web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Poliklinika është banjë!/ Infermieri që denoncoi skandalin: Më kanë kërcënuar, por ...!

13 Shkurt 2017, 20:36, Aktualitet CNA

Infermieri që grisi bluzën e bardhë në shenjë revolte te Poliklinika e Tiranës ka zbuluar të tjera kushte skandaloze në shëndetësi. Frrok Bardhi tha në emisionin ?Njerëz në Fokus?, në News 24, se veprimin e kreu në shenjë proteste dhe revolte ndaj kushteve të këqija ku punon.

Ai shtoi se ka punuar si infermier për 30 vite, ndërsa askush nuk mund të tallet me bluzat e bardha. Më tej, ai u shpreh se do të lërë punën nëse nuk ndryshojnë kushtet, pasi sipas tij në vendin ku ai qëndron nuk është poliklinikë, por banjo.

Gjithashtu, infermieri i poliklinikës Frrok Bardhi tha se ka marrë edhe kërcënime, por nuk do të largohet nga Shqipëria. Infermieri tha se pas ligjit të ri atë e caktuan tek poliklinika numër 9, por kur shkoi atje dikush i ka thënë se ajo kishte qenë banjo më përpara. Bardhi tha se nuk ka asgjë me Ilir Beqajn, por nuk mund të punojë në një gjysmë banjo.

?Nuk kam asgjë me Ilir Beqaj, pasi i kam qenë edhe në shtëpi kur kishte tezen sëmurë. Grisa bluzën në shenjë proteste. Kjo është bluza e cila ushqen fëmijët e mi dhe që i shërben fëmijëve të mi. Shkova si çdo ditë në Urgjencën e Tiranës dhe më caktuan në poliklinikën 9, pasi personeli është shpërndarë në 3 pika sipas rregullores së re. Por kur shkova atje një zonjë më tha se këtu ka qenë banjo më parë, nuk ja përmend emrin edhe nëse varem ne litar. Duhet të ketë një standard të ambulancave. Kur kam parë banjën aty nuk kam dashur të di çfarë bëhet më. Kam disa kolege ata durojnë aty, kurse unë jo. Unë nuk shkoj të punoj në një gjysmë banjo. Edhe të më bie plumbi ballit nuk shkoj. Nëse me vendosin në atë gjysmë banjo unë nuk shkoj, le të më pushojnë nga puna. Problemi është se janë marrë ambiente që janë të pafavorshme, pasi aty mund te qëndrojnë vetëm kafshët. Unë se marr vesh pse kanë frikë kolegët. Kam vrarë njeri, kam prerë njeri? Unë nuk di që kam vrarë njeri. Kam ndjerë presion, qoftë me njerëz me syze para-mbrapa?, tha infermieri Frrok Bardhi.

Keni ndjerë presion?
Kam ndjerë presion. Në telefon. E kam marrë këtë rrugë, do e çoj deri në fund.
Kush ju ka bërë presion?
Ka organe të tjera që unë mund të dëshmoj.
Keni bërë denoncim?
Jo nuk kam pse të bëj denoncim. Kam pas disa kërcënime. Edhe sot tek lagjja ka pasur disa lëvizje, njerëz. Kanë dashur të më kapin për veshi, nëse e kupton.
Do vazhdoj punën, do bëj injeksione. Do vazhdoj punën time. Nuk iki jashtë shtetit, këtu do jetoj.
Disa portale kanë prekur edhe jetën tuaj personale?
Jeta ime personale është si për çdo njeri e shenjtë. Unë e di kush fshihet pas tyre. Nuk kanë asnjë lidhje me mua ato që fliten në portale. Nuk më bëjnë përshtypje fare.

