web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Arian Galdini/ SHBA janë Shqipëria që duam

3 Shkurt 2017, 13:37, Aktualitet CNA

Me kujtohet 2 vjet me pare, kur dola ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut dhe bera nje denoncim rrenqethes nisur nga nje histori familjare te jetuar drejtperdrejte.
Debati tejkaloi historine time familjare, e shkoi ne gjeresi e thellesi te te gjithe problematikes dhe mizorise qe karakterizon Sistemin Shendetesor Shqiptar.

Ne kushte normale, ose une duhej te kisha shkuar ne burg per shpifje, ose Ilir Beqaj duhej te kishte takuar prangat me kycet e tij per nje mal me akuza qe nisen me rastin qe une denoncova e u bene mal me mijera denoncime nga qytetare shqiptare, nga Opozite, nga gazetare e media, e madje edhe nga faktore te rendesishem nderkombetare.

As une nuk u burgosa per shpifje, e as Ilir Beqaj.

Perkunderazi, une qe mund te kem merituar burgun si shpifes, bashke me time shoqe, kujtuam para pak ditesh 1 vjetorin e vdekjes se njeriut tone te shtrenjte prej e per te cilin u be denoncimi.

Varrin e tij aty e kane, le te shkojne e ta vizitojne nese munden, te gjithe ata qe ne vend te shihnin tek denoncimi im nje beteje te dlire qytetare, mu turren mua kunder si hijena per te me mallkuar mua e levduar Ministrin e tyre te Shendetesise.

Le te shkojne tek varri I babait te sime shoqeje, e pastaj le te ma sjellin edhe Prokurorin qe te me vere prangat per shpifje…

Le te ma sjellin Prokurorin, sepse une e kerkova me ngulm asokohe.
E kerkova qe te hapte dosjen per denoncimin tim, e kurre nuk mu pergjigj. Madje nuk levizi fare as gishtin me te vogel.
E kam kerkuar Prokurorin dhe Prokurorine qe te nise hetimet per Ilir Beqajn per nje sere ceshtjesh qe u hapen pas denoncimit tim, por asnjehere Prokuroria nuk e vuri ujin.

Ajo cka ndodhi ishte e trishte. Mediat buciten per jave e jave te tera me akuza e kunderakuza mes meje dhe Ministrise se Shendetesise, U hapen shume flete te nje lakrori maskarelliku, korrupsioni e baterdie cnjerezore qe ushtrohej e drejtohej nga Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, por Prokuroria flinte gjume, a thua se cdo gje ishte normale.

Horra dhe bandite te Mafias se Farmaceutikes guxuan e me kercenuan mua dhe familjen time me arme, fjale e akte brutale, e perseri Prokuroia nuk beri asgje. Asgje.

Te gjithe njerezit qe une denoncova jane aty ku ishin para denoncimit tim. As masa administrative nuk jane ndermare kunder tyre, e jo me, me teper. Prokuroria nuk ka qene kurkund.

I vetmi njeri e nuk eshte me ketu mes nesh eshte babai i sime shoqeje, i cili kallet prej 1 viti nen dhe.

Dhe e gjitha kjo, sepse Prokuroria ne kete vend eshte vend pune me rroga e perfitime te majme. Prokuroria nuk eshte fuqia institucionale e ketij vendi, e kesaj shoqerie per te hetuar e ndeshkuar te keqen.

Prokuroria ne kete vend eshte Parajse paqeberesish shteterore me plackitesit e politikes dhe krimin e organizuar, te rende apo te rruges.

Ndaj kur e degjoj Kryeprokurorin te beje Sovranistin qe I tregon vendin Ambasadorit Amerikan, me vjen ndot.

Eshte krejt tjeter bote argumentash ajo e gjikimit mbi natyren e misionit te Ambasadorit Donald Lu.
Sot per sot, ajo cka di e per cka qendroj une eshte kjo:
Se pari, SHBA jane Partneri Madhor, Prioritar, Kyc, I domosdoshem, I patjetersueshem, per Shqiperine dhe shqiptarine. Kesisoj nuk mund te lejojme qe shoqeria jone te ndahet mes SHBA dhe nje Prokurori medioker qe ben sovranisitin.

Nuk mund te ndahemi mes SHBA dhe nje Prokurori medioker, per shkak te gjykimeve e konsideratave qe kemi per Donald Lu dhe Adriatik Lllallen.
Fakti eshte ky: Donald Lu eshte SHBA ndersa Adriatik Lllalla eshte nje Kryeprokuror medioker.

Se dyti,ne zgjidhjen e kemi te thjeshte si qytetare e shoqeri.
Te mos presim te mpihemi nga fjalet qe thuhen e shkembehen ne foltore politike, mediatike apo institucionale.
Te veprojme e ngreme krye kunder se keqes, bazuar ne ate qe dime, shohim e ndjejme cdo dite.
Qe Shqiperia eshte vendi me i koruptuat ne Europe kete e dime te gjithe.
Qe ata qe na qeverisin jane edhe plackitesit e dhunuesit tane, edhe kete e dime te gjithe.
Qe ata qe na drejtojne e qeverisin jane nder njerezot me te pasur ne kete vend, pikerisht sepse na plackisin neve, edhe kete e dime te gjithe.
Qe ata kane krijuar nje pothuajse masoneri mediokriteti, ne simbioze e pushtim te plote mes krimit, politikes, qeverisjes dhe institucioneve te pavarura kushtetuese, edhe kete e dime te gjithe.
Qe ata shajne, urrejne e mbrojne njeri-tjetrin fale edhe mirefunksionimit te kesaj masonerie te mediokritetit, edhe kete e dime te gjithe.
Qe ata ia kane thene gjithe te zezat njeri-tjetrit, edhe kete e dime.
Qe ata e kane bere Shqiperine, pellembe e kanabis, e pellembe e banda e te forte, edhe kete e dime te gjithe.
Qe ata po akaparojne edhe zgjedhjet me cmim te shtrenjte tregu, edhe kete e dime te gjithe.etj, etj, etj…

Atehere pse presim? Pse mpihemi para ekraneve e para portaleve e facebookut? Pse?

Nuk ka sesi te lejojme nje ndarje tonen mes SHBA dhe Atyre ‘te masonerise te mediokeritetit’.
Kush eshte me Shqiperine dhe shqiptarine, e ndan veten nga e keqja dhe e liga qe ka perrethe e prane.
Pastaj, ndan mendjen per te mos u pajtuar kurre me te keqen.
E ne fund, mbush Sheshin. Ne facebook, i kemi thene te tera. Ndaj te dalim ne shesh ne dt 18 qe ti bejme te tera.

Sheshi i protestes eshte e vetmja zgjidhje. Sheshi i protestes eshte sheshi i mendjendareve qe ta refuzojne te ligen ngado e kudo./CityNews





Lajmet e fundit nga