Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Sipas studimit të publikuar nga IDRA të mërkurën, indeksi i besimit në qeverinë shqiptare ra nga 42 pikë në një shkallë prej 100 pikësh në vitin 2014 në 35 pikë në vitin 2017, duke regjistruar një nga rëniet më të mëdha të besimit në institucionet publike.
Një tjetër institucion që ka shënuar rënie të lartë në indeks është dhe Parlamenti, i cili nga 34 pikë nga 100 pikë në 2014-ën, ka rënë në 27 pikë nga 100 pikë në 2017-ën.
Palamenti ndiqet nga Prokuroria e Përgjithshme, që gjithashtu ka shënuar rënie nga 38 në 32 pikë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka shënuar një rënie nga 36 në 31 pikë.
Institucioni më pak i besuar nga qytetarët shqiptarë, ashtu si në vitin 2014 mbetet gjyqësori me 24 pikë në indeks nga 100 pikë, duke shënuar një rënie prej 2 pikësh nga viti 2014.
Studimi, i cili titullohet ??Pandëshkueshmëria ? Opinioni publik mbi kuptimin, arsyet dhe rolin e institucioneve,? dhe është kryer në periudhën kohore Tetor 2016-Janar 2017, është mbështetur teknikisht dhe financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur në Shqipëri, OSFA.
Ky studim bazohet në një anketë kombëtare me 1200 persona në moshë 16 vjeç e lart, nga të cilët 200 të anketuar i përkasin grupmoshës 16-24 vjeç.
Sipas studimit, interesi i qytetarëve shqiptarë ndaj problematikave me të cilat vendi përballet ka pësuar një rritje gjatë viteve të fundit dhe fokusi i tyre kryesor mbeten çështjet politike, sociale dhe ekonomike.
?Ekonomia, korrupsioni dhe keqqeverisja figurojnë sërish si dimensionet më problematike në Shqipëri, por me një rënie përsa i përket frekuencës së natyrës së tyre problematike,? tha IDRA në njoftim për shtyp mbi studimin.
Ekonomia vazhdon të jetë problemi kryesor me të cilin përballen shqiptarët, i vlerësuar si shumë problem nga 82 % e të anketuarve, i ndjekur nga korrupsioni dhe keqqeverisja, të identifikuar si shumë problem nga 80 % të anketuarave. I treti problem serioz identifikohet pandëshkueshmëria, e ndjekur nga shëndetësia, arsimi dhe ndotja e mjedisit.
Ngjashëm me vitin 2014, kur indeksi i pandëshkueshmërisë u publikua për herë të parë, media vazhdon të vlerësohet si aktori më i suksesshëm përsa i përket hetimit dhe raportimit të shkeljeve të ligjit nga zyrtarët e lartë, pavarësish se shpesh perceptohet si një pushtet i kufizuar nga interesa politike dhe ekonomike. Televizioni vazhdon të jetë mediumi kryesor i informacionit për qytetarët, por një rol në rritje kanë dhe publikimet në internet dhe rrjetet sociale.
Sipas të anketuarve, fenomeni i pandëshkueshmërisë në Shqipëri lidhet ngushtësisht me moszbatimin e ligjit dhe mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë si dhe korrupsionin. Ligji perceptohet se vepron me dy standarte, një për qytetarët e thjeshtë dhe një tjetër për zyrtarët e lartë.
Edhe pse ?mesatarisht? të informuar për reformën në drejtësi, pritshmëritë e shqiptarëve në lidhje me zbatimin e saj janë të dyzuara dhe vetëm 42 % e të anketuarve shprehen optimistë për zbatimin e reformës.
Në vlerësimin e perfomancës së institucioneve ligjzbatuese, Prokuroria e Përgjithshme merr notën më negative, ku 22 % e të anketuarve e vlerësojnë punën e saj keq dhe 18 % si shumë keq, 35 % as mirë as keq dhe vetëm 19% shumë mirë dhe mirë. Ndyshe nga Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit ka një vlerësim më të mirë, ku 2 /3 e të anketuarve e vlerësojnë si mirë (44%) dhe shumë mirë (22%).
Besar Likmeta është redaktor për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania. Likmeta ka punuar si gazetar që nga viti 2003, në shtypin e shkruar, online dhe në televizion, duke kontribuar shkrime për publikime si Foreign Policy, The Sunday Telegraph, Christian Science Monitor, etj. Likmeta është fituesi çmimit CEI/SEEMO për merita në gazetari investigative për vitin 2009.
Presidenti i SHBA Donald Trump urdhëroi të mërkurën ndërtimi...
Gazetari Blendi Fevziu ishte sot i ftuar në emisionin “Fakt”...
Deputetja socialiste, Arta Dade, e ftuar në Tonight Ilva Tar...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ishte sot i ftuar në emi...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ishte sot i ftuar në Opi...
Letër publike për Ministrin Grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani,tregoi sot në studion e ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ishte sot i f...
Ylli Manjani ka deklaruar se vëllai i Klement Balilit, i njo...
Gazetari Blendi Fevziu ishte sot i ftuar në emisionin “Fakt”...
Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu i ka bërë sot...
Gazetari Blendi Fevziu ishte sot i ftuar në emisionin “Fakt”...
Gazetari Blendi Fevziu ka qenë sot i ftuar në emisionin “Fak...
Një shpërndarës picash me motor është grabitur nga persona t...
Emisioni Investigativ “Stop” denoncoi dy ditë më parë vjedhj...
Emisioni “STOP”, që transmetohet në ekranin e Televizionit K...
Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka komentuar ...
Një gomone me dy shtetas shqiptarë është kapur sot në ujërat...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka vizituar sot...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...