Ndryshimet me lejet e qëndrimit në Greqi/ Çfarë duhet të bëni kujdes
Nga data 23 Shkurt do fillojnë të jepen për lejet e qëndrim...
Dy oficerë të Policisë Gjyqësore, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë falsifikuar ekspertizën e një aksidenti rrugor.
Ngjarja ka ndodhur në 21 nëntor të vitit 2016, ku oficerët Ramazan Veseli dhe eksperti Viktor Dulaj, kanë ndryshuar vendin e ngjarjes së një aksidenti dhe kanë kryer veprime të cilat kanë penguar në zbulimin e së vertetës.
Dy ekspertët në akt ? ekspertimin e tyre kanë përcaktuar se ka qenë drejtuesi i motorit, i cili nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, duke ia hedhur kështu përgjegjësinë të dëmtuarit.
Por pas rimarrjes në pyetje të këtij të fundit, është bërë kryerja e riekspertimit me një grup ekspertësh, ku rezultoi se dy të arrestuarit kishin falsifikuar faktet.
Më poshtë gjeni hetimin e deritanishëm të Prokurorisë së Tiranës, për ngjarjen në fjalë:
Më datë 22:11:2016, është paraqitur në Prokurorinë Tiranë referimi nga policia gjyqësore në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë,
Në këtë referim, oficeri i policisë gjyqësore deklaron se me datë 21.11.2016 rreth orës 23:10, është njoftuar salla operative e Drejtorisë së Policisë Tiranë se në rrugën ?Prokop Mima?, kishte ndodhur aksident rrugor.
Në aksident ishin përfshirë mjeti tip Nisan Micra me targa AA xxxx LH i drejtuar nga shtetasja I. M. dhe mjeti motor me targa AB xxx, që drejtohej nga shtetasi L.L. Si pasojë e përplasjes ka ardhur humbja e gjymtyrës së poshtme, këmbës së majtë të shtetasit L.L.
Në referimin e policisë rrugore është shkruar më tej se, ?pasi u kryen veprimet e para procedurale rezultoi se shtetasja I.M. ishte duke levizur me mjetin e saj tip Nisan Micra me targa AA xxx LH në rrugën ?Tish Daija? në drejtim të Kristalit. Në kryqëzimin me rrugën që vjen nga Kristali dhe rrugën e mbyllur paralel me unazën, shtetasja ka ndaluar, ka kontrolluar rrugën dhe ka vënë re që nuk kishte makina. Sapo është futur në rrugë, ka ardhur me shpejtësi një motorr dhe është përplasur me mjetin e shtetases I.M, si pasojë e përplasjes ka ardhur humbja e gjymtyrës së poshtme të shtetasit L.L.
Gjatë marrjes në pyetje shtetasi L.L ka deklaruar se me datë 21.11.2016 ka qënë duke drejtuar motorrin Gilera me targë AB xxx. Kur është afruar pranë Kristalit dhe do të vazhdonte lëvizjen në drejtim të rrugës ?Komuna e Parisit? ka parë një makinë të ndaluar që vinte nga e majta e tij, ka ngadalësuar shpejtësinë dhe kur është futur në kryqëzim i ka dhënë gaz për të dalë shpejt nga kryqëzimi. Në atë kohë është nisur edhe makina e cila e ka përplasur. Ndërsa motorri ka mbetur i ndezur në trotuar, atë e kanë ndihmuar disa djem për të hequr kaskën dhe pasi ka telefonuar gruan dhe avokatin ka pritur ardhjen e ambulancës.
Shërbimet policore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases I.M. Ky ishte materiali i përcjellë në Prokurorinë e Tiranës për referim nga
Në nëntor 2016, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal ?Arrest në burg? me afat 20 ditë të parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal. Ky afat mbaron me datë 14.11.2016.
Oficeri i policisë gjyqësore me vendimin për kryerjen e ekspertimit autoteknik ka caktuar si ekspert autoteknik shtetësin Ramazan Veseli.
Me datë 24.11.2016 është administratuar akti i ekspertimit autoteknik datë 24.11.2016 i realizuar nga ekspertimi i sipërpërmendur, në të cilin theksohet se: ? ?..2- mekanizmi i ngjarjes është:
?duke ndërtuar skicën me shkallë dhe kqyr tabelën fotografike si dhe referuar pozicioneve përfundimtare të pozicioneve të mjeteve rrugore kuptohet qartë se drejtuesja e Nisan Mikres ka ndaluar para se të dalë në kryqëzim, ndërsa drejtuesi i motorçikletës ka hyrë në këtë kryqëzim pa kujdesin e nevojshëm dhe pa ndaluar dhe pa kontrolluar rrugën para se të hynte në këtë kryqëzim, ndërkohë që kryqëzimi ishte i zënë nga një mjet tjetër dhe po kryente manovren në përputhje të plotë me kërkesat e rregullave të qarkullimit rrugor??..?. Pra siç konstatohet eksperti autoteknik nuk ka përcaktuar sinjalistikën rrugore, nëse ka, si dhe nuk ka përcaktuar nëse levizja e mjeteve është bërë në përputhje më këtë sinjalistikë. Gjithashtu nuk është përcaktuar nëse në rastin konkret janë respektuar nga ana e drejtuesve të mjeteve rregullat e përparësisë referuar nenit 143 të Kodit Rrugor.
