Dosja në Bruksel/ Një ministër drejt arrestimit
Kryeprokurori ka dorëzuar dje në Bruksel një dosje të rëndës...
Shkon në urgjencë me shtrëngime në kraharor, e mjekojnë për grip! Vdes pas 2 ditësh.
Mjeku: Të gjithë kemi faj
Një 58-vjeçar është viktima e radhës në urgjencat spitalore. Më datë 17 janar 2017, në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Berat ka shkuar i ndjeri Ylli Guçe, i cili kishte shtrëngime në kraharor. Mjekët e mbajtën disa orë dhe i thanë se kishte simptomat e gripit. Ai iku në shtëpi dhe, dy ditë më pas, shkon sërish në urgjencë në gjendje të rëndë, ku dhe ndërron jetë si pasojë e një ataku kardiak.
“Babain tim e dënuan me vdekje”
Familjarët e të ndjerit “trokitën” në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”. Vajza e tij, Manjola
Shabani, e cila jeton në Itali, denoncoi publikisht ekipin e Urgjencës së Beratit. “Ata nuk kanë përdorur profesionalitet në kurimin e babait tim në urgjencë, duke mos i bërë analizat dhe kontrollet e duhura. E dënuan me vdekje. Ditën e martë, më 17 janar 2017, mami im çon babin në urgjencë me mjet privat. Ai ishte pacient që vuante nga tensioni i lartë dhe kurohej me barna. Simptomat e tij në atë datë ishin shtrëngim/dhimbje në kraharor nga ana e zemrës dhe pafuqishmëri. Mjeku kardiolog e viziton, pa e ulur as në karrige babin, pra në këmbë. Nga ‘filmi’ i zemrës vërtetohet aritmi dhe nga vizita, doktor Palush Bojaxhiu (mjek kardiolog në Berat) i thotë që ke ‘fërshëllimë në mushkri’. Doktor Palushi i thotë babit të shkojë në shtëpi se s’ka gjë është gripi! Duhet të ishin bërë hetime të mëtejshme si analiza gjaku, ekografi të zemrës dhe radiografi” thotë Manjola për “Fiks Fare”, gjatë një intervistë në “Skype”.
Më tej ngre me të drejtë pyetjen se: Si mund të dërgohet një pacient i tillë në shtëpi?! “Duke e nxjerrë nga urgjenca, doktorët më kanë vrarë babin! Ai, pacient në mënyrën më absolute, nuk duhej nxjerrë nga spitali! Në datën 19 janar, në orën 03:00 të mëngjesit, babi rëndohet me të njëjta simptoma, por me dhimbje shume herë më të mëdha dhe shkon në urgjencë. Mami u kërkon ndihme duke bërtitur e duke u thëne: Zemra, ju lutem më ndihmoni! E ka pritur një ekip shumë neglizhent, infermierja i dha mamit kampionet, që mami ti shpinte në laboratorin e analizave! Është kulmi! As në botën e tretë nuk ekziston një veprim i tillë! Mami lë babin më vëllanë tim dhe shkon në laboratorin e analizave. Shkon doktor Palushi, kardiologu që e vizitoi babin në datë 17 janar! Edhe në ato momente, ku mjekësia funksionon, mbase do ta kishin shpëtuar” vijon Manjola.
Manjola, vajza e të ndjerit Ylli Guçe, thotë se ka kërkuar kartelën klinike të babait dhe mjeku i urgjencës e ka kërcënuar. “Kam takuar doktor Palushin, i kam thënë që ti babin tim po ta shtroje dhe ti bëjë kontrollet e duhura, do ta kisha ende gjallë! Doktor Palushi ka pranuar që ekipi në natën e 17 janarit, nuk ka kryer detyrën e vet, është dëshmitare mami im” thotë ajo, ndërsa thekson se është ankuar edhe pranë Ministrisë së Shëndetësisë, por ende nuk ka marrë përgjigje. Në fund, kërkon që të hapen dosjet, të hetohet rasti. “Kërkoj drejtësi, të dëmshpërblehen familjarët dhe të ndëshkohen fajtorët, në shpresën që mund të shpëtohen të tjera jete!” përfundon ajo.
Doktor Palushi: Të gjithë kemi nga pak faj!
