Vodafone mbështet ditën globale të internetit të sigurtë
7 Shkurti shënon ditën ndërkombëtare të internetit të sigurt...
Partia Demokratike dhe vetë Lulzim Basha kanë filluar përgatitjen e listës së deputetëve, pavarësisht se gjithçka përpiqet të mbahet koefidente apo të reklamohen veprime qesharake dhe tallëse, siç janë propozimet online.
Në qarkut e Korçës janë disa emra, të cilët pritet të jenë pjesë e listës së kandidatëve të kësaj partie, por që në fakt ende kanë shumë dyshime për shkak se Lulzim Basha është ende i pavendosur se kë do vendosë në krye të listës. Mësohet se Genc Ruli do të largohet nga ky qark, ku prej gati tre vjetësh është i deleguar.
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, drejton Beratin, çka e largon dhe atë nga kryesimi i listës. Por, Bode ngelet një potencial për Bashën. Ndoshta për të qenë pjesë e listës në këtë qark dhe për të mbuluar zonën e Devollit.
Një emër tjetër që pretendon të kryesojë listën e qarkut të Korçës është Genc Pollo, i cili këto gati 4 vite të opozitës së PD është përpjekur t?i hapë rrugën vetes për të qenë kandidaturë kryesuese e listës. Degën e PD Korçë e drejton ish-kreu i PDR të këtij qyteti, gjatë kohës kur Pollo u largua nga Berisha dhe përçau
PD. Zgjedhjet dhe strukturat organizative janë ndjekur në mënyrë rigoroze nga Eno Bozdo, njeriu i Genc Pollos në PD. Deputeti i Beratit, ish-ministër i Novacionit, i akuzuar për skandale miliona euro apo dhe humbje të mundshme të pasurisë në bankat e Qipros, e ka pasur gjithmonë në egon e tij të jetë në krye të listës së Korçës.
Aktualisht një nga servilët e tij, Gjergji Gjinko, ish-kryebashkiaku më i dështuar në historinë e Korçës, po përpiqet të kryesojë terren që Pollo të zbarkojë. Gjinko ka qenë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Pollos, ndoshta jo aq i përlyer me aferat e tij të fundit, por jo pa akuza në kohën kur drejtonte bashkinë e qytetit juglindor.
Edmond Spaho, nënkryetari i Partisë Demokratike, i zgjedhur tre herë deputet në zonën e Korçës,
pretendon të ketë kryesimin e listës, ashtu si Genc Pollo. Spaho njihet si një ?skuth? politik, rëndom e thërrasin ?kërmilli? për shkak të servilizmit të tij dhe sjelljes ndaj Bashës. Një pushtet i pamerituar dhe një personazh që ndoshta Basha do ta provonte të parin në Korçë për ta provuar se sa i vlente lëkura ?kërmillit? të opozitës. Spaho ndoshta është njësh për të qenë tresh, sepse dysh do të ishte shumë, por nënkryetari i PD mund të jetë në krye të një qarku dhe kjo e favorizon jo pak.
Një emër tjetër që kërkon të jetë sërish në listë është ish-deputetja Ledina Aliolli, e vendosur në 2009 në pjesën fituese dhe e zbritur në 2013 në pjesën më poshtë, kërkon të kthehet deputete, por gjatë kohës që ishte nuk la asnjë gjurmë. Pretendon shumë, por vlen shumë pak.
Një tjetër emër që pretendon është kreu i degës, njeriu me dy emra i demokratëve të Korçës, Andrea
(Aldo) Mano, ish-kryetari i PDR së Pollos në Korçë, kërkon mandatin e deputetit. Një personazh i akuzuar se merrte 2 mijë euro për emërimin e mësuesve gjatë kohës që ka drejtuar arsimin në Korçë, një njeri që humbi në garën brenda PD, humbi garën për kryebashkiak në vitin 2011, dështoi në fushatën e 2013, humbi zgjedhjet lokale në vitin 2015. Njihet si një nga njerëzit më të besueshëm të zv/kryeministri Niko Peleshi, dikur ortak në biznese, së fundi përflitet se bashkëpunëtorët e tij kanë përfituar nga Ministria e Bujqësisë një fond prej qindra milionë lekë për një frigorifer, investim privat, dhënë miqve të Manos me urdhër të Peleshit.
