web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

STOP/ Skandali i noteres, shet shtëpinë pa firmën e pjesëtares tjetër

30 Janar 2017, 20:35, Aktualitet CNA

Emisioni ?STOP? që transmetohet në Televizionin Klan nën moderimin e Saimir Kodrës dhe Gentian Zenelajt solli këtë të hënë skandalin e një notereje, e cila ka shitur pronën pa firmën e pjestares së familjes. Bëhet fjalë për Nermine Aliu, e cila është një grua në moshë e divorcuar nga bashkëshorti. Ajo tregon, se noterja Lindita Kokona ka shitur shtëpinë, që kishte me ish ? bashkëshortin, pa i marrë pëlqimin dhe firmën asaj. Vetë zonja Nermine tregon se këtë problem e ka çuar edhe në gjykatë ku, vendimi i gjykatës e ka zhbërë aktin e shitjes, por zonja ende nuk ka mundur të marrë atë, që i takon.

?Quhem Nermine Aliu nga Tirana. Iu drejtova emisionit ?STOP? për një problem. Kam një vajzë 26 vjeçe prej një martese 27 vjeçare. Në nëntor të 2016 ? ës me ish ? bashkëshortin bëra një divorrc, mirëpo problemi nuk qëndron këtu. Para 5 viteve kemi patur një banesë me ish- burrin dhe vjehrrën, pra gjysmën e kishte vjehrra dhe pjesën tjetër ne. Kur ajo vdiq ia la testamentin djalit. Gjatë këtyre 5 vjetëve ish ? burri ka bërë shitje të pjesën tjetër pa praninë time me një notere Lindita Kokona. Kur u shit shtëpia unë ngela në rrugë dhe këtë problem unë e ndoqa me gjykatë.

Çfarë vendosi gjykata?

Gjykata vendosi me kontratën e shitjes së noteres Lindita Kokona vendosi që më datën 21.10. 2013 e shpalli të pavlefshme.

Pra pranoi kërkesë ? padinë tuaj?

Po. Duke patur kontestime gjykata mori çështjen në rigjykim dhe shpalli pot ë njejtin vendim.?

Për të vijuar me këtë problem të Nermine Aliut, gazetarja e ?STOP? shkon bashkë me të,  tek zyra e noteres, por përballet me një ?surprizë? të pakëndshme, dhunën verbale dhe sjelljen joetike të bashkëshortit të noteres, Shkëlqim Kokona, që ?rastësisht? është prokuror.

Takimi me noteren Lindita Kokona

Gazetarja ? Si mund të shitet një shtëpi pa aprovimin, pa dijeninë e zonjës?

Noterja ? E kishte nga e ëma?

Gazetarja ? Po, por jo të gjithë shtëpinë. Gjysmën e shtëpisë kishte.

Noterja ? Do ta verifikoj dhe të shikojmë?

Gazetarja ? Tani, çfarë të verifikohet, kur unë kam dy vendime gjykatash, në 2013-tën dhe në 2016-tën?

Noterja ? Për çfarë?

Gazetarja ? Që nxjerrin të pavlefshme, e shfuqizojnë këtë kontratë shitblerjeje?

Noterja ? Po.

Prokurori ? Pse e intimidon ti? Pse e intimidon ti? Më fal, që po ndërhyj, pse e intimidon noteren ti? A je gazetare?

Gazetarja ? Po.

Prokurori ? Unë jam Prokuror.

Gazetarja ? Shumë bukur!

Prokurori ? Jam bashkëshorti i saj, pse e intimidon?

Debati me Prokurorin Shkëlqim Kokona

Gazetarja ? Nuk është fjalë shqip dhe nuk e kuptoj!

Prokurori ? E kupton shumë mirë ti, se je me arsim të lartë!

Gazetarja ? Nuk e kuptoj ?intimidon?. Eshtë italisht intimidon ë?

Prokurori ? Po lëre tashi, mos më trego italisht mua?

Gazetarja ? Po mirë pra! Nuk kam ardhur për juve, kam ardhur për noteren.

Prokurori ? Dëgjo, dëgjo, çfarë të them unë ty?

