web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Ekskluzive/ Banorët e Zharrëzit drejt Tiranës, ja ku ndodhen

22 Shkurt 2017, 15:34, Aktualitet CNA

CityNews iu sjell detaje të reja mbi banorët e fshatit Zharrëz të Fierit, të cilët janë nisur prej mëngjesit të sotëm në këmbë drejt Tiranës.

Burime i thanë CityNews se banorët ndodhen në autostradën Fier-Lushnje dhe se nata pritet t?i zërë në qytetin e Lushnjës. Mësohet se aty banorët do të ngrenë një kamping, ku do të kalojnë natën, për t?u nisur në mëngjes herët drejt kryeqytetit.

Parashikohet që qytetarët të mbërrijnë në Tiranë mbrëmjen e nesërme, ku do të ndalen para Kryeministrisë, në shenjë proteste ndaj mos reagimit të kryeministrit Edi Rama mbi shpërthimet e ndodhura në puset e naftës, të cilat kanë sjellë shumë dëmtime për banorët e Zharrëzit.

CityNews iu sjell disa foto dhe video të re nga vendi ku ndodhen banorët, të cilët siç duket nga pamjet, vazhdojnë të ecin në këmbë të palodhur drejt Tiranës./CityNews





Lajmet e fundit nga