Dita e Ashures/ Mesazhi i Baba Mondit: Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë nga luftërat
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
E gjithë sa po ndodh mes PS dhe LSI, i shkon mirë për ilustrim fabulës me qenër që lehin, të cilën Edi Rama e përmendi pak ditë më parë. Në një përpjekje për të relativizuar kritikat e ashpra të vëllezërve të tij armiq, kryeministri kërkoi t?i siguronte shqiptarët se karvani i qeverisjes do të shkonte përpara, pavarësisht se ata të cilët po e mbajnë këtë koalicion në këmbë me votat e tyre, po flasin përditë e më shumë për vjedhjen me anë të koncesioneve, për kanabizimin e vendit, për një polici të kapur nga krimi dhe për rrezikun e manipulimit të zgjedhjeve.
Për këdo mund të duket absurde se si mund të përparojë karvani i Rilindjes kur gjysma e qeverisë mendon kështu për punën e saj.
Por, për të fashitur zhurmën e « qenëve që lehin », për të mos dëgjuar alarmin e Lefter Kokës për vjedhjet e Vangjush Dakos në emër të rilindjes urbane, për të mos pasur jehonë klithmat e Ylli Manjanit për të mobilizuar ushtrinë kundër drogës, për të mos ushtuar thirrjet e Petrit Vasilit, se zgjedhjet e ardhshme duhet të monitorohen nga administrata e Trump, Rama vendosi të ecë përpara me një lëvizje naive.
Ai vendosi ta vërë në vend autoritetin duke kërkuar shkarkimin e Ylli Manjanit.
Për tre ditë mazhoranca filloi të zhurmonte. LSI i shtoi akuzat. Ajo fabrikoi lajme se kokën e Manjanit e shkëmbente vetëm me atë të Sajmir Tahirit; Se po të prishej parimi sipas të cilit Meta i vendos vetë ministrat e tij, ai mund ta braktiste koalicionin; Se arroganca e Ramës nuk durohej dhe se ky hap unilateral mund ta detyronte LSI-në të dilte e vetme në zgjedhje.
Në fakt, asgjë e tillë nuk ndodhi. Shprehja popullore e përdorur nga Ramëa për LSI-në u transformua pak. Ajo që i shkonte më për shtat situatës ishte një tjetër thënie popullore : « qeni që leh nuk të kafshon ».
Dhe pas gjithë zhurmës që bëri, opinionit që fryu, përbetimeve që u tha mbështetësve, Meta vendosi ta shesë Manjanin dhe ta zëvendësojë me Vasilin.
Takimi i dy krerëve të koalicionit sot kishte vetëm një qëllim, si të dilnin sa më pa lagur nga fortuna e shproporcionuar që kishin ngritur vetë.
Po a e arritën këtë? A e justifikon ?pakti? për zëvendësimin e Manjanit me Vasilin, paqen e re të vendosur brenda së majtës?
Natyrisht që jo.
Për pjesën më të madhe të publikut kjo është një lëvizje e kotë dhe pa kuptim.
Rama do t?a ketë karvanin e tij të mbushur me ?zagarë? që mendojnë se ai po vjedh, po trafikon drogë, po vazhdon lidhjet me krimin dhe po përgatitet të manipulojë zgjedhjet. Këtë vulë që LSI-a i ka ngjitur mbi shqipnë ai nuk mundet ta fshijë për sa kohë vazhdon të bashkëqeverisë me të.
Por, nga ana tjetër, edhe partia e Metës po i shton gjithnjë e më shumë vetes imazhin e qenit që leh, por nuk ka dhëmbë të të hajë. Për sa kohë ajo ka thënë gjithë të zezat për Ramën dhe Rilindjen dhe përsëri vazhdon të ndajë pushtet me ta, ajo i ka çuar në kufijtë e qesharakëzimit qëndrimet e saj.
Pikërisht për këtë arsye pakti i sotëm mes Metës dhe Ramës për ta shitur të gjithë përplasjen e ditëve të fundit, si një zëvendësim të thjeshtë ministrash, është një pakt mëkatarësh që nuk kanë fuqi të ndahen nga njëri- tjetri. Një pakt qensh rob të të njëjtit karvan./CityNews
Një tjetër rast i trafikun ndërkombëtar të drogës u godit so...
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Lëvizjes Socialist...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, reagoi pas shkarkimit të Ylli Manj...
Liderët e partive më të mëdha të koalicionit qeverisës po “f...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për herë të parë ...
Fjala e plotë e Ylli Manjanit pas shkarkimit Kështu u kata...
Bes Kallaku ka hedhur në treg këngën e tij më të re, ku bren...
Një aksident është shënuar afër fshatit Katund i Ri, në aksi...
Partia Demokratike ka filluar së fundmi një fushtë brënda st...
Teksa nuk ka bërë akoma një mandat qeverisës si kryeministër...
Gazetari Artan Hoxha reagoi pas shkarkimit të ministrit Ylli...
Këngëtarja Julka Gramo, e cila tashmë i është dedikuar me ko...
Kryeministri Edi Rama shkarkoi sot nga detyra ministrin e Dr...
Sot, me shkarkimin e Manjanit ka ndryshuar shume gjera. Se p...
Ylli Manjani ka folur pa dorashka dhe me akuza bombastike nd...
Ministri i sapo shkarkuar nga detyra, Ylli Manjani, ka dalë ...
Nga Denion Meidani LSI-ja është konsideruar deri vonë një p...
Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur një ditë më parë në ...
Nga Afrim Krasniqi Telenovola mbylli aktin e radhes. Skena...
Lufta frontale mes koalicioni qeverisës sapo ka nisur. Kryem...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...