Inaugurimi i Trump/ Lu: Shqiptarët e amerikanët lidhje të veçantë
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka bërë publike një video mesazh ...
Me ardhjen e presidentit Trump, nis një erë e re, jo vetëm për Amerikën por edhe për Shqipërinë. Personalitete të larta politike, bashkëpunëtorë të Presidentit Trump, anëtarë të Kongresit dhe Senatit i kanë shprehur Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbështeje në garën e ardhshme elektorale, si dhe për zbatimin e projektin e tij politik, për një Shqipëri të zhvilluar, Shqipërinë e mundësive për të gjithe, gjatë takimeve në Uashington.
I ftuar në ceremoninë e organizuar nga Fondacioni, Heritage, për inaugurimin e Presidentit Trump, Basha u takua me Newt Gingrich, një ndër këshilltarët më të afërt të Presidentit Trump.
Zgjedhjet në SHBA, tha Basha, janë një model frymëzimi edhe për Shqipërinë, për bashkimin e qytetarëve me besimin te demokracia, te vota e lirë, e cila nuk mund të mposhtet nga asnjë aleance kundër interesit qytetar.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ishte i ftuar në një drekë pune nga Kongresmeni dhe kryetari i Komisionit për Europën, Dana Rohrabacher, një njohës i mirë i zhvillimeve në Shqipëri dhe mbështetës i madh i vendit tonë.
Kryetari i opozitës i shprehu kongresmenit nevojën e madhe që ka Shqipëria për mbështetjen e SHBA, në një kohë kur standardet demokratike janë cënuar rëndë, media është nën presionin qeveritar, droga dhe korrupsioni po cenojnë mirëqënien e qytetarëve, nevojën për zbatimin e plotë të dekriminalizimit dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Basha mori në këtë takim premtimin për angazhimin personal të kongresmenit për të ndihmuar në garantimin e zgjedhjeve te lira dhe të ndershme, zbatimin e standardeve demokratike, dhe në mbështetje të reformave ekonomike dhe qeverisëse që do të ndërmarrë Partia Demokratike në pushtet.
Në takimin me Presidentin e Fondacionit Heritage, Senatorin Jim DeMint, u diskutua për reformat për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga monopolet, oligopolet e klientelizmi dhe krijimin e një ekonomie të vërtetë tregu.
Presidenti DeMint e siguroi z. Basha se në këto përpjekje, PD do të ketë ekspertizën dhe mbështetjen e Fondacionit Heritage. Gjatë qendrimit në SHBA, Lulzim Basha ishte i ftuar në pritjen e organizuar nga Senatori Ted Cruz, kandidat për zgjedhjet për President, një jurist i njohur, prokuror dhe avokat i suksesshëm i Shtetit të Teksasit dhe njohës i rrallë i politikave publike.
Senatori Kruz ndau me z.Basha idetë dhe praktikat më të mira që ndiqen dhe në SHBA për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë.
Z. Kruz e siguroi z.Basha se do të ketë mbështetjen e tij në projektin për një Shqipëri të drejtë dhe të mundësive për të gjithë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Basha theksoi se kjo vizitë konfirmoi interesimin e thellë të Uashingtonit për përparimin dhe zhvillimin e Shqipërisë, ku në qendër do të jetë qytetari, vota e qytetarit, ku zëri i qytetarit do të përbëjë ndryshimin e vërtetë.
?Unë do të mbështetem fuqimisht tek ky shembull dhe kam besim të madh se ky shembull jo vetëm do mbështesë por edhe do të frymëzojë një ndryshim të madh dhe të shpejtë në Shqipëri?, u shpreh Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha gjendet në Uashington i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump, nga Komiteti Kombëtar Republikan, përfaqësues të shumicës në Kongresin Amerikan dhe të Partisë Republikane. /CityNews/
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka bërë publike një video mesazh ...
Kuvendi hap konkursin për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së. Sip...
Ish zv/minstri i Ekonomisë dhe njëherazi sekretari organizat...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka dalë në nj...
Kryetari i LDE Arian Galdini ka leshuar nje deklarate per sh...
Komisioni i Sigurisë miratoi ndryshimet ligjore në ligjin pë...
Kryeministri dje foli nga fshaterat e ish Komunes Zharrezes ...
Ngushellimet me te sinqerta per viktimat e termetit ne Qende...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për fav...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi emërimin e anëtarëve ...
Partia Demokratike hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Ed...
Partia Demokratike denoncon mungesën e ilaceve për trajtimin...
Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën e PS-së për pezullimi...
Pas miratimit të reformës në drejtësi, kreu i Kuvendit, Ili...
Partia demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se është pë...
Kryeministri Edi Rama për më shumë se 1 javë ka nisur pushim...
Durësi është një tjetër qytet, që kryeministri Edi Rama ka z...
Kreu i LSHK-së Dashamir Shehi kërkoi sot në Kuvend që politi...
Me vendim të Këshillit të Ministrave që mban datën 14 Korrik...
Një ndeshje ku gjermanët e drejtuar nga Joakim Lëv janë favo...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...