gati të protestoj çdo ditë kundër saj dhe Sali Berishës bashkë, që sot është aleati më i madh i kësaj qeverie.
Pa Sali Berishën dhe cadrën e tij, kjo qeveri do kishte rënë të paktën dhjetë herë në këto katër vjet.
Çështja pra për shqiptarët nuk është si ti japin me shumë pushtet Partisë Demokratike, çështja është si të kufizojnë pushtetin e Rilindjes dhe të Partisë Demokratike njëkohësisht.
Kushdo që krahason Rumaninë me Shqipërinë duhet ta dijë se ka një ndryshim të madh.
Aty proteston populli kundër padrejtësisë, këtu proteston padrejtësia ne vend te popullit. Prandaj them se sot Partia Demoratike po i bën sërish një dëm shqiptarëve. Ajo u ka zënë atyre sheshin dhe duhet ta lirojë sa më shpejt.
Ajo ka zenë sheshin e grevistëve të Zharrëzës, ajo ka zënë sheshin e naftëtarëve, ajo ka zënë sheshin e punëtorëve të Armos, ajo ka zënë sheshin e studentëve të pashkolluar, ajo ka zënë sheshin e të papunëve dhe të rinjve që duan të emigrojnë nga papunësia, ajo ka zënë sheshin e 400 mijë të mjerëve që sot jetojnë me 400 lekë të vjetra në ditë.
Partia Demokratike ka zënë sheshin e duke i bërë në fakt një nder qeverisë, pasi ka bllokuar protestën e popullit. Megjithatë, thënë të gjitha këto që rrëzojnë në thelb moralin e kësaj proteste, nuk them se çëeshtja e zgjedhjeve nuk është një shqetësim për gjithë vendin.
Zgjedhjet janë realisht në rrezik. Sot janë në rrezik dy herë. Të paktën dy herë. Këtu problemi nuk është vetëm qeveria, por edhe opozita. Shqipëria duhet të kishte një problem, në fakt ka dy. Zgjedhjet janë të rrezikuara nga të dyja këto palë bashkarisht.
Pyetja që kam sot për të gjithe ju është kjo: E zemë se vërtet Partia Demokratie të paktën një herë në jetën e vet e mban fjalën dhe bën atë që thotë se do b wjë: Pra nuk hyn në zgjedhje. Çfarë ndodh?
Së pari, administrimi i zgjedhjeve është i korruptuar dhe kjo provon se sa i denatyruar është ky proces. Nëse një palë nuk merr pjesë, ai proces prishet. Nuk ndërtohen dot komisionet, nuk ka numërues, nuk ka lista nga bashkitë që kontrollohen nga PD dhe sigurisht çka është edhe më keq, pjesëmarrja në zgjedhje kompromentohet rëndë.
Unë nuk besoj se PD do ta mbaje fjalën, pasi PD nuk ka asnjë interes ta prishë këtë sistem që e ka ndërtuar vetë në 25 vjet, por e zemë për një çast se ndodh. Kush do ishin pasojat:
Së pari zgjedhjet do prisheshin. PD nuk ka fuqi të vijë në pushtet pa patericën e Ilir Metës, por ka ende një fuqi që sistemi ia njeh: fuqinë për të sabotuar zgjedhjet. PD ka vetem një fuqi: fuqinë për të shkaktuar krizë. Këtë po bën. Nëse kjo ndodh, po ju them pak a shumë pasojat:
Integrimi bllokohet. Investitorët e huaj largohen, sepse kush do investonte në një vend pa zgjedhje, tregjet do tremben, papunësia do rritej, krimi do forcohej, emigracioni do shtohej dhe nevoja e më shumë shqiptarëve për të ikur nga ky vend me bindjen se ai nuk bëhet do rritej.
Kjo është çështja dhe sot ju duhet të llogarisni pasojat. Nganjëhere unë mendoj në fakt se e vetmja dhuratë që PD do të mund t?i bënte Shqipërisë është prishja e këtij sistemi të kalbur. Partia Demokratike sot duhet të paguajë çmimin e ndëshkimit të vetvetes.
Ajo ka vetëm një rrugë: të vrasë veten me shpesë se plumbi do vrasë edhe kundërshtarin. Dyshoj se ka fuqi dhe guxim ta bëjë, por unë në këtë rast do t?i uroja vetevrasje të mbarë. Megjithatë, kjo nuk më ndalon të mendoj për pasojat.
