Armatosja e shqiptarëve/ Arqipeshkvi Massafra zbulon të vërtetën në sy të Tahirit
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte sot në qytetin e ...
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte sot në fshatin Dajç të Shkodrës, në kuadër të nismës së Ministrisë së Punëve të Brendshme ?Shqipëria pa armë?.
Ministri Tahiri, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, përfaqësues të Komuniteteve fetare, të pushtetit vendor etj. dhanë mesazhet e tyre sensibilizuese për këdo që posedon një armë, ta dorëzojë atë.
Bashkëbisedimi i ministrit Tahiri:
Të falënderoj shumë për iniciativën,
ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen. Por mbi të gjitha ju. Sepse kjo që kemi nisur bashkë ka të bëjë me thelbin e marrëdhënieve mes njëri-tjetrit, jo për sot sesa për të ardhmen që duam të ndërtojmë të gjithë bashkë.
Sot 50 vite më parë u vendos me diktat nga Partia se kultet fetare duhet të shkatërroheshin, duke i treguar njerëzve një sistem të ri besimi që pak kishte të bënte me besimin shpirtëror të tyre. Sot 50 vite më parë u vendos që kultet fetare nuk duhet të ekzistonin dhe i vetmi entitet ku duhej të besohej ishte Partia. Për fat të mirë, 50 vite më pas, shumë kohë është humbur por kemi mundësi të fitojmë dhe nga e shkuara, ashtu siç kemi mundësi të ndërtojmë një të ardhme më të mirë të gjithë bashkë.
Nga viti 1997 deri më sot ju e dini shumë mirë që, për rrethana sot të pakuptimta, thuajse çdo familje në Shqipëri u armatos. E unë nuk besoj se ishte për shkak të traditës apo të historisë. Ishte për shkak të frikës, të mungesës së shtetit, të pasigurisë, por dhe për shkak të tretjes së një sistemi vlerash shoqërore. Ajo plagë shënoi shumë fort historinë tonë. Kujtoj këtu që vetëm gjatë vitit 1997 kishte mijëra të vrarë në Shqipëri.
Sot ka mijëra familje që vazhdojnë të vuajnë atë që ndodhi. Por nuk është ende një plagë e lënë pas. Para disa muajsh këtu ndodhi një ngjarje e rëndë, që besoj tronditi zonën, shoqërinë por edhe vendin. Këtu kemi babanë e njërit prej viktimave në atë ngjarje, të cilin dua ta falënderoj pa masë që është këtu. Unë e kuptoj dhimbjen e prindit në rastet kur të ndodh në familje të kesh një pasojë të rëndë për shkak të armëve. Por është ende shumë vështirë që këtë ta kuptojnë të tjerët.
Nëse në edicionet informative një lajm për një plagosje, për një vrasje, për përdorimin e armëve, kalon si çdo lajm, ai nuk është lajm për familjet që e kanë vuajtur në kurriz dhe në gjirin e tyre dëmin, shkatërrimin, dhunën, vuajtjen, dhimbjen që përjeton familjari. Në fakt kjo është një plagë që vazhdon dhemb në shoqërinë tonë.
Armët janë sigurisht një e keqe e madhe e cila nuk kërcënon të sotmen por mbi të gjitha të ardhmen. E më shumë se një armë e varrosur në oborr apo e fshehur diku në shtëpi, ne duhet të nisim të çarmatosim mendjen dhe arsyen.
Më shumë se të çarmatoset komuniteti duhet ta fillojmë duke çarmatosur shpirtin nga dhuna, nga represioni, nga e keqja që shpesh na detyron të jemi përballë njëri-tjetrit dhe disa prej nesh, kuptohet në moment e sipër të përdorin dhe armët.
Dhe në fakt duhet të të mbështes për atë që the se realisht më ngjau shumë e arsyeshme. Burrë është ai që fal. Kush justifikohet me traditën që shqiptari nuk e lëshon armën bën gabim. Për sot dhe për të ardhmen që duam, është sistemi më i keq i vlerave për të rinjtë, të cilët mund t?i referohen arsyes, mund t?i referohen dijes, mund t?i referohen besimit, por kurrë nuk mund t?i referohen dhunës dhe armës.
Shqiptari duhet të dallohet jo për armën në dorë, por për arsyen dhe për fuqinë e arsyes. Kjo është shumë e nevojshme për Shqipërinë që duam të ndërtojmë nesër. Ndaj burrë nuk është ai që e mban armën në shtëpi. Burrë është ai që fal. Burrë është ai që e dorëzon armën.