Në këto kushte në kuadër të hetimeve paraprake ishte e nevojshme kryerja e riekspertimit autoteknik me grup ekspertesh me qëllim përcaktimin eventual të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e pjesëmarrsve në aksidentin rrugor. Është administruar akti i riekspertimit autoteknik.
Gjatë rimarrjes në pyetje shtetasi L.L. deklaron se me datë 21.11.2016 ka qënë duke u kthyer nga puna, qëndra e së cilës ndodhet në zonën e Kombinatit, në drejtim të banesës së tij me mjetin tip motor. Është futur tek ura e quajtur ?Ura e Selitës? pasi ka levizur nëpër rrugica ka dalë në rrugën ?Robert Shvarc? dhe më pas është kthyer majtas në rrugën ?Prokop Mima?. Në anën e tij të majtë ka patur qëndren ?Kristal?.
Ai deklaron se ka qënë duke levizur me shpejtësi rreth 40-50 km/orë. Kur ka arritur tek kryqëzimi i rrugës ?Prokop Mima? me rrugën ?Tish Dahia?, pranë bankës ?NBG: bank, nga ana e majtë e tij, nga rruga ?Tish Dahia? ka dalë një automjet, duke e goditur në mes të rrugës. Si pasojë e goditjes ai ka humbur këmbën e majtë. Ai menjëherë ka njoftuar punonjësin e policisë shtetasin Tan Gegaj.
Gjithashtu deklaron se skica e vendit të ngjarjes e hartuar nga oficeri i policisë gjyqësore Viktor Dulaj nuk është bërë në përputhje me rrethanat faktike. Në këtë skicë përcaktohet se ai ka qënë duke drejtuar mjetin e tij në rrugën paralele me qëndren ?Kristal? dhe me autostradn e re, e cila emertohet si rruga ?Hasan Alla?, por shtetasi Lazim Latifi deklaron se ai ka qënë në rrugën ?Prokop Mima?. Këtë gjë ai i ka thënë këtij oficeri edhe gjatë marrjes në pyetje në ambjentet e spitalit.
Oficeri i policisë gjyqësore Viktor Dulaj i ka thënë atij se ai e di si rregullohen punët në Shqipëri dhe jëkohësisht fjalët e tij i shoqëronte me gjeste të duarve, duke nënkuptuar dhënien e lekeve.
Janë administruar pamjet filmike nga të cilat rezulton se shtetasi L.L ka qënë duke levizur në rrugën ?Prokop Mima? dhe jo në rrugën paralele me qëndren ?Kristal? dhe me autostradën e re, e cila emertohet si rruga ?Hasan Alla, si është bërë skica e vendit të ngjajres dhe aktet e tjera të përbëjnë aktet e para procedurale. Gjithashtu rezulton se drejtuesja e mjetit shtetësja I.M. nuk ka ndaluar kur ka hyre në kryqëzim.
Është bërë kqyrja e rrugës ?Hasan Alla?, nga e cila rezulton se ajo është e bllokuar në nuk është e mundur kalimi i mjeteve në atë rrugë.
Pra siç rezulton oficeri i policisë gjyqësore Viktor Dulaj ka ndryshuar vendin e ngjarjes, dhe ka kryer veprime të cilat kanë penguar në zbulimin e së vertetës.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka qënë edhe eksperti Ramazan Veseli, i cili ka marrë pjesë në të gjitha veprimet procedurale, dhe pastaj ka bërë aktin e ekspertimit autoteknik, i cili është bërë duke u bazuar në të dhëna të rremë dhe ka dhënë një rezultat të rremë.
Nga data 23 Shkurt do fillojnë të jepen për lejet e qëndrim...
Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në e...
Mustafa Nano është fokusuar sot te investimi i shumëdiskutua...
Një nga premtimet e “Rilindjes” para se të vinte në pushtet ...
Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sitmë pranë Bashki...
Banorët ankohen se rruga në fshatin Popçisht kalon në dy ven...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë ekzeku...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ripublikuar në rrjetet ...
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimet për gjyqtaren...
Pas denoncimit të CityNews, deputeti socialist Alfred Peza, ...
Melsi Labi është shkarkuar nga Ministrja e Kulturës, Mirela ...
Në vendin tonë, gomari simbolizon njerëzit që veprojnë pa me...
Është shkarkuar nag detyra Drejtori i Muzeut Kombëtar, Melsi...
Sipërmarrësi shqiptar, Rezart Taçi, është rikthyer sërish në...
Me afrimin e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 18 qershor...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, zhvilloi sot një takim...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rën...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka sulmuar ...
Ka përfunduar operacioni ndërkombëtar i koduar “Ditët e Përb...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...