Gazetarët e “Fiks Fare” shkojnë në Berat, ku doktor Palush Bojaxhiun e gjejnë në Poliklinikën e Beratit, ku po vizitonte pacientët. Doktori thotë se e njihte edhe më parë të ndjerin Ylli Guçe. “Më 17 janar 2017 unë kam shkuar në Urgjencën e Beratit, pasi mjekët e rojës më kanë lajmëruar për një rast tjetër të rëndë. Personi që ishte rëndë kishte probleme shëndetësore. Ndërkohë, në urgjencë ishte edhe personi në fjalë. E kam vizituar dhe kam konstatuar se Ylli kishte ‘fishkëllimë në mushkri’. Duke qenë se ishte situatë e rëndë me gripin, simptomat ishin që ishte grip. I kam dhënë mjekim dhe u kam thënë mjekëve të tjerë që ta ndiqnin. Unë kam shkuar në Tiranë, me rastin e urgjencës. Të nesërmen, unë kam shkuar në punë dhe në Urgjencë nuk e kam parë këtë pacient. Më datë 19 janar më kanë lajmëruar në orët e para të mëngjesit dhe jam nisur në spital. I ndjeri ishte shumë rëndë dhe ka ndërruar jetë” thotë doktor Palushi.
Ekipi i “Fiks Fare” e pyet se ku u gabua në rastin në fjalë. “Në këtë sistem, të gjithë kemi nga pak faj” thotë doktori, ndërsa shpjegon se, nëse do të qëndronte në Urgjencën e Spitalit të Beratit, mund ta kishte mjekuar më mirë. Doktori “fajësoi” edhe viktimën apo familjarët e tij, të cilët nuk ishin shumë këmbëngulës për qëndrimin e tij në Spitalin e Beratit. Përsa i përket “gabimeve” të sistemit, doktor Palushi shton se në Berat janë vetëm dy kardiolog. “Jemi vetëm dy kardiolog, duhen 4. Unë dhe pak dal në pension, kështu që duhen edhe tre të tjerë. Është i papërballueshëm fluksi” përfundon ai.
Spitali Berat: S’po hetojmë, s’kemi ankesë me shkrim
Fiksi u interesua edhe në drejtorinë e Spitalit të Beratit. Pas shumë “negociatash”, para kamerës foli Muharrem Thuqi, shefi i Burimeve Njerëzore. Drejtori ishte për “vizitë” në Tiranë, shefi u Urgjencës nuk pranoi të intervistohej, ashtu si edhe nëndrejtoresha teknike. Megjithatë, z.Thuqi tha se “për rastin në fjalë jam vënë në dijeni. Ne nuk kemi filluar një verifikim të ngjarjes në fjalë, pasi në administratën e
Spitalit të Beratit nuk ka asnjë ankesë me shkrim nga familjarët. Unë pyeta në sekretari dhe më thanë se nuk kemi ankesë”. Gazetarët e pyesin se familjarët kanë shkuar disa herë në urgjencë, ku madje janë kërcënuar nga mjekët. “Ne veprojmë me ankesa, duhet të ketë një ankesë, e protokollojmë dhe fillojmë verifikimin. Pyeten mjekët bëhet një hetim i rastit” thotë Thuqi. Pyetjes se, përse spitali nuk iu servir familjarëve kartelën, ai thotë se “kartelën ia japim prokurorisë, policisë dhe avokatëve. Duhet të vijë avokati dhe ia japim kartelën. Në momentin që do të ketë ankesë do të fillojmë edhe verifikimin, nga cilido familjar”.
Kryeprokurori ka dorëzuar dje në Bruksel një dosje të rëndës...
Qindra fermerë të Lushnjës mirëpritën kreun e demokratëve Lu...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Guvernatori i Bankës ...
Nga Çerçiz LoloçiKryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe mjaft pol...
Policia e Tiranës ka arrestuar një Përmbarues Gjyqësor priva...
Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në m...
Emisioni investigativ Fiks Fare, do të denoncojë sot një ska...
Prej vitit 2013, gjyqtarët shqiptarë kanë detyrimin ligjor q...
Analisti Fatos Lubonja ka folur me nota pesimiste për drejtë...
Kreu i LSI, Ilir Meta, nuk i ka dhënë ende një përgjigje fte...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këll...
Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte pasditen...
PS-LSI vijojnë të thellojnë përplasjen dhe debatet. Dy parti...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” do të denoncojë sot një sk...
Nga Poli Hoxha Ajo që po ndodh në Dyrrah apo Epidamin e fam...
Në një artikull tonin të datës 29 janar (linku i artikullit:...
Komisioni hetimor i Partisë Demokratike për aferën e CEZ ësh...
Një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës në kryeqtet. Ngjarja ka ...
Prokuroria e Elbasanit ka zbuluar detaje të reja mbi atentat...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...