web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trump dhe politika shqiptare/ “Kush e uroi dhe pse mungoi Rama në ceremoninë e inaugurimit”

26 Janar 2017, 21:02, Aktualitet CNA

?Të Paekspozuarit?/News 24

Zgjedhja dhe inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA, ka qenë sot temë e emisionit ?Të Paeskpozuarit? në ?News 24. Në një material të përgatitur, flitet për zgjedhjen e Doland Trump dhe mënyrën sesi kjo gjë ka ndikuar në politikën shqiptare.

Në inaugurimin e tij si president i SHBA, kanë marrë pjesë edhe krerë të lartë të Shqipërisë, përfaqësues të forcave politike, deputetë, etj.

Donald Trump është Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Data 20 Janar 2017, shënoi inaugurimin e tij si President.

LULZIM BASHA
Midis turmës se qindra mijëra qytetarëve Amerikane, dhe të tjerë të ftuar nga e gjithë bota, ndodheshin edhe disa politikanë shqiptarë.

Lulzim Basha, kryetari i opozitës, i cili disa herë deklaroi se ishte ftuar nga Republikanët dhe nuk kishte blerë biletë, ndodhej midis kësaj turme.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zoti Basha, me një kapele të kuqe të fushatës së Presidentit Trump, duket i buzëqeshur dhe i lumtur jo vetëm për pjesëmarrjen në ketë event, por edhe për fitoren e Donald Trump. Përshkrimi i tij, për Presidencën Trump, paralajmëron një erë të re për Amerikën dhe mbarë botën. Dukej sikur nuk kishte fituar vetëm zoti Trump, por edhe Partia Demokratike?.

?Emocione dhe mbresa të pashlyeshme për mua dhe Aurelën nga ceremonia madhështore e betimit të Presidentit Donald Trump. Një erë e re ka nisur për Amerikën dhe mbarë botën. Ndryshimi po vjen?, shkruante Basha në rrejtin social ?Facebook?.

Fatmir Mediu, i cili shoqëronte zotin Basha në këtë ngjarje të madhe, disa herë u mundua të shpjegonte se ata nuk kishin blerë bileta, por ishin të pranishëm me ftesë të Republikanëve.

Por më shumë se sa blerja apo jo e biletave, më shumë se sa takimet me senatorë anonim që përdorën për fotografi dhe PR, për t?i mbushur mendjen shqiptarëve se këta liderë gëzojnë mbështetjen amerikane, pyetjet të cilave zoti Basha nuk i është përgjigjur janë këto: A është zoti Basha dakord me retoriken nacionaliste, seksiste dhe izolacioniste, të Donald Trump? Çfarë ka ai parasysh kur thotë se ndryshimi po vjen për mbarë botën? A do t?i përqafonte zoti Basha, idetë dhe ideologjinë e Presidentit Trump nëse do të qeveriste një ditë Shqipërinë?

Përgjigjen e këtyre pyetjeve nuk e kemi marrë, sepse zoti Basha dhe shoqëruesit e tij nuk kanë folur për këto çështje. Ata janë fokusuar vetëm tek biletat, kapelat dhe fotografitë?

Duket sikur opozita, po mundohet të krijojë një imazh të rremë, duke i servirur shqiptarëve aleanca të paqena, për t?i bindur se fundi i Rilindjes dhe Edi Ramës nuk është larg.

Ky cirk qesharak, është në fakt një ogur i keq për vendin tonë, sepse dëshmon se forcat opozitare i kanë varur shpresat për rrëzimin e qeverisë dhe dobësimin e saj, tek një mbështetje e madhe amerikane, një iluzion që kryetari Basha po mundohet ta shesë çdo ditë se ? Trump pasi mundi thellë Hillary Clinton, do kujdeset edhe për rënien e Rilindjes.

ILIR META
Ilir Meta është politikani më i lartë shqiptar që mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump. Siç tregojnë këto fotografi, ai u shfaq i buzëqeshur, së bashku me nënkryetarin e LSI-së Petrit Vasili, në një sektor pak më të veçuar nga pjesa tjetër e turmës.

Pak ditë përpara udhëtimit të zotit Meta për në SHBA, rrjeti investigativ BIRN, shpjegoi se Meta kishte arritur të siguronte bileta në këtë ceremoni, nëpërmjet një kompanie lobimi të cilën LSI, vetëm në 6-mujorin e parë të vitit 2016 e ka paguar rreth 120 mijë dollarë. Shifër kjo mjaft e lartë për një parti me fonde të limituara e cila operon në një vend të varfër si Shqipëria. Pyetja që bëjnë shqiptarët sot është e thjeshtë, ç?të mira i sjell Shqipërisë ky shpenzim 120 mijë dollarësh, për të marre pjesë në këtë ceremoni? Vetë zoti Meta, nga një studio televizive, preferoi të mos i përgjigjej akuzave, duke u shprehur se nuk komenton mediat e Sorosit.

Edhe pse shpesh kritike për shpenzimet dhe koncesionet e kushtueshme të qeverisë Rama, duket sikur LSI nuk përmbahet kur bëhet fjalë për të blerë influencë, ose për të dhënë përshtypjen tek publiku shqiptar sikur ka arritur të sigurojë influencë në Washington?

EDI RAMA
Në ndryshim nga lideri i opozitës, dhe Kryetari i Parlamentit, kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në ceremoni. Ai u kujdes të publikonte një lajm në mediat pranë tij, se nuk pati ftesa për liderët e shteteve të huaja por vetëm bileta, duke dashur të tregojë se ftesa për Ramën nuk ka munguar, por thjeshtë nuk ka patur fare ftesa. Rama, u arratis në Singapor, i kompleksuar nga mungesa e tij në këtë ngjarje.