Pavarësisht presioneve jeni i vendosur t?i shkoni deri në fund. Çfarë nënkuptoni ju? Thoni do ta vazhdoj punën por nuk do të vazhdoj aty ku keni bërë denoncimin tuaj?
Unë do të shkoj tek puna, tek urgjenca e Tiranës si çdo ditë tjetër. Në momentin që caktohem tek poliklinika 9 unë nuk do të shkoj. Do të shkoj në urgjencë. Nuk e kërkoj për veten time, por për të gjithë shokët e mi. Për të gjithë infermierët e mjekët e Shqipërisë. Janë njerëz që duan të punojnë me dinjitet.
Të gjitha pikat kështu janë, si poliklinika 9?
Ka 3 pika Tirana. Dyshoj se ministri nuk i di të gjitha gjërat siç janë. Dyshoj se e gënjejnë. Ndryshe thotë ai dhe ndryshe bëjnë ata poshtë tij
DEBATET
Pjesë e debatit të ashpër u bë edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Ai hodhi poshtë pretendimet e infermierit Frrok Bardhi, ndërsa shtoi se Bardhi nuk po thotë të vërtetën.
Skender Brataj: Zoti Bardhi shkon të filmojë mjetet jashtë shërbimit. Kontrollin Teknik të mjeteve e kemi bërë. Kemi nisur të bëjmë kolaudimin. Nga viti 2005 deri në 2011 nuk është bërë asnjë kolaudim. Sot po paguajmë faturat e 2011 të prapambetura. Këtu janë të gjitha mjetet që qarkullojnë në Tiranë.
Ndërhyn Frrok Bardhi: Mos mashtro ore zotëri.
Skender Brataj: Unë ju dëgjova, dhe nuk ju ndërprera. Mi sill pamjet, po të jap faturat, (i drejtohet gazetarit Erjon Skëndaj). Disa kanë kolaudimin, por arsyeja që po vazhdon ky proces është se kanë sigurime të prapambetura. Zgjidhja e parë ishte që personeli të shpërndahej. Por për tu ardhur në ndihmë kolegëve të mi, u dhamë ?ok?. Ne kemi bërë një urdhër për qytetin e Tiranës, të cilat i kemi shpërndarë dhe do jenë shpërndarë në disa pika. Kjo është situatë e përkohshme. Asgjë nuk është statike. Zoti Bardhi është i lirë që të vendos si të dojë. Unë shkoj me makinën time në punë në gjithë Shqipërinë dhe s?kam asnjë makinë pune. Kam kërkuar dhe një cv time. Se the kam eksperiencë të gjatë. S?fole fare për qytetarin dhe njerëzit që ke shpëtuar. Unë kam ardhur në Shqipëri për të kontribuar.
Deputetja Albina Deda: Mos flisni në këtë gjuhë..
Skënder Brataj: Po si mos të flas me këtë gjuhë?
Frrok Bardhi: Këto që thotë sot i ka kopjuar nga mjekët e urgjencës. Kur kemi qenë vjet në emision si ka ditur fare.
Skënder Brataj: Si s?të vjen trup mor burrë?si mashtron.
Albina Deda: Ndihem e indinjuar dhe jo vetëm personeli i urgjencës. E kemi ngritur këtë shqetësim si opozitë. Opozita ka argumentuar me fakte që në krye të herës. U shkel ligji i shërbimit të urgjencave, që në Tiranë kalojnë në tre pika. I denigroj bluzat e bardha. Unë në parlament, kolegët e mi, që lëvizin autoambulanca të pa kolauduara.
Skënder Brataj: Nga 2005. Flisni me dokumente dhe jo me llafe.
Albina Deda: Ato autoambulanca janë të pa kolauduara. Ne i kemi kërkuar Ministrit të Shëndetësisë të sjell projektin e urgjencës së Tiranës. Nëse nuk sillet një projekt për këtë pseudo-reformë, kjo çorba që ka urdhëruar Beqaj dhe Rama bie era korrupsion.
Skënder Brataj: Unë jam profesionist, kam ardhur të ofrojë shërbim.
Albina Deda: Ju keni denigruar bluzat e bardha.
Skënder Brataj: Nuk dua të justifikojë faktin se ka autoambulanca të reja të vjetra, probleme ka. Do vinë në reja. Ju nuk keni bërë asnjëherë trajnim.
Frrok Bardhi: Kush të ka zgjedhur në këtë punë?
Skënder Brataj: Drejtori i Urgjencës Kombëtare emërohet ose shkarkohet me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë./CityNews





Lajmet e fundit nga