web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria merr vendimin/ Falen gjobat dhe kamatëvonesat para vitit 2010

22 Shkurt 2017, 13:21, Aktualitet CNA

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, njoftoi sot se do të fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën para dhjetorit të vitit 2010.

Në një konferencë për shtyp, Ahmetaj tha se pjesë e kësaj skeme lehtësuese do të jenë edhe gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 2010-2014, të cilët po ashtu do të fshihen.

Nga ana tjetër, numri një i Financave në vend tha se do të falen taksat dhe gjobat për makinat të periudhës para vitit 2010.

Ja deklarata e plotë e Ahmetajt:

Përshëndetje,

Dua të ndaj me ju disa detaje të Projektligjit që kaluam sot në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ?Për Pagesën dhe Fshirjen e Pjesshme të Detyrimeve Tatimore dhe Detyrimeve të Pagueshme në Doganë, si dhe Procedura e Heqjes nga Qarkullimi të Automjeteve të Transportit pas Fshirjes së Detyrimit Tatimor?.
Pikë së pari, është e rëndësishme të sjell në vëmendje se ky ligj për fshirjen e pjesshme të detyrimeve, vjen pas një aksioni të koordinuar nga ana e qeverisë dhe masave konkrete të ndërmarra në dy drejtime paralele, në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.
Përgjatë dy viteve të fundit, kemi ndërmarrë një betejë të gjerë dhe me rezultate konkrete kundër informalitetit në ekonomi, për të rikthyer ligjshmërinë dhe ndërtuar ?një stil të ri jetese për qytetarët?, i cili në kuadër të fazës se dyte u konceptua me një qasje krejt tjetër të orientuar drejt edukimit, ndërgjegjësimit, komunikimit intensiv me sipermarrjen, me qëllim përmbushjen e parimit të vetëkorrigjimit.
Së dyti, e gjithë kjo u shoqërua me një paketë të thjeshtimit të procedurave për sipërmarrjen, një revolucion për herë të parë në 25 vite në klimën e biznesit në vend. 42 procedura të prekura, lehtësi dhe mbështetje e drejtpërdrejtë për sipërmarrjen.
Ndër vite janë ndërrmarrë iniciativa ligjore për faljen e detyrimeve tatimore e doganore, por ato asnjëherë nuk janë ndërmarrë paralelisht me thjeshtimin e proçedurave, fushata sensibilizuese për rritjen e ndërgjegjësimit si dhe luftën kundër informalitetit, duke çuar kështu në mospërmbushjen e plotë të objektit kryesor të faljes së detyrimeve fiskale. Kjo është arsyeja pse një masë e madhe detyrimesh tatimore dhe doganore edhe pse kanë qënë objekt i ligjeve të faljeve ndër vite, kanë mbetur në llogarinë e tatimpaguesve dhe nuk janë shuar.
Detyrimet që fshihen me këtë ligj i përkasin periudhave tatimore përpara 6 vjetëve, dhe përveç faktit se një pjesë e tyre duhej të fshiheshin si rezultat i ligjeve të mëparshme të faljeve, për këto detyrime, në zbatim të nenit 100 të Ligjit 9920/2008 ?Për procedurat tatimore në RSH?, të ndryshuar, e drejta për fillimin e procedurave për zbatimin e masave shtrënguese parashkruhet brenda 5 viteve nga data kur detyrimi tatimor i papaguar duhej të paguhej. Pra, këto detyrime rezultojnë si të pambledhshme, duke qënë se është tejkaluar afati ligjor i mësipërm.
Projektligji ?Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në Doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes se detyrimeve tatimore?, propozohet në mbështjetje të neneve 78, 83 pika 1, dhe 155, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe institucioni propozues është Ministria e Financave.
Me anë të këtij projektligji synohet:
? Të fshihen detyrimet fiskale përfshirë principalin, kamatevonesën dhe gjobën, për periudhat përpara Dhjetor 2010, për të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë që kanë detyrime të papaguara sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj;

? Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 2011-2014 me kushtin që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të paguhet e plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi.

? Fshirja me të njëjtat kushte e detyrimeve tatimore qendrore dhe vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë.

? Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore me kushtin e pagesës së kontributit, nisur nga fakti se ky është një kontribut që I është mbajtur të puënsuarit nga punëdhenësi dhe si I tillë duhet paguar në buxhet për qëllim etë sigurimit të detyrueshëm dhe përfitimit të pensionit.

? Gjobat e gjeneruara nga sistemi në mënyrë automatike për deklarimin e kontributeve, pavarësisht periudhës së cilës i përkasin (ato gjoba që qytetarët e mbajnë mend, në qershor 2016 kur u kalua në sistemin informatik të plotë dhe automatic online. Fshirja e gjobave për deklarimin e kontributeve ishte një premtim i drejtpëdrejtë që Kryeministri dhe qeveri ia kaloi drejtpërsëdrejti dhe në transparencë të plotë qytetarëve, që atë ditë që shqetësimi u bë i ditur.

? Përfshihen këtu edhe rastet e gjobave referuar neneve të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese. Fshirja e

? Heqja nga qarkullimi dhe çregjistrimi i mjeteve të transportit për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri më dhjetor 2011, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete. Gjithashtu për mjetet e transportit të cilat nuk hiqen nga qarkullimi parashikohet shuarja e detyrimeve tatimore për periudhat para 2010 dhe fshirja e gjobave dhe kamatvonesave për periudhat 2011-2014, me kusht pagesën e detyrimeve 2011 e në vijim. Pra swshtw parimi i pagesws sw principlait pwr fshirjen e gjobave dhe kamatvomesave.

? Nisur nga situata e detyrimeve të akumuluara ndërmjet operatoreve të sektorit elektorenergjetik me kapital 100 % shteteror dhe sektorit të ujësjellës-kanalizime, si sektorë strategjikë të ekonomisë dhe nw reformw tw thellw, kemi parashikuar që për këta operatorë, të fshihen edhe detyrimet tatimore të papaguara, përjashtuar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si dhe detyrimet e vetdeklaruara nga këta operatorë, dhe që u përkasin periudhave Janar 2011 deri Dhjetor 2013. Ndërkohë, për këta operatorë, për periudhën janar 2014-dhjetor 2014 do të aplikohet fshirja e gjobave dhe kamatvonesave me kusht pagesën, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, e tatimit/taksës/tarifës/kontributit. Pra ndryshimi i vetëm për këta sektorë krahasuar me kategoritë e tjera, është periudha 2011-2013 kur fshihen në total detyrimet dhe jo në mënyrë të kushtëzuar, si kompani me kapital 100% shtetëror!

? Fshihen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të pikës 2 të nenit 2 të këtij ligji, të evidentuara në administratën doganore, për TVSH-në e shtyrë dhe të papaguar për makineritë dhe pajisjet, importimi i të cilave është përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, sipas listës përkatëse në fuqi deri në datë 31.12.2016.

? Nuk përfitojnë nga fshirja sipas këtij ligji subjektet që kanë detyrime tatimore/doganore, që kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë si të dënuar penalisht për evazion fiskal dhe kontrabandë.

Në termat e efekteve financiare,

Detyrime potencialisht per t?u fshirë janë 90.97 Miliard Lekë
Nga keto:
? Fshirje detyrimesh pa kusht: 29.52 Miliard Lekë ( Principal + Gjoba+ Kamatvonesa)
? Fshirje detyrimesh me kusht: 61.45 Miliard Lekë ( Gjoba + Kamatvonesa)
? Për t?u paguar si kusht 34.96 Miliard Lekë ( Principal)

Dua të theksoj që ky ligj vjen me një vullnet të plotë të Aleancës, të qeverisë, me detyrimin për të lehtësuar tatimpaguesin, me detyrimin për të krijuar një balanace me atë betejë që ne edhe sot e vazhdojmë për të luftuar informalitetin dhe për të krijuar të gjitha kushtet ligjore, proceduriale, financiare pse jo, për një marrëdhënie të re me sipërmarrjen.
Ky ligj është gjithahstu një premtim i mbajtur dhe mbi të gjitha është një ligj tejet i qartë që do të krijojë lehtësi të ndjeshme në terrenin fiskal dhe terrenin ekonomik të vendit.
Faleminderit!/CityNews





Lajmet e fundit nga