Pavarësisht, mënyrës së tij kontroverse, dhe deklaratave politikisht jo korrekte, dhe ndoshta të sponsorizuar, Edi Rama gjatë fushatës u shfaq kundër retorikës së Donald Trump. Por a ishte kjo kundërshti, për shkak të bindjeve demokratike të zotit Rama, dhe respektit të tij për lirinë dhe të drejtat e njeriut, apo ishte një shërbim që i bëhej fushatës së kundërshtarëve të Trump?

Duke parë rekordin e zotit Rama, dhe politikat e tij autokrate dhe censuruese, na mbetet veçse të themi se deklaratat e tij edhe pse ndoshta të vërteta, janë hipokrite dhe rezonojnë me shprehinë e famshme popullore ?Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë?.

Por Presidenti i sapoinaguruar, është në fakt një figurë kontroverse, i cili e ka polarizuar shoqërinë amerikane.

Për shkak të këtyre deklaratave, por edhe për shkak të një retorike raciste, nacionaliste dhe seksiste, zoti Trump ka krijuar një përçarje të madhe midis amerikanëve. Të shumtë ishin ata që e bojkotuan ceremoninë e inaugurimit të Presidentit, senatorë, politikanë, por edhe këngëtarë të ftuar për të performuar.

Një ditë pas inaugurimit të Presidentit Trump, protesta të mëdha u shpallën në të gjithë botën. Marshimet dhe protestat ishin një solidarizim me të gjitha gratë, të cilat ishin sulmuar me komente dhe retorike seksiste gjatë fushatës elektorale.

Ndryshe nga Washingtoni, Londra, Parisi dhe shumë vende të tjera, në Tiranë nuk pati asnjë protestë. As organizatat e grave nuk bënë ndonjë deklaratë për t?u solidarizuar me këto marshime, dhe me koleget e tyre feministe, që protestonin kundër retorikës seksiste dhe diskriminuese të Presidentit të ri.

Proteste nuk pati, por festa nuk mungoi. Një grup qytetarësh të cilët kanë themeluar ?Lëvizjen Anti-Sorosiane?, organizuan një feste për fitoren e Trump, si për të shënjuar edhe triumfin e tyre.
Entuziazmi ishte në maksimum. Themeluesi i ketij grupimi, Altin Goxhaj, njoftoi festen me këtë status:
?Miq sot do të festojmë ditën e parë të Donald J. Trump si President duke ndjekur Ceremoninë e betimit LIVE! Nëse ndihesh Antisoros dhe ke mbështetur fitoren e Trump je i mirëpritur nga Lëvizja AntiSorosijane sot në 17:00-19:00 te Vila Sass (Na e konfirmo këtu në inbox duke na shkruar emrin dhe mbiemrin e plotë dhe një nr telefoni. Veshja sot do të jete ceremoniale (si për dasmë)?.

Festës iu bashkuan edhe disa persona publikë, kryesisht mbështetës të Partisë Demokratike. Nuk mungoi edhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi.

Festa vazhdoi edhe përpara Kryeministrisë. Pjesëmarrësit, duke pirë shampanjë, kalojnë gati në ekstazë me thirrje kundër Edi Ramës, duke paralajmëruar fundit e qeverisë së tij.

Nga ana tjetër në Amerikë, Donald Trump po firmos vendimet e tij të para.

Si fillim ai, anuloi ?Obamacare?, një nga reformat më të rëndësishme të administratës Obama. Veprimi tjetër i tij është anulimi i një fondi që Amerika i akordon disa shteteve, për të rritur aksesin e grave për të abortuar. I rrethuar nga një grup burrash, kjo firmë duket si një nga aktet e para, që shënojnë një kthim pas të viteve të tera progresi sa i përket të drejtave të grave. Reagimet ishin të shumta.

Një tjetër moment kontrovers ishte edhe ?sherri? i administratës Trump me median, për shkak të numrit të pjesëmarrësve në inaugurim. Deklarata e zëdhënësit të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, u duk si një deklarate lufte ndaj medias, duke u shprehur se ?edhe media do të mbajë përgjegjësi?.

Por mosmarrëveshjet e Trump me median kanë qenë konstante. Në një konferencë për shtyp ai sulmoi gazetarin e CNN, Jim Acosta.

Në një shkrim në ?The Guardian?, dy gazetarët e ?Süddeutsche Zeitung?, që publikuan ?Panama Papers?, i bëjnë thirrje gazetarëve të jenë në mbrojtje të njëri-tjetrit, të ndajnë informacionet dhe të bashkëpunojnë. Ata bëjnë thirrje për solidarizim me gazetarët që sulmohen nga Trump dhe administrata e tij. Ata shprehen se ?kjo administratë ka vendosur të jetë armiqësore. Është koha që edhe ne të ndryshojmë mënyrën tonë. Kjo nuk është thjesht një gjë e drejt, por absolutisht e nevojshme?.

Veprimet e para të Presidentit janë në përputhje të plote me retorikën e përdorur prej tij në fushatën elektorale. Pyetjet që lindin pas këtyre veprimeve janë të shumta:

?A do të vazhdojë të jetë Amerika një busull orientuese për demokracinë, lirinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve? A do të jetë Amerika, mbështetëse e politikave progresive edhe në vendin tonë?
A do të zhytet bota në një retorike nacionaliste dhe sa do të ndikojë kjo në Shqipëri?
A i jep fitorja e Donald Trump, një krah nacionalistëve apo diktatorëve në botë? A është Presidenca Trump, një lajm i keq për vendin tonë??./BW





Lajmet e fundit nga