Trump mbështet Kosovën/ Alarmohet Serbia
Gazetat kryesore në Serbi kanë botuar në ballinat e tyre fot...
Dita e gjashtë e protestës në çadrën e lirisë u bë arena e bashkëbisedimit mes qytetarëve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe të zgjedhurve vendorë të cilët ringritën shqetësimin për ndërtimin në Durrës mbi vepra arkeologjike me vlerë historiko-kulturore. Kryedemokrati Basha i ftoi të gjithë të shprehin problemet dhe mendimet e tyre në atë që e quajti: parlamenti i qytetarëve.
Flamur Pala, aktivist i shoqërisë civile e quajti ndërtimin në sheshin Veliera si problem i të gjithë shqiptarëve, e jo vetëm durrsakëve.
?Mbi dritën e diellit po bëhet një shkelje nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Nuk na duhet një velë betoni 2000 metra katror ndërkohë që Durrësi po qelbet nga mbeturinat dhe ujërat e zeza dhe mungesa e infrastrukturës. Zgjedhjet e lira që ne kërkojmë sot shpëtojnë çdo shqiptar. Vota e lirë i shërben të ardhmes tone?.
Për Ardian Mukën, urbanist dhe anëtar i këshillit bashkiak, ndërtimi në Durrës vjen për shqiptarët si shkatërrim në tre plane.
?Shkatërrim në plan arkeologjik, shkatërrim i planit historiko-kulturor dhe në planin urbanistik. Në Durrës, kryebashkiaku Dako ka shkelur dy Vendime të Këshillit të Ministrave sepe po ndërton në zonën A dhe B të cilët konsiderohen të mbrojtura dhe ndërtimi mund të bëhet vetëm me monitorim të rreptë. Ndërkohë për sheshin Veliera gërmimet bëhen me fadroma dhe eskavatorë duke shkatërruar qytetin, arkelologjinë dhe ekonominë e qytetarëve.?
Vaso Papaj, arkitekt, e quajti gropën e gërryer në Durrës si gropën politike të Vangjush Dakos.
Sazan Guri i cilesoi qytetarët pjesmarrës në bashkëbisedim si qytetarë europianë. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Adminsitrative për pezullimin e menjëhershëm të punimeve në sheshin ?Veliera? në Durrës, Guri problemin e sheh jo në plan emrash nominal por në rang institucionesh. ?Si mundet një institucion të shkelë dokumentat e shtetit. Kemi ardhur këtu të formojmë një epokë të re më të madhe se vettingu.Shoqëria civile mund t?i nisë protestat por vetëm ju, të zgjedhurit, mund t?i çoni deri në fund.?
Aluon Kalaja aktivist, kujtoi për qytetarët protestat e organizuara nga shoqëria civile kundër shkatërrimit të historisë dhe arkeologjisë në Durrës, të dështuara për shkak të presionit qeveritar. ?Sheshi dhe rruga i takon qytetarëve. Rama të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga betoni. Edhe një thirrje për të gjithë ju këtu. Peshku qelbet nga koka?.
Për Lorisa Yllin, aktiviste e shoqërisë civile, trokitja në dyert e isntitucioneve për të gjetur drejtësi për këtë shkatërrim që po ndodh ka qënë e pavlerë. ?Rama flet për vetting, ndërsa vendimi i Gjykatës Adminsitrative për ?Velierën? po shkelet. Kush ka të drejtë të mbrojë vendimin e gjykatës? Ajo është detyrë e shtetit?.
Lulzim Basha theksoi se rëndësia e votës së lirë dhe të ndershme përforcohet me shembullin e Durrësit
?Durrësi sot është një qytet ku shëndetësia është përtokë, ku nxënësit studiojnë në kushte të mjerueshme, ku ndihma ekonomike i jepet vetëm një numri shumë të vogël familjesh, ndërkohë që mijëra familje që kanë nevojë për këtë ndihmë, nuk e marrin. Të gjitha këto, janë derivat i zgjedhjeve të shkatërruara të vitit 2015 ku Vangjush Dako me bandat mori Durrësin. Ja çfarë ndodh kur kapen zgjedhjet. Kjo është një orë e madhe e zgjimit kombëtar, është një orë zgjimi për Durrësin, është një orë zgjimi për gjithë Shqipërinë është një vendim i pakthyeshëm?, tha Lulzim Basha./CityNews
Gazetat kryesore në Serbi kanë botuar në ballinat e tyre fot...
Dakordimi për ligjin e gjuhës shqipe bën që shqiptarët të pë...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ë...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, k...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ka zbuluar bisedën me një socialis...
Deputetët e opozitës aktualisht po diskutojnë me mbështetësi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, foli sot nga ...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “arrest me burg”...
Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvend për situatën politi...
Raportuesi i Shqipërisë në PE, Knut Fleckenstein, së bashku ...
Kam disa vjet që përpiqem të provoj se sa shumë i ngjajnë nj...
Sali Berisha, teksa ndodhet së bashku me protestuesit, ka ma...
Kreu i Antimafias Italiane, Franko Roberti, tha se në Itali ...
Kreu i Antimafias Italiane, Franko Roberti, po jep një konfe...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit për autorë...
Avokati Spartak Ngjela ka “zbuluar” arsyet pse Ilir Meta nuk...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka replikuar ashpër me deputetin...
Para disa vitesh, erdhi ne Shqiperi Lordi Michael Bates. Ai ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet nga ça...
Policia ka njoftuar për një operacion në shkallë të gjerë pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...