Përgjimet/ Reagon qeveria
Përmes një postimi në rrjetin sociale ish-kryeministri i ven...
Pronarët e salloneve të masazhit në Tiranë përdorin kode për shërbime seksuale në qendrat e tyre. Janë disa qendra masazhi, ku vajzat që punojnë atje ofrojnë masazhe erotike, të quajtura “body body” (nudo, trup më trup) dhe “happy end” (seks oral). Fiks Fare, për të dytën ditë me radhë, vijoi investigimin që zgjati disa muaj, duke zbuluar të tjera sallone që rekrutojnë vajza për shërbime seksuale. Në ditën e parë, u transmetuan biseda të gazetares në dy raste, ku kërkonte punë si kamariere ose masazhatore, por iu ofrua pagë vetëm si “punonjëse seksi”.
Ndërkohë, në emisionin e së premtes, u transmetua rasti i tretë, kur gazetarja shkon në një tjetër ambient, ku kërkon punë si masazhatore. Ekipi i Fiksit, pasi shikon disa njoftime punësimi në internet, lë takim me një pronar të një qendre masazhi. Gazetarja e takon në një bar-kafe dhe flasin për punën.
Gazetarja i thotë pronarit se nuk është mirëfilltazi masazhatore apo fizioterapiste dhe nuk ka ndonjë kurs apo certifikatë. Por, një gjë e tillë nuk është problem për pronarin, pasi ai ka nevojë për një vajzë që të bëjë masazh të mirë.
Gjatë bisedës, pronari i thotë Fiksit se klientët i gjen ai, po ashtu edhe pagesat. Ai i thotë se ambienti ndodhet në një apartament me qira. “Ti mund të fillosh që sot, unë flasë me klientë dhe u them që është një vajzë që bën masazh” i thotë pronari gazetares së Fiks Fare, në takimin në bar-kafe.
Gazetarja e pyet pronarin se ëfarë kërkojnë zakonisht klientët dhe ai i thotë masazh nudo, masazh erotik dhe “happy end”, ose ndryshe seks oral. Fiksi e lë që të takohen të nesërmen që të shohin ambientin dhe flasin rreth punës dhe pagesave.
Të nesërmen, gazetarja dhe pronari i sallonit të masazhit takohen. Pasi takohen, ai e merr në makinë dhe i drejtohen zonës së “Freskut” në Tiranë. Ata shkojnë në një pallat, ku apartamenti ishte në katin e parë. Aty shohin ambientin ku bëhet masazhi dhe diskutojnë për pagesat. Nga totali i pagesës, masazhatorja do të marrë 40 përqind. Pronari i demonstron gazetares një shembull të thjeshtë. “Mund ta lëmë 50 mijë lekë. Edhe ti ke, diku te 20 mijë lekë” i thotë ai.
Në fund i shpjegon edhe kodet e masazheve. “Do masazh erotik thuaji atij, po, e ke 50 mijë lekë. Do ‘happy end’, e ke 70 mijë lekë. Ky është çmimi i të dyve ne. E do ‘happy end’ ai, gojore, se po flasim hapur, një gojore është 70. Ta prekësh, ta eksitosh pak a shumë. E kam vendos tani këtë, krijon një çik atmosferë. E di ça është ‘body body’, trup më trup? Ai është lakuriq, ti je lakuriq” i thotë pronari gazetares.
BISEDA E PRONARIT TË NJË SALLINI MASAZHI ME GAZETAREN E “FIKS FARE”
Fiksi ?Si je? Si kalon?
Pronari ?Mirë si je?
Pronari ?Për atë arsye e kam nxjerrë njoftimin, kërkoj masazhatore. Ambienti është i ri, nuk ka shumë që është hapur.
Fiksi ?Po ndoshta ti i do kështu, më certifikatë?
Pronari ?Jo, jo nuk është problem. Unë dua një vajzë fiks si ti. Është apartament me qira, ka 3 dhoma edhe 2 banjo. Për këtë gjë kam nevojë, më kupton, klientelën e gjej vet. S?është problem për klient. E di që meshkujt kanë kërkesa nga më të ndryshmet, po unë do mundohem të gjej klientët më të mirë. Dua të më kthesh një përgjigje tani direkt që thjesht do vish.