Alfred Olli, ish-kreu i demokratëve të Korçës gjatë opozitës së viteve 1997-2001 është një tjetër kandidaturë. Një emër me një eksperiencë të gjatë politikë. Ish-drejtor i Emergjencave Civile, i cili gëzon një reputacion të padiskutueshëm dhe absolut te demokratët korçarë.
Sorina Koti, pedagoge në Universitetin e Korçës, është pretendente më shumë se Ledina Aliolli apo deputetja aktuale Eleina Qirici. Koti shihet si e ardhmja e PD, jo vetëm nga Basha, por edhe nga disa miq të saj të afërm apo lidhje të dyshimta personale.
Leonard Olli, ish-zëdhënës i KQZ, megjithëse me shumë pak kontribute në PD e Korçës. Është një nga emrat që pretendon të jetë në listën e kandidatëve të PD në Korçë. Olli prej më shumë se
një vit e gjysmë drejton grupin e këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës dhe ka zhvilluar një axhendë të fortë politike përballë kryebashkiakut Erion Veliaj.
Andi Përmeti, një djalosh i ri, me jo pak pretendime dhe kontribute në Partinë Demokratike. Mund të mos jetë një nga emrat fitues, por pretendon të jetë pjesë e listës. Ndoshta një hap i parë për një karrierë të mëtejshme në politikë.
Eleina Qirici, deputetja aktuale e PD, një nga emrat që iu bashkua PD në vitin 2013, e cila vjen nga jeta akademike. Një pedagoge, qytetare dhe intelektuale e nderuar e Korçës, por në këto vite nuk duket se ka lënë ndonjë gjurmë në Parlament. Gjithsesi, Qirici mund të jetë një nga emrat që do rikandidohet në qarkun e Korçës.
Këto janë disa nga emrat që mund të plotësojnë listën e qarkut të Korçës pa lënë mënjan edhe të tjerë emra, si kryetarët e degëve të vogla të PD në këtë qark. Emra të tjerë që dalin zakonisht nga pazaret politike, por një gjë është e sigurt, listën e mësipërme në shumicën e saj do ta ketë PD si strukturën kryesore të drejtimit dhe menaxhimit të fushatës në zgjedhjet e 18 qershorit 2017./CityNews
7 Shkurti shënon ditën ndërkombëtare të internetit të sigurt...
Lidhur me hetimet për vdekjen e të riut Ardit Gjoklaj, sot P...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes n...
Shërbimi i fshehttë turk i ndjek kundërshtarët e qeverisë ed...
Java e kaluar ishte e ngarkuar me ngjarje të “mëdha” politik...
LSI, ashtu si dhe socialistët, është duke bërë llogaritë e s...
Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Gentian Trenov...
Një 25 vjeçar me banim në Durrës është kapur nga ana e polic...
Pas denoncimit në rajonin e policisë së Vlorës, se djali 23...
Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Fier-Kolonjë, ku për p...
Shkrimtari i madh Dritëro Agolli është vlerësuar nga Bashkia...
Një konflikt i çastit ka sjellë edhe plagosjen e një shtetas...
Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike është kapur...
Në minierën në Bulqizë ende vijojnë kërkimet nga ekspertët p...
Pas denoncimeve të shumta, nga ana e policisë ka nisur menjë...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e m...
Një sasi tritoli është vendosur në orët e para të ditës së s...
Parashikimi per daten 07-2-2017Merkuri nga sot ne Ujor deri ...
Analisti Aleskandër Çipa i ftuar në “Tonight Ilva Tare” thot...
Avokati Saimir Visha i ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...