Sot dua tju them shumë serizosisht se vendi ka hyrë në një krize pa kthim e cila do vazhdojë të paktën për tre katër apo më shumë vjet. Zgjedhjet për fat të keq nuk do jenë dhe s?kanë për të qenë një zgjidhje, edhe nëse mbahen, edhe nëse prishen.
Edhe pas zgjedhjeve, ato nuk do njihen. Akuzat se u vodhën do vazhdojnë dhe çadra do ngrihet prapë. Komuniteti ndërkombetar do bindet se këtu ka një klase politike, e cila nuk di të administrojë vendin e vet. Investimet ehuaja do largohen për një kohe të gjatë, ekonomia jonë do mpihet. Kurrupsioni do gjallërohet dhe drejtësia do bllokohet. Ky është skenari me paqësor, pasi dhuna është ende një krijesë laboratori, të cilën sistemi ynë e ushqen çdo ditë me varfëri dhe mjerimi dhe e ka gati për ta zgjidhur nga zinxhirët.
Me duhet t?ju them sot se Republika jonë po shembet. Po i afrohemi një republike të re e cila do jete e cliruar nga të paktën dy zinxhiret që e mbajnë sot rilindja dhe partia demokratike.
Shqiptarët janë shumë afër republikës se re, e cila parashikon zgjedhje të lira, ndëshkim për politikanët e korruptuar, ndëshkim për krimin dhe shfarosje të kanabisit si një armik kombëtar, konkurrencë të lirë dhe solidaritet me të varfrit.
Kjo do ishte republika e re e Shqipërisë, të cilës Partia Demoratike ka zenë sot sheshin. Unë do doja sot t?ju bëja thirrje që të uleshim dhe të gjenim një zgjidhje për të zgjidhur krizën, por kjo do ishte një kërkesë hipokrite dhe e pavërtetë.
Bisedimet për t?i zgjatur jetën kësaj republike do ishin një tradhëti e panovjshme dhe përsëritur.
Republika duhet të bjerë, qoftë edhe me kontributin e asaj çadre që do zinte poshtë edhe vetë krijuesit e saj dhe rruge tjeter nuk. Shqipëria ka vetem një rrugë: të ndërtojë një opozitë të re, në mënyrë që të kete një qeveri të re.
Rruga drejt një vendi normal dhe të lirë kalon nga një opozitë tjetër, e cila rrëzon si PD si Rilindje, si dy pjesë të së njejtës monedhë: monedhës së korrupsionit. Miqtë e mi, bëhuni gati për t?u rrezuar.
Sot jeni më të dobët se kurrë dhe mezi pres ditën kur të përfundoni të gjithë në një çadër, bashkë me Partinë Demokratike. Atë ditë njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë do jenë në pushtet për t?ju gjykuar dhe kjo kohë po afron me kontributin tuaj të vyer dhe të pamohueshëm. Shaterrim te mbare!/CityNews
Sali Berisha, teksa ndodhet së bashku me protestuesit, ka ma...
Kreu i Antimafias Italiane, Franko Roberti, tha se në Itali ...
Kreu i Antimafias Italiane, Franko Roberti, po jep një konfe...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit për autorë...
Avokati Spartak Ngjela ka “zbuluar” arsyet pse Ilir Meta nuk...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka replikuar ashpër me deputetin...
Para disa vitesh, erdhi ne Shqiperi Lordi Michael Bates. Ai ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet nga ça...
Policia ka njoftuar për një operacion në shkallë të gjerë pë...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Be Blushi ka hedhur akuza të ...
Banorët e fshatit Zharrëz të Fierit vijojnë rrugën drejt Tir...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të ashpra ndaj...
Ka nisur prej orës 11:00 seanca plenare në Kuvend, e cila po...
Në ditën e gjashtë të protestës së opozitës, kreu i saj Lulz...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, po flet nga foltorja e Kuvendit ...
Një tjetër shtetas është arrestuar në flagrancë, pasi i ka o...
Drejtori i Antimafias Italiane, Franko Roberti, ka mbërritur...
Gjatë mesditës, Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “arr...
Uniformat blu kanë vënë në pranga tre poseduesit e 138 kg ka...
Opozita vijon sot ditë e gjashtë të protestës në çadrën para...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...