web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bombat e ISIS në Palmira dhe "sperma" e Ramës mbi Dyrrah

8 Shkurt 2017, 16:23, Aktualitet CNA

Nga Poli Hoxha  Ajo që po ndodh në Dyrrah apo Epidamin e famshëm, që edhe vetë Shekspiri e bëri shesh veprimi të një prej komedive të tij të famshme, duhet të ishte shokuese për psikikën e një njeriu që jeton në shekullin e 21-të, qoftë edhe të atij që ka lexuar vetëm 2-3 libra dhe ka bërë vetëm arsimin e detyrueshëm 8-vjeçar. Por përfundimisht nervi i civilizimit, vetëmbrojtjes dhe protestës te kjo shoqëri është tredhur.

Ndërkohë që kryeministri i vendit ka bërë gati valixhet me shkarravinat e tij për ti çuar në një nga galeritë më luksoze në Europë, në Firence, ortaku i tij në Durrës Vangjush Dako vrapon që për një thes parash më shumë, të ngujojë nën beton përjetësisht, krenarinë dhe pasurinë e vetme që kemi; edhe atë trashëgimi nga të parët, apo pushtuesit.

Nuk shtrohet çështja që të habitemi, me atë që po bën Rama me Dakon në Durrës. Tashmë dihet që perëndia e tyre është Pluti, ai burri qorr që romakët e lashtë që kontribuuan për të bërë ato kryevepra së bashku me ilirët, ?besonin? se shpërndante kuturu paratë dhe pasuritë. Ajo që të bën të ulërish por edhe të tulatesh nga pafuqësia është degjenerimi i gjithë shoqërisë, deri në këtë kokëebrekë-ulje të turpshme.

Arkeologu dhe studiuesi i njohur Prof. Gjergj Frashëri gjatë një interviste për Deutsche Ëelle disa vite më parë do të deklaronte: ?Dhunimi i Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri tashmë ka arritur sipas konstatimit tim, simptomën e veprimtarisë antikombëtare?.

Të rënda këto fjalë të profesorit të njohur, por duket se çdo ditë e më shumë po vërtetohet, se janë të vërteta. Në qoftë se profesor Frashëri thotë se dhunimi i trashëgimisë kulturore në Shqipëri është ende në fazën e simptomave të një veprimtarie antikombëtare, mijëra kilometra më larg, një forcë e errët që nuk i njeh kombet dhe urren civilizimin e tyre, po bën namin duke i shkatërruar vlerat e lashta të trashëgimisë botërore.

Vetëm dy javë në parë të gjitha mediat e mëdha botërore njoftuan, se militantët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar një nga monumentet më të famshme të qytetit të lashtë të Palmirës. Tetrapiloni dhe fasada e famshme e teatrit romak, u bombarduan dhe u zhdukën nga fondi i artë botëror i trashëgimisë kulturore. Në të dytën herë që grupi xhihadist hyri në këtë qytet të lashtë, puna e parë që bëri ishte shkatërrimi i zonës së shpallur pjesë e trashëgimisë botërore nga ?UNESCO?. Këta terroristë po vazhdojnë të ndjekin në Siri dhe Irak të njëjtën strategji që aplikuan talebanët gjatë pushtetit të tyre në Afganistan; shkatërrojnë çdo gjë që ka të bëjë me trashëgiminë e çmuar të antikitetit dhe mesjetës?Bota u trondit nga ky lajm!

Në një cep tjetër të saj, ku nuk ka luftë por ?Rilindje?, ku njerëzimi në lashtësi nuk ka qenë më pak i zhvilluar, pak ditë më parë doli një tjetër lajm. Jo kaq tragjik, por i ngjashëm në thelb me atë të prodhuar në qytetin Palmira; betoni dhe jo bombat, po varrosin njëherë e përgjithmonë një nga qytetet më të famshme të Adriatikut dhe Mesdheut në lashtësi dhe në mesjetën e hershme.

