web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

POGRADEC/ I dehuri tenton të korruptojë policin, pranga 41 vjeçarit

20 Janar 2017, 13:12, Aktualitet CNA

Një tjetër rast rryshfeti ndaj forcave të policisë është shënuar në Pogradec. Një 41 vjeçar i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ka tentuar që të korruptonte policin, por ai tashmë është arrestuar në flagrancë.

Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Linardi Muçollari, 41 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap  në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar në gjendje të dehur  automjetin tip ?Mitsubishi?, me targë AA 502 MY?, bën me dije policia.

Pas shoqërimit në ambjentet e Komisariatit dhe konkretisht gjatë kryerjes të procedurave ligjore, ai i ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, një vlerë prej 5.000 lekë, me qëllim që këta të fundit të shmangnin arrestimin e tij.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale:  ?Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike? dhe ?Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt?. /CityNews/

 





12:33 Aktualitet

TRUMP DAY

Nga Ben Blushi Sot është dita kur Donald Trump betohet zyrta...

Lajmet e fundit nga