Kushtetuesja përgënjeshtron lajmin/ Vitore Tushës nuk i është revokuar viza
Gjykata Kushtetuese ka përgënjeshtruar lajmin se ambasada e ...
Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, dhe me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Sh.T.Z. Ilir Meta, u mblodh sot Këshilli i Sigurimit Kombëtar për të diskutuar, analizuar dhe koordinuar veprimet dhe përpjekjet lidhur me çështjen ?Balili?, si dhe në luftën pakompromis ndaj fenomenit kriminal të trafikut të lëndëve narkotike në vendin tonë.
Presidenti i Republikës theksoi që në fillim se shqetësimi i ngritur është serioz, legjitim, i nevojshëm për të nënvizuar më fort angazhimin dhe bashkërendimin e veprimeve të agjencive ligjzbatuese të lidhura drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare.
?Çështja ?Balili?, përtej nivelit kombëtar i tejkalon përmasat individuale të rastit në fjalë, sepse ajo është shtrirë dhe ka marrë përmasa të zgjeruara gjeografike në disa shtete fqinje dhe aleate dhe për këto arsye, mbledhja e sotme u thirr pikërisht për të diskutuar, përcaktuar dhe këshilluar mbi hapat e marrë, ndjekjen dhe vijueshmërinë e veprimtarive institucionale të agjencive ligjzbatuese lidhur me hetimin e mëtejshëm të saj.? ? u shpreh Presidenti Nishani.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në diskutimin e tij, argumentoi kërkesën drejtuar Presidentit të Republikës për të thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar me faktin se rasti konkret përbën jo vetëm një shqetësim të madh publik me ndjeshmëri të lartë, por ai ka tërhequr edhe vëmendjen e aleatëve dhe partnerëve tanë strategjikë në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe agjencive ndërkombëtare ligjzbatuesve, duke ngritur pikëpyetje për seriozitetin e institucioneve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomenit të trafikimit të drogës, duke dëmtuar njëkohësisht edhe imazhin e vendit tonë.
Më pas të pranishmit referuan dhe diskutuan lidhur me veprimet institucionale dhe koordinimin sa më të mirë të të gjitha agjencive ligjzbatuese në bashkëpunimin edhe me partnerët ndërkombëtarë për të luftuar në mënyrë sa më efektive krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve.
Presidenti Nishani në përmbyllje, vuri në dukje rëndësinë dhe domosdoshmërinë e mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, duke vlerësuar nismën e marrë nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Meta si dhe falënderoi anëtarët e Këshillit për kontributin e tyre produktiv dhe konstruktiv.
?Çështja e diskutuar paraqitet shumë problematike dhe komplekse dhe me rrezikshmëri të lartë jo vetëm për mungesën e deri më tanishme të rezultateve konkrete në luftën kundër krimit, trafikut të narkotikëve, pastrimin e parave duke ndikuar edhe në imazhin e shtetit shqiptar, por vetë faktin që edhe partnerët tanë dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese janë interesuar për zgjidhjen sa më të shpejtë të saj dhe kanë shprehur shqetësimin disa herë, ilustron përmasat e mëdha që ajo mbart jo vetëm duke cenuar sigurinë tonë kombëtare duke kapërcyer edhe kufijtë e vendit tonë. Kjo mbledhje ishte e domosdoshme dhe e rëndësishme, sepse ajo u fokusua jo vetëm te rrezikshmëria e fenomenit të narko-trafikut, por edhe te nevoja për një koordinim sa më të mirë e të efektshëm dhe rrijes së përgjegjshmërisë së të gjitha institucioneve ligjzbatuese në raport me përgjegjësitë e tyre institucionale.? ? u shpreh Presidenti Nishani./CityNews
Gjykata Kushtetuese ka përgënjeshtruar lajmin se ambasada e ...
“Unë Pajtime Fetahu, Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyq...
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i është drej...
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim me ...
Në komentet e para për stafin e Departamentit të Shtetit, kr...
Edhe pse sasia e ushqimeve që konsumojmë është shumë e rëndë...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi një takim me S...
Ore, jam çmendur unë, apo është çmendur komunikimi me jashtë...
Propozohet ndryshimi i Ligjit për të ndëshkuar zyrtarët abuz...
CityNews është “futur” në zyrën e drejtorit të OSHEE në Lezh...
Me kujtohet 2 vjet me pare, kur dola ne emisionin Opinion te...
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka p...
Ka përfunduar pas rreth dy orësh diskutime mbledhja e Këshil...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Kolonjës, në...
Këta krerë politikë që ushqejnë një prokuror mediokër në ave...
Një video e mbërritur në CityNews.al tregon mënyrën qesharak...
Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili, u betua sot pranë...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka re...
Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, zhvilloi një takim m...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të Kleme...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...