Sherri me armë për Luginën e Patokut/ Çalët nuk dëshmojnë kundër Prengës
Është zhvilluar sot në Gjykatën e Lartë seanca e radhës në n...
Aty nga Korriku i shkuar, pata shkruar lidhur me terapinë e tûtës (me u-nazale) e cila është homograf me fjalën (tuta) të gjuhës normative-nënkupto toskerishte, por në gegënisht shënon frikën, një llojë frike latente të kamufluar nën shtirje normale, atë që e quajmë normalitet ose përditshmëri. Pata nënvizuar shkurtimisht se këtij populli i duhet “pre tûta”. E për këtë pata radhitur edhe disa prej argumenteve sipas optikës sime.( kush dëshiron, i gjen ne shenimet e fb tim të hapur) . . .
Çfarë ka evoluar? Asisend. Praktikisht asgjë.
Mbledhje e seksionit. Zgjedhja e kryetarit të seksionit…(dua të veçoj se kjo nuk ndodh mbi nivelet e grup-seksionit e lart. Aty te vetëpropozuarit shqyhen xhaketash, shkulen flokësh…) Seksioni është njësia më e vogël organizative e Partisë Demokratike të Shqipërisë. “Propozojmë X,x,Xdhe X, për kryetar.” Votohet me votim të fshehtë dhe një nga X-at del kryetar. Mungesa ka shumë. Mungesat janë të tilla; të arsyeshme, të pa arsyeshme, po dhe një kategori tjetër që do ti quajmë të pa arsye-tueshme, ose të zor-arsyetueshme. Në vend të; “…Ju falenderoj për besimin…” “do bëj gjithçka per të justifikuar besimin tuaj…, të Partisë…”etj, plas “bomba”: “e kam të pamundur, nuk kam mundësi, nuk mundem me drejtu seksionin, ….dhe pikë.”
Natyrisht mbledhja, tubimi, dmth zgjedhja ka hyrë në krizë. Përemrat e ndajfoljet pyetëse po dhe pasthirmorë e peshpeshërimorë zbarzen si zhurmënajë. X-i zgjedhur, nuk e shpjegon pse-në edhe sikur t’i derdhësh plumb në gojë. Por pëshpërima e zgjidh shpejt e shpejt enigmën; ku ka gjë që s’merret vesh në me pak se 700-800 mijë familje të popullatës shqiptare te cilat prej më shumë se 65 vjetësh udhëhiqet nga partia komuniste e rinovuar, ndryshuar në “rilindje”.
X-i vetë, kryetari i dorëhequr, ka një punë modeste që paguhet me taksat e të gjithë shqiptarve(jo vetëm socialistëve). Mund të ketë një aktivitet të vogël privat diku në periferi të fshatit, qytetit, ka një vëlla, motër kushëri, farefis diku në shoqërinë shqiptare që mund të kërcënohet me mbitaksim,me papunë, me pabukë, me pathes mielli, me padritë, me pashkollë….me pakonsideratë prej “bossit” të drogës lokale, pra Balili lokal, Roshit apo Shullazëve lokalë, të cilët të buzëqeshin me “gjentilesë” derisa tu bindesh verdiktit të tyre. Përndryshe….?! Rilindja mërzitet. Po e mërzite Rilindjen…., partinë…që po robëtohet me ndertu e rinovu e eksperimentu socializmat, sipas recetave te 1 Prillit të Shkodrës, dmth “kumbarës” serb, që mban qeverinë në këmbë, do të mërziten taksidarët, nëpunësat, “tahirsat” me dhe pa uniformë. Ata mbas joshjeve, do ta blejnë Kryetarin e sapo dorëhequr po nuk të blenë, do të asgjësojnë ekonomikisht, familjen, të afërmit dhe nuk ndalen këtu, sepse “bossi, bossat” e mariuanës të krimit vendosin dorën tek koburja, gjoja sikur po i bezdis… Dhe X-i apo X-at, kryetarë, militantë të thjeshtë, anëtarë të thjeshtë, që në logjikën minimale të politikës moderne janë forume njësoj si të gjitha forumet e tjera deri tek Kuvendi kombtar, “nuk munden” me funksionu. Nuk kanë se si, sepse mungon liria. Sepse liria tashmë është social-komunismi i rinovuar-rilindjas.
Shoqëria shqiptare e mësuar me luftën e klasave, tani po konsumon tragjikisht, mungesën e lirisë, atë minimalen të mbijetesës, atë politike të zgjedhjes e kontribuimit, rrjedhimisht dhe atë universalen. Ashtu në mënyrë të heshtur, ne dukje e buzëqeshur, po në fakt e ngërdheshur. Pra në “tûtë. Por këtë ambasdorët nuk e dinë. Ata nuk i njohin diktaturat konkretisht, thjesht i kanë lexuar, po kurrë jetuar. Ata nuk e dinë se diktaturat janë “toksina” qe depërtojnë në mënyrë kapilare në gjithë organizmin e shoqërisë. Ata shohin thjesht shoqërinë shqiptare të këputur ,paralizuar, “uloke” që nuk e merr dot as “antidotin” që funksionon për shoqëritë e tjera të globit. Ku ta gjejë partia trimin?!/Zef ZEFI
Është zhvilluar sot në Gjykatën e Lartë seanca e radhës në n...
20 IDE PER 20201. LIBRA do të përcaktojë minimumin jetik si ...
Në Greqi janë gjetur e sekuestruar nga ana e policisë 5 pako...
Si pasojë e motit të keq në Vlorë, sot është pezulluar lundr...
Pas shpërthimit të gazit në një minierë në Bulqizë ditën e s...
Një tjetër sasi lënde narkotike është sekuestruar në cilësin...
Një i ri është mbytur sot në ujërat e lumit Vjosë.Sipas buri...
Drejtori i Policisë, Ervin Hodaj, në një prononcim për media...
Gjatë 12 orëve të fundit, nga ana e policisë janë evidentuar...
Gjeniu i letrave, Dritëro Agolli, ka pasur edhe një pasion q...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e h...
Parashikimi per daten 06-2-2017Dashi Nje jave te mbare dhe t...
Në Serbi duket se kanë lulëzuar teoritë konspirative pas dës...
Këtë jave çdo gjë do jete e bukur dhe e veçante për ju qe ke...
Disa ditë më parë Ivanka Trump mori rolin e Zonjës së Parë, ...
Reshjet e dendura të borës dhe ortekët kanë shkaktuar tragje...
Nënpresidenti Mike Pence mbrojti kritikat e Presidentit Dona...
Lideri i BDI, Ali Ahmeti, ka rrëfyer “sekretin” e bombës që ...
Kryetari i opozitës i është vërsulur të shtunën televizionit...
A ka shpresë? Po. Është çështje kohe. Vetëm pak vite më parë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...