Kjo nuk mund të jetë vetëm përpjekje e qeverisë. Nuk do të funksionojë në qoftë se është vetëm përpjekje e zyrtarëve. Kjo duhet të jetë përpjekje e shoqërisë. Përpjekje e të gjithë atyre që kanë mundësi të thonë një fjalë. Dhe të gjithë atyre që kanë mundësi të bindin shoqërinë apo komunitetin. Unë dua t?iu falenderoj pa masë për thirrjet këtu për të gjithë besimtarët pa dallim feje. Sepse ne bashkohemi tek përpjekja jonë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë, për të bërë shtet më të fort dhe për t?i dhënë më shumë siguri qytetarëve.
Zotit mund t?i drejtohemi në shumë mënyra. Por, Shqipërisë së nesërme kemi vetëm një mënyrë për t?iu drejtuar dhe kjo është nëpërmjet zhvillimit, nëpërmjet sigurisë, nëpërmjet bashkëpunimit njeriu me njeriun. Ne kemi më shumë fuqi të bëhemi bashkë, sesa arsye për të qëndruar përballë njëri-tjetrit.
Ne kemi më shumë arsye për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të dorëzuar armët, për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë, për të zgjidhur problemet me njëri – tjetrin sesa arsye për të qëndruar përballë dhe për të dëmtuar jo vetëm njëri-tjetrin, por edhe fëmijët tanë. Kush prind këtu nuk mendon për të ardhmen e fëmijës së tij, sesi të bëj shkollimin më mirë. Sesi të ketë një mundësi më të mirë ekonomike. Sesi të gjejë një punë më të mirë për fëmijën.
Në qoftë se këtu ka prindër që kanë ide, arsye, forcë shpirti, kanë mendje dhe vullnet të mjaftueshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, pse nuk duhet të kemi ne si shoqëri vullnet të përbashkët për të bërë një të ardhme më të mirë për të gjithë fëmijët, për gjeneratën tjetër.
Shqipëria e gjeneratës tjetër nuk ndërtohet duke parë secili korsinë e vet. Nuk ndërtohet duke parë secili brenda oborrit të shtëpisë. Jo, kjo bëhet vetëm duke bindur njëri-tjetrin. Kjo bëhet vetëm duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, duke qitur forcën dhe ndriçimin për të bërë atë që duhet. Duke lënë pas krahëve dhunën dhe mbi të gjitha armët.
?Shqipëria pa armë? është një objektiv i yni madhor. Si qeveri po e po, për Ministrinë e Punëve të Brendshme është prioritet absolut. Por, duhet të jetë prioritet shpirtëror i secilit që sot njeh dikë që ka një armë apo di dikë që mund të ketë pasur armë në të kaluarën dhe secili prej nesh duhet të gjejë forcën e nevojshme për t?i bindur që të dorëzojnë armët.
?Shqipëria pa armë? duhet të jetë objektivi ynë madhor, për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë, një ekonomi më të fortë, një shtet më të fortë. Njerëz që gjejnë mundësi për të bashkëpunuar për ndërtuar gjëra pozitive dhe që refuzojnë bashkë dhunën. Asgjë që ndodh sot nga pikëpamja e pasigurisë, vjedhje qofshin apo ngjarje të tjera kriminale, nuk është kurrë arsye për të zgjidhur pasigurinë nëpërmjet armatosjes. Nuk mund të jetë në asnjë vend të botës dhe këtu i referohem botës së zhvilluar. Nuk mund të ecet përpara kur secili merr përsipër të mbrohet vetë, të sigurohet vetë dhe t?i zgjidhi të gjitha vetë. Kjo nuk ndodh, nuk ndodh kështu. Prandaj duhet të investojmë të gjithë bashkë për të bërë një shtet më të fortë, që garanton siguri për të gjithë, prandaj duhet të heqim armët nga duart, për të lënë shtetin të japë siguri për qytetarët. E ne duhet të japim shembullin tonë.
