web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkodër/ Ndërpritet greva  

26 Janar 2017, 08:30, Aktualitet CNA

Për shkak të kushteve të vështira me temperatura të ulta, Grupi i banorëve të Nënshkodrës ka ndërprerë grevën e urisë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Tetë persona tentuan të futen në mjediset e Prefekturës së Shkodrës për të nisur grevën, por pasi nuk u lejuan nga policia, ata përdorën stolat para shatërvanit, në qendër të Shkodrës.

Gjatë vitit 2010, zona e Nënshkodrës u përmbyt me një dëm të llogaritur deri në 30 milonë dollarë. Nga dëmshpërblimi i premtuar në masën 100%, banorët thonë se  kanë marrë deri tani shumën që u kompenson vetëm 49% të dëmit. /CityNews/ 





Lajmet e fundit nga