Hidhet shorti, zgjidhen 9 anëtarët e KED që do kenë në “dorë” gjyqësorin (Emrat)
Vijon hedhja e shortit në Kryesinë e Kuvendit për zgjedhjen ...
Mbrëmjen e djeshme, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, zbuloi mes politikanëve shqiptarë talentin që duhet të jetë kryeministër i Shqipërisë, pra atë që duhet të qeverisë vendin.
Sigurisht, sipas Manjanit, talenti kaq shumë i munguar, i cili do ti japë fund keqqeverisjes është kreu i LSI, Ilir Meta.
Sipas Manjanit, kreu i Kuvendit është njeriu super i talentuar që duhet të marrë drejtimin e vendit dhe se ai e ka treguar këtë edhe më parë.
Por, le ta marrim të mirëqenë deklaratën e Ministrit Manjani dhe të mos e diskutojmë talentin që ka Meta ka për të drejtuar vendin.
Mjafton të ti hedhësh një sy profilit të kreut të LSI-së në politikë dhe kuptohet se Meta është njeriu i duhur për të drejtuar vendin, por kjo vlen për Shqipërinë, ku figurat me më shumë probleme, më shumë të akuzuar, janë ata që ngjisin shkallët e karrierës së tyre.
Kthehemi në vitin 1992, kur për herë të parë në Shqipërinë Demokratike, një deputeti të Kuvendit iu hoq imunitetit. Bëhet fjalë për talentin Ilir Meta, të cilit iu hoq imuniteti pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë.
Vitet kaluan dhe Meta e zhvilloi talentin e tij, dhe më në fund arriti ta përdorte. Në vitin 1999, ai u zgjodh kryeministër i vendit. Gjatë kësaj kohe, u regjistrua një nga ngjarjet më të rënda, vjedhja e thesarit të Krrabës. Opozita e asaj kohe akuzoi direkt Ilir Metën.
Nga kjo ngjarje, Metës i mbeti nofka ?Ilir Floriri?. Vjedhja e thesarit pasoi disa arrestime fshatarësh dhe kaq. Përgjegjësit mbetën të lirë.
Zgjedhjet e vitit 2001 të zhvilluara me talentin Ilir Meta si kryeministër. Ky ishte rasti më i mirë që Meta të tregonte talentin e tij. Në fakt, këto zgjedhje ishin më të kontestuarat dhe më të korruptuarat. Këtë qëndrim e kanë shprehur edhe ndërkombëtarët, SHBA dhe BE në raportet e tyre.
Në vitin 2005, me krijimin e LSI, Meta ndikoi dukshëm në çarjen e votave të së majtës, duke favorizuar në këtë mënyrë Partinë Demokratike.
Nga viti 2009 LSI ishte krimbi që po kalbte qeverisjen e PD dhe video skandali i publikuar në dhjetor 2010, ku Ilir Meta shfaqej me një bllok të zi në dorë në zyrën e Dritan Priftit, ishte një nga provat më reale, e konfirmuar edhe nga ekspertiza ndërkombëtare, por e rrëzuar nga Gjykata e Lartë në Shqipëri, mbi atë se çfarë po ndodhte realisht në zyrat e shtetit shqiptar.
Pas publikimit të videos, Ilir Meta dha dorëheqjen nga postet qeveritare, por protesta e 21 janarit, e organizuar pikërisht për këtë rast u mbyll me vrasjen e 4 protestuesve në bulevard.
Në vitin 2013, Meta ndryshoi koalicion dhe u bashkua me Partinë Socialiste. Por, shumë shpejt do të ishte sërish në qendër të akuzave. Deputeti socialist Tom Doshi deklaroi se Meta kishte urdhëruar vrasjen e dy deputetëve, për të dhe për Mhill Fufin.
Gjithashtu, emri i Ilir Metës, rezultoi i implikuar edhe në aferën CEZ, një nga çështjet që edhe sot është nën hetim. Ai u akuzua si personi që qëndronte pas kësaj afere, sidomos pas arrestimit të Kastriot Ismailajt, për të cilin Meta tha se nuk e njihte, por që më pas rezultoi se ishte pjesëmarrës në dreka dhe darka me të.
Komisioni Hetimor sot po heton persona të ndryshëm, por Meta nuk është thërritur në asnjë seancë dëgjimore. Edhe akuzat e Partisë Demokratike për këtë çështje ndaj Metës janë shuar. Dikur ai ishte shënjestra e opozitës për aferën e CEZ/
Ndoshta për këto ?bëma? të Metës, Ministri i Drejtësisë nuk është në dijeni dhe e quan Metën talentin që duhet të qeverisë vendin. Por, që të qeverisësh një vend, së pari duhet të fitosh zgjedhjet, të kesh konsensus të gjerë, si dhe të jesh një figurë e pastër politike, gjithmonë nëse kërkojmë që vendi ynë të integriohet në Europë.
Prandaj, deklaratat e Manjanit mbrëmjen e djeshme, më shumë se ngritja në qiell e figurës së Metës si talenti që do shpëtojë vendin, shihen si vijimësi e strategjisë së LSI-së për të ushtruar presion ndaj Partisë Socialiste. Për çfarë po ushtrohet ky presion, zhvillimet politike do ta zbulojnë shumë shpejt./Citynews
Vijon hedhja e shortit në Kryesinë e Kuvendit për zgjedhjen ...
Një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhjen e dy banesave ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i është përgjigjur z...
Blutë e Fierit kanë prangosur një 43 vjeçar, pasi ai në mëny...
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen CEZ k...
Po hidhet sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit ...
Një punonjës i policisë është arrestuar, pasi akuzohet për v...
Kreu i Komisionit Hetimor për ÇEZ, Taulant Balla, ka ripërsë...
Në datën 28 janar, Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai ...
Në orët e para të ditës janë gjetur në lumin Ishëm 200 koka ...
Blutë e Tiranës kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme, në afërsi...
Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur mëngjesin e së...
Një tjetër operacion i koduar nga ana e policisë, ka rezultu...
Ditët e ftohta me temperatura nën zero pritet të kthehen sër...
Policia ka vënë në pranga një shtetas nga Kosova, pasi ky i...
Gazeta Shqiptare hapet me “SHBA: Revokim vize për gjyqtarë e...
#DashiSot duhet te përfitoni sa me shume qe te mundeni kur t...
Të zgjuarit në mes të natë është njëra ndër eksperiencat më ...
Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajnë takimin e parë të nënkom...
Gazeta New York Times dhe agjencia e lajmeve Associated Pres...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...