Kjo sot është sigurisht një vepër e përkryer e juaja dhe pa asnjë dyshim i Famullisë dhe i të gjithë atyre që kanë bërë thirrje për qytetarët të dorëzojnë armët. Dhe unë kam shumë besim se çdo përfaqësues i komuniteteve fetare mund t?i bëjë thirrje besimtarëve të besojnë më shumë në mënyrën e tyre te zoti, të investojnë më shumë te shoqëria, të sistemi i vlerave të cilat janë arsyet pse jemi këtu. Të investojnë më shumë për të ndërtuar një shtet më të fortë, për të pasur më shumë siguri duke hequr dorë përfundimisht nga armët. Komunitetet fetare kanë një rol themelor në çarmatosjen e mendjes dhe të shpirtit dhe kjo është beteja më e madhe dhe më e vyer, jo kundër hekurishteve por kundër mentalitetit. Jo kundër armëve si objekte por kundër ndjesisë së dhunës. Dhe kjo është shumë e rëndësishme e kjo është ndër betejat që ne duhet të fitojmë.
Sot 50 vite më parë u vra besimi fetar në Shqipëri. 50 vite më pas ne duhet të vrasim dhunën dhe mentalitetin e dhunës brenda secilit. Unë ju falenderoj pa masë për pjesëmarrjen këtu por edhe për mbështetjen që na keni dhënë. Shqipëria pa armë është mundësia më e mirë për të pasur një Shqipëri më të mirë, Shqipërinë e Gjeneratës tjetër.
Unë kam një fëmijë, një djalë 5 vjeç i cili sot as e kupton pavarësisht se edhe ai luan me lodra, as e kupton rrezikun e dhunës, e armës dhe ndoshta unë i pari duhet të bëj më shumë me fëmijën tim për ta bindur se sa më shumë të rritet, aq më shumë duhet t?i dedikohet paqes. Sa më shumë të edukohet aq më shumë duhet t?i largohet dhunës.
Ndaj i bëj thirrje kryefamiljarëve, prindërve që janë këtu, jepini forca dhe bindini fëmijët tuaj. Shqipëria nesër, mund të jetë më e mirë vetëm nëse fëmijët tanë bëhen më të mirë se ne dhe unë kam shumë besim që secili prej jush po bën atë që duhet. Ashtu si dua t?i bëj një thirrje të rinjve që sot janë këtu: Bindni njëri – tjetrin dhe largojuni dhunës. Edukoni njëri-tjetrin me shembullin e me të mirit, jo me shembullin e atij që shkon përtej ligjit. Besoni te ai që lexon më shumë dhe jo te ai që shkel ligjin më shumë dhe riktheni sistemin e vlerave si mundësi për të pasur një Shqipëri më të mirë nesër. Unë shpresoj shumë që këtë iniciativë të sotme, të kemi mundësi ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë. Ndaj na duhet ndihma juaj që t?i bëjmë thirrje çdo besimtari të besojë më shumë te vlerat tona. Të besojë më shumë te familja. Të besojë secili më shumë te Zoti, por të gjejë mundësi të besojë më shumë te Shqipëria e të nesërmes pa armë. Pa armë, pa dhunë. Ju faleminderit shumë!/CityNews
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte sot në qytetin e ...
Një pallat është përfshirë nga zjarri në qytetin e Durrësit....
Universiteti i Mjekësisë zhvilloi zgjedhjet më 20 prill të v...
121 kg kanabis është kapur sot në kufirin me Greqinë, ndërs...
Kryeministri Rama, gjatë një takimi të mbajtur sot me përfit...
Është mbledhur ditën e sotme Komisioni i Shëndetësisë, ku i ...
Aty nga Korriku i shkuar, pata shkruar lidhur me terapinë e ...
Është zhvilluar sot në Gjykatën e Lartë seanca e radhës në n...
20 IDE PER 20201. LIBRA do të përcaktojë minimumin jetik si ...
Në Greqi janë gjetur e sekuestruar nga ana e policisë 5 pako...
Si pasojë e motit të keq në Vlorë, sot është pezulluar lundr...
Pas shpërthimit të gazit në një minierë në Bulqizë ditën e s...
Një tjetër sasi lënde narkotike është sekuestruar në cilësin...
Një i ri është mbytur sot në ujërat e lumit Vjosë.Sipas buri...
Drejtori i Policisë, Ervin Hodaj, në një prononcim për media...
Gjatë 12 orëve të fundit, nga ana e policisë janë evidentuar...
Gjeniu i letrave, Dritëro Agolli, ka pasur edhe një pasion q...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e h...
Parashikimi per daten 06-2-2017Dashi Nje jave te mbare dhe t...
Në Serbi duket se kanë lulëzuar teoritë konspirative pas dës...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...