Paratë dhe jo Kurani i falsifikuar janë busulla, që i drejton këto monstra në mes të Europës të mos ndalen dhe të mos falin asgjë. Kjo është një histori e nisur që në fillim të viteve 90-të dhe po kulmon për tu përmbyllur tani me himnin e fundit funebër, të kompozuar nga një piktor në tentativë. Të dhëmb shpirti kur sheh betonieret dhe fadromat rrëzë mureve të lashta, por çfarë të bësh më shumë se një shkrim, në këtë vend ku njerëzit nuk kanë më respekt për vetveten dhe pranojnë të udhëhiqen e të rripen, në të gjitha shtresat e lëkurës.

Kam qenë në vende të Europës, Danimarkë për shembull, ku edhe një gurë ku vikingët kishin shkarravitur anijen e tyre, e rrethonin, i gëzoheshin si fëmijë, kujdeseshin njësoj si për kurorat e shumta me diamante në pallatin mbretëror, dhe mburreshin deri në ekstazë për ekzistencën e tij në tokën e tyre.

Nard Ndoka shkroi, se Edi Rama e ka spermën beton! E derdh atë gjithandej pa pushim, ku të mundet, mjafton të prodhohen para dhe atij ti ngelet emri në historinë e re të këtij vendi. Deputeti simpatik duhet të shtonte, që me spermën e tij ai nuk po betonizon vetëm Shqipërinë, por paralelisht edhe mendjet dhe shpirtrat e këtij populli të varfër, që përpëlitet në mbijetesë, por mbi pasuri.

Rama me ushtarin e tij, një zengjin i ri ky që ndryshe e njohin si ?mbret i betonit? dhe që drejton bashkinë e Durrësit duke shkatërruar një nga perlat e Mesdheut prej 12 vitesh, kanë marrë një nga skicat- zhgarravinë të kryeministrit (një velë gjigante) dhe po na rilindin ?Velierën?, mu mbi muret veneciane të shekullit të XVI. Të tjera pasuri, që çdo vend do ti ëndërronte, thonë arkeologët se fshihen poshtë rrotave të betoniereve.

Aty edhe pse i fshehur thellë, ka nxjerr pak gjymtyrët (një top, ca mure të mrekullueshëm) dhe po këlthet Dyrrahu, Epidamni; Ndaluni! Përderisa jeni një popull injorant dhe i paaftë që të më gëzoni vlerën që kam, të paktën më lini kështu siç kanë dashur shekujt. Lutet të mos ta dënojnë me vdekje të përjetshme nën betonin e ftohtë, ai qytet që qysh në shek. V p.e.s. kishte punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave e lëkurës, akademi ku shkolloheshin perandorë të ardhshëm, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Mbi dhe nën atë tokë, pret një nga amfiteatrit më të mëdhenj të antikitetit, mure gjigante rrethuese të qytetit, ato të një biblioteke madhështore, hipodrom e ujësjellës që Gjushi nuk e bëri kurrë, kurse gjeniu Rama i ka parë vetëm në skenimet e filmave madhështorë të Hollivudit.

Mbi 12 mijë metra katrorë beton i dalë nga kazanët e fabrikës së Gjushit do të derdhet mbi to, si persenofikim i spermës së Edi Ramës, që po pllenon këtë vend për ta ?rilindur? si një monstër. Rëndësi kanë ca thasë parash më shumë dhe që përbindëshi-kryevepër, të ketë përmbi firmën e tij; për ju Edi Rama. Të njëjtën gjë bën edhe me të ashtuquajturën lulishte Iliria, varrosën përgjithmonë zemrën e qytetit antik.

?Ky është një krim, madje shtetëror ndaj arkeologjisë dhe Durrësit, nëntoka e të cilit është e shpallur me ligj si pasuri arkeologjike kombëtare po edhe ndërkombëtare. Pse heshtin arkeologët dhe specialistët? Turp! Çmenduri e pashembullt!?.

Këlthet bashkë me Dyrrahun edhe Moikom Zeqo, që po lufton me metastazat e vdekjen pa u ankuar, por që duket i dorëzuar përpara kancer-rilindjes së Edi Ramës!/Syri.net





Lajmet e fundit nga