Gentian Trenova: Jam skeptik për Reformën në Drejtësi
Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Gentian Trenov...
LSI, ashtu si dhe socialistët, është duke bërë llogaritë e saj elektorale. Megjithëse ende nuk ka një vendim final, por me shumë gjasa Ilir Meta do të jetës sërish në koalicion me Edi Ramën.
Në qarkun e Korçës, LSI tashmë ka konfiguruar listën e kandidatëve për deputetë dhe kryesuesit e saj. Ilir Meta pretendon të kapë të paktën dy mandate, një më shumë se në vitin 2013, ku për disa qindra vota nuk mundi të siguronte mandatin e dytë brenda koalicionit.
Në zgjedhjet e katër viteve të shkuara, LSI mundi të siguronte rreth 15 mijë vota. Në rast se LSI do të jetë sërish në koalicion me socialistët në qarkun e Korçës, duke analizuar votat e 2013, por edhe një ulje të mundshme të socialistëve, do të mjaftonin të paktën 1 mijë vota që LSI të siguronte mandatin e dytë. Kjo mundësi i jepet tashmë në koalicion edhe nga fakti se PDIU, aleatja më e re në koalicion, ka rreth 2 mijë vota në këtë qark. Pra, LSI me ndihmën e PDIU, mund të sigurojë dy mandate në qarkun e Korçës, në rast se do të mund të ruajë votat e 2013 dhe të ketë një ngritje prej 5-10%.
Burime të sigurta i thanë CityNews se emrat që Ilir Meta do kandidojë në Korçë janë të ndryshëm nga ata të vitit 2013. Listën pritet ta kryesojë ministri aktual i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili është me origjinë nga zona e Korçës. Një nga drejtuesit më të lartë të LSI, ministër dhe politikan karriere, vendoset në Korçë të kryesojë listën për të siguruar mandatin e dytë, jo si një lojë, por si një bast i Ilir Metës.
Panariti kandidon në një zonë, ku bujqësia është thembra e Akilit. Fusha e Korçës dhe Devollit janë të lidhura fort me bujqësinë, me kreditë dhe investimet dhe gjithçka tjetër sjell Ministria e kësaj fushe për fermerët.
E dyta në listë pritet të jetë ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila prej disa kohësh ka mbuluar rrethin e Pogradecit. Një zonë ku LSI e konsideron si pasion të saj për një aventurë personale të Ilir Metës, ku më 2015 humbi bashkinë, por LSI ishte thuajse barazim në votat e saj me demokratët dhe ka një peshë të madhe në Këshillin Bashkiak. Në vitin 2013, vetëm në rrethin e Pogradecit, LSI siguroi mbi 9 mijë vota, gati 60% të totalit të votave në gjithë qarkun. Një zonë ku Gjosha po punon prej disa kohësh, duke u përpjekur të ruajë balancat dhe të bashkojë rrymat e ndryshme brenda LSI.
Emri i tretë në listë është ai i deputetit aktual të LSI, Pirro Kapurani. Një deputet skandalesh, i akuzuar për korrupsion, simboli i klientelizmit, batakçizmit dhe korrupsionit klientelist në Korçë. Njeriu që emëron dhe shkarkon drejtorë sipas pazarit se kush e paguan më shumë dhe këtë nuk e themi ne. Mjafton të përmendim disa emërime dhe shkarkime drejtorësh të korruptuar nga Burgu i Drenovës te Drejtoria e Patentave, të cilët hiqen dhe kthehen në detyrë, për të kuptuar vlerat e Pirro Kapuranit. Pa folur për ndonjë drejtoreshë poste apo gjetkë, që rrjepin administratën e personelin gjoja me kuota anëtarësie për t?i çuar në xhepat e partisë dhe deputetit.
Kapurani kalon i treti në listë, pra bie me dy vende, pas një marrëveshjeje me Ilir Metën. Ky i fundit deklaroi se nuk do të ketë më biznesmenë ne listat e LSI dhe zgjidhja është një tjetër mënyrë, vendos politikanin në krye, biznesmeni vendoset i treti.
Pra, sipas marrëveshjes, në rast se LSI merr dy mandate, Edmond Panariti ose Klajda Gjosha në çdo rast do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar, çka sjell automatikisht që mandati të merret nga Pirro Kapurani. Të vetmit raste kur ish-kryesuesi i listës të vitit 2013 ngelet jashtë Parlamentit është kur LSI del në opozitë, ose Panariti nuk bëhet ministër dhe LSI merr vetëm një mandat.
Pra, mesa duket basti i Ilir Metës është për dy mandate dhe ai kërkon që t?i sigurojë me çdo kusht ato, duke vendosur të tretin biznesmenin, që të luftojë fort në qytetin e Korçës. Pra, në zgjedhje LSI do ketë tre fronte, fushën e Korçës të mbuluar nga Panariti, Pogradecit të mbuluar nga Gjosha dhe Devollin të mbuluar nga Kapurani./CityNews
Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Gentian Trenov...
Një 25 vjeçar me banim në Durrës është kapur nga ana e polic...
Pas denoncimit në rajonin e policisë së Vlorës, se djali 23...
Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Fier-Kolonjë, ku për p...
Shkrimtari i madh Dritëro Agolli është vlerësuar nga Bashkia...
Një konflikt i çastit ka sjellë edhe plagosjen e një shtetas...
Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike është kapur...
Në minierën në Bulqizë ende vijojnë kërkimet nga ekspertët p...
Pas denoncimeve të shumta, nga ana e policisë ka nisur menjë...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e m...
Një sasi tritoli është vendosur në orët e para të ditës së s...
Parashikimi per daten 07-2-2017Merkuri nga sot ne Ujor deri ...
Analisti Aleskandër Çipa i ftuar në “Tonight Ilva Tare” thot...
Avokati Saimir Visha i ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare...
Analisti Ilir Kulla thotë në Tonight Ilva Tare, se ambasador...
Ilir Meta bëri deklarata të forta në Top Story kur tha se ka...
Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ishte sot i ftuar në emisionin “T...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, foli ndër të tjera edhe për Soro...
Të nxitura nga presioni për t’u dukur mirë në median sociale...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka folur sot në emisionin “Top St...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...