Fiksi ?Ideja është, maksimumi nesër do të them do vi, s?do vi.
Pronari ?Po, hajde shikoje dhe ambientin. Për ça bëhet fjalë. Për mua, unë e nis që sot më kupton. Dërgoj ca mesazhe tani edhe klientët janë të gatshëm të vijnë. U them kam gjet një femër që bën masazh të mirë, janë të gatshëm të vijnë që sot.
Fiksi-Shiko të flasim hapur, zakonisht çfarë duan? Masazhi bëhet nudo? Normal.
Pronari-Po bëhet nudo. Besoj më kupton nga kjo pjesë, më kupton? Ti mesa shoh je fiks vajza që unë kam kërkuar të paktën.Atere më lejo të them, unë do filloj që sot të flas me klientët e mi. Jam i bindur që do ngelesh e kënaqur për çështjen e pagesës nëse ti e bën punën mirë.
Fiksi ?Domethënë, do flasësh ti për punën e pagesës dhe thua E…. vazhdo?
Pronari -Tani klientët e mi duan të dinë nga unë, ça bën kjo ( masazhatorja) .1, 2,3 me radhë. U them, dhe kaq me këtë çmim. Edhe ai, para se të vi e di, e ke kaq, 5o mijë lekë, 30 mije lekë. Nuk e di, ti ke bërë shërbime nëpër shpia?
Fiksi ?Jo.
Pronari ?S?ke bërë.
Fiksi ?Pse bëhet shërbimi nëpër shpia?
Pronari ?Po sigurisht që po, vajzat që kisha unë e bënin
Fiksi ?Me vërtet?
Pronari– Ai thotë nuk dua të ashtu… të paguaj më shumë dhe hajde te shpia.
Fiksi ?Ajo është pagesë më e lartë?
Pronari-Po sigurisht është me e lartë, shkon 70, 80. Edhe ndahet, ti fiton 40% tat, unë mar 60%. Pjesa më e vështirë është klientela jo puna. Besoj se ti duhet ta kuptosh, që në këtë lloj biznezi, është e vështirë që ti bindësh të vijnë. Për këtë pjesë bëjmë mirë të jemi të sinqertë e të hapur, që ti do bësh masazh erotik, masazh ?happy end?
Fiksi -Seks oral?
Pronari-Po, po. Dhe kjo pastaj është pjesa jote sesi e menaxhon ti, sesi e bën ti. Kjo pak a shumë, është një pjesë pune që ti duhet ta dish. Përderisa meresh me këtë punë, ta dish që kjo, kjo, kjo ndodh. Ka ndodh që nuk u intereson fare çështja e pagesës, vijnë me 100 euro, 200 euro. Ke gjysmën tjetër nga bakshishet, dhe gjysmën tjetër e marr unë, bashkë me përqindjet. Domethënë ke përqindjet bashkë me gjysmën tjetër.
Fiksi ?Ça bën si je?
Pronari ?Mirë si je ti?
Fiksi -Fole që dje ti domethënë (me klientë).
Pronari -Po, po fola. Më morën dhe tani.
Fiksi -Ça tha?
Pronari -Më tha ça ke bo, ça bëhet andej nga puna…, kur të duash hajde. Sjellin klientë.
Fiksi -E kuptoj. Çfarë u the ti?
Pronari -Pak a shumë ne duhet ta dimë ça të flas unë, e ça tu thuash ti. Të kemi një ide se për çfarë, ça ofrojmë. Kam vënë dhe ngrohëset.
Fiksi -Këtu, puna duhet të vesh perde.
Pronari -Po ka grilë, mos e vrit mendjen.
Fiksi ?Për punën e errësirës.
Pronari -Punën e errësirës e kemi rregulluar, e kupton, s’është problem. Kjo është banja.
Fiksi -Ka ujë 24 orë?
Pronari -Sigurisht, është dushi.
Fiksi -Dëgjo, atëherë këto çarçafët të larë? Lavatriçe s’ke ti?
Pronari -Jo se s?kam lavatriçe, po s?kam këtu, se i laja në shpi, s’është problem. Peshqirë e çarçafë, kështu gjërash e rregullojmë.