Gazetarja ? Unë kam një vendim gjykate. Meqenëse ju qenkeni prokuror, kam një vendim gjykate.

Prokurori ? Po lëre atë, moj!

Noterja ? Më lër mua këtë (kopjen e shitblerjes), ta verifikoj. Hajde ndonjë ditë tjetër.

Prokurori ? Se qenke ?STOP? ti?

Gazetarja ? Po, normal.

Prokurori ? Më çahet koka mua për ?Stopin? tat?

Gazetarja ? Kam dy vendime gjykatash. Të lutem i nderuar!

Prokurori ? Na jeni bërë si?, si?

Gazetarja ? Si jemi bërë?

Prokurori ? Gallata?

Gazetarja ? Unë kam një vendim Gjykate këtu, meqenëse jeni dhe prokuror?zonjës i kanë pranuar kërkesë-padinë?

Prokurori ? Ajo po të sqaron. Ajo po të thotë, t?i verifikoj pra.

Gazetarja ? Absolutisht, e ka nxjerrë të pavlefshme këtë(aktin noterial).

Prokurori ? Mbylle, moj ti! Se s?je juriste ti.

Gazetarja ? Këtë vendim e kam marrë nga gjykata.

Prokurori ? Po lëre, moj atë?

Gazetarja ? Unë shoh, çfarë ka vendos gjykata.

Prokurori ? Mos bëj debat kot, ajo po të?një minutë, ajo po të?

E bija ? Mos bëj interpretim, je gazetare.

Gazetarja ? Jo më, s?bëj interpretim.

E bija ? Sill dokumentat dhe?

Gazetarja ? Po, shumë bukur!

Prokurori ? A i kërkove sqarime? Do ta verifikojë, do ta sqarojë.

Gazetarja ? Kur bëhet një kontratë shitblerjeje, noteri vetë mban një kopje, sa për informacion.

E bija ? Po e mban moj, por e ka në arkivë. E kupton?

Gazetarja ? Po dakord! Unë i di të gjitha rastet e mia, që i trajtoj!

Noterja ? Do ta verifikoj dhe do të vish të më pyesësh pastaj.

Gazetarja ? I nderuar, unë jam me zonjën, nuk jam me juve. Kam ardhur për zonjën? o zotëri, kam ardhur për zonjën këtu.

Prokurori ? Çfarë je ti ore, a e kupton?

Gazetarja ? Kam ardhur për zonjën.

Prokurori ? Ti s?ke etikë.

Gazetarja ? Kam ardhur për zonjën.

Prokurori -Ti nuk je gazetare, e merr vesh apo jo?

Gazetarja ? S?ka problem.

Prokurori ? Ja, po ndërhyj, ja po të them unë?

Gazetarja ? S?ka problem, nuk ka problem.

Prokurori ? Se të bëj atë, që s?ta merr mendja ty edhe Stopit tat?!!!

Gazetarja ? Çfarë do më bësh ti mua?

Prokurori ? A e kupton apo jo?

Gazetarja ? I sigurtë je?

Prokurori ? I sigurtë, shumë i sigurtë.

E bija ? Mjaft, o mjaft! O ba?mjaft, ore.

Prokurori ? 1 e 50, po na intimidon ti??!

Gazetarja ? Si, si?

Prokurori ? Edhe ?Stopi? jot!

Gazetarja ? Juve po dilni në ofendime. Jo, po dilni në ofendime.

Prokurori ? Ik, ore tashi, çfarë ofendimesh?!

1Kryetari i Dhomës së Noterëve në Tiranë, Artan Treska shpjegon se procedura e shitjes së një banese në bazë të kodit të ri të familjes duhet të kryhet nga të dy kryefamiljarët.

?Procedura për shitjen e kësaj prone, duhet të merret miratimi nga bashkëshortja në bazë të kodit të ri të familjes. Kodi i vjetër i familjes, ai i vitit 1997 nuk i ndante mënyrat e përfitimit të pronësisë dhe hynin të gjitha në pasuri bashkëshortore.?





Lajmet e fundit nga