web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ Manjanin e shkarkoi Saimir Tahiri

30 Janar 2017, 18:41, Aktualitet CNA

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u shkarkua sot me motivacionin e përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin.

Por, motivacioni në shkresën e firmosur nga kryeministri është maja e ajsbergut të përplasjeve PS-LSI. Shkarkimi i Manjanit lidhet me një sërë faktorësh të tjerë dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ditën e djeshme, Citynews publikoi një lajm ku shkruhej se grupi i Ministrave të LSI do të zhvillojë një konferencë ku do të akuzojë drejtpërdrejt Ministrin Saimir Tahiri, duke pretenduar se nuk mund të jetë më pjesë e qeverisë me një ministër të korruptuar.

Ky lajm duket se ka vënë në lëvizje kryeministrin Edi Rama për ti ardhur në ndihmë Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ikja e këtij të fundit do të rrezikonte Partinë Socialiste dhe do të krijonte paqëndrueshmëri disa muaj përpara zgjedhjeve.

Citynews ka mësuar se i ndodhur në këtë situatë, kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë dhe i ka telefonuar Ministrit Manjani duke i kërkuar të tërhiqet nga akuzat që parashikoheshin për t?iu adresuar sot Saimir Tahirit. Gjithashtu, Rama i ka kërkuar Manjanit të japë dorëheqjen.

Kërkesat e Ramës nuk janë pranuar nga Ylli Manjani dhe kryeministri ka vendosur të firmosë shkarkimin e tij për të mbrojtur Saimir Tahirin.

Prej disa ditësh ministra dhe përfaqësues të LSI kanë akuzuar ministrin Tahiri, por lajmi se akuzat do të kryheshin zyrtarisht nga një konferencë dhe jo nga studio televizive, ka trembur Ramën, pasi do detyrohej largonte një nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë, sic është ai i Punëve të Brendshme.

Në këto kushte, më shumë se Rama, ishte Saimir Tahiri ai që shkarkoi Ylli Manjanin./CityNews

Më poshtë, lajmi i publikuar dje

Kriza në qeveri/ LSI do shkarkimin e Saimir Tahirit?





Lajmet e fundit nga