Fiksi -Varja,…. ça janë këto?
Pronari -Ky është boks muzike. Ky është masazh erotik, për ndezje, është çik kështu…
Fiksi -Ky është krem. Mirë shumë.
Pronari -Për oraret nuk kam lënë.
Fiksi -Po deri këtu dinë të vijnë ata (klientët)?
Pronari -Po k’tu vijnë, kanë ardhur kanë bërë masazh të tjerët. S?është hera e parë që po ndodh kjo gjë. Ky është ambienti, unë do vë dhe ca piktura. Paskan marrë me privat.
Fiksi -Kush të ka marrë?
Pronari -Klientë do kenë qenë, se s?duan të jenë kështu…
Fiksi -Ata ça të pyetën dje, çfarë kërkuan, që ta di unë. Zakonisht ça kanë bërë?
Pronari -Marrin në telefon, duam të bimë të bëjmë, ça bën ça s?bën, a bën ndonjë nudo, ndonjë kështu ?happy end? .
Fiksi -Ata çfarë kërkuan? Duan seks oral, fërkim të p….?
Pronari -Pak a shumë. Kshu gjërash.
Fiksi -Ok, po për pagesën. Sa?
Pronari -Masazhi erotik për shembull ose ?full body?, e di ?full body?
Fiksi -Gjithë trupi?
Pronari -Gjithë trupi, kur thotë ?full body? ndoshta do ti prekësh edhe penisin, gjëra kshu. Pjesë intime kupton?
Fiksi -Po.
Pronari -Mund ta lëmë 50 mijë lekë. Edhe ti ke, diku te,…. tani, 50 bie fjala, minus, ti i bie të marrësh diku te 20 mijë lekë, është 35% është i joti.
Fiksi -E kuptoj. Kjo është baza?
Pronari -Ti ke 35% nga çdo shumë që merr. Se jo çdo lloj masazhi ka çmimin njëlloj. Përshembull masazhi normal që do ti bësh ti, është masazh normal i mbuluar. Mos t?ia bësh kështu zbuluar edhe ti prekësh dokushdo, mos ti bësh..
Fiksi -Gjërat pa lekë?
Pronari -Pikërisht. Do masazh erotik thuaji atij, po, e ke 50 mijë lekë. Do “happy end?, e ke 70 mijë lekë. Ky është çmimi i të dyve ne. E do “happy end? ai… gojore, se po flasim hapur, një gojore është 70. Ta prekësh, ta eksitosh pak a shumë. E kam vendos tani këtë, krijon njëçikë atmosferë.
Pronari -Mund ta përdorësh edhe këtë pjesën, ta mësoj unë, ?body body?. E di ça është “body body?, trup më trup?
Fiksi -Jo. Si është kjo “body body??
Pronari -Ai është lakuriq, ti je lakuriq.
Përmes një postimi në rrjetin sociale ish-kryeministri i ven...
Në vijim të axhendës së takimeve të tij në Shtetet e Bashkua...
Në momentin që Donald Trump po kryente betimin si president ...
Dy deputetë dhe një kryebashkiak kanë humbur mandatin si pas...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka uruar Presidentin e...
Donald Trump është betuar si presidenti i zgjedhur i SHBA-ve...
Ministria e Financave ka hartuar draftin final për “Pagesën ...
Një shtetas 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka te...
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shkarkuar nga detyru...
Zhvillohet në këto momente ceremonia e inaugurimit të presid...
Deputeti Alfred Peza, është shfaqur sot pranë Inspektoratit ...
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ...
Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi, ka komentuar sot deklaratat e...
Ne si shoqeri kemi kujtese flopidisku. Mbushemi me perditesh...
Kastriot Myftaraj shkruan se nuk kuptohet arsyeja e vjatjes ...
Nga Sofokli ÇakalliNe nje mengjes te vitit 1899, Warren Hard...
Blutë e Tiranës kanë hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit t...
Prokuroria e Përgjithshme ka marrë sot në dorë “fatin” e dep...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i kundërpër...
26 vjeçari i arrestuar mbrëmjen e djeshme për vrasjen e tre...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...