Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Citynews publikoi sot denoncimin e një qytetareje, ish studentes së Lëvizjes së dhjetorit, në lidhje me shembjen e një bar-restoranti për interesa të kunatit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Në denoncim thuhet se kjo ishte një formë hakmarrjeje e Denis Xoxës, (për të cilën qytetarja shprehet se është vëllai i bashkëshortes së Veliajt, ose kushëriri i parë) ndaj pronares së këtij lokalit, përmes kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.
Në një rrëfim për citynews, ajo tregon historinë e biznesit të familjes që sipas saj u shkatërrua nga kryebashkiaku Veliaj për interesa të Denis Xoxës, njeriut të familjes së bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
Rrëfimi i Blerinda Xhacit
Mbas rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri në vitet 90, ku e gjithë jeta ekonomike dhe politika e vendit e asaj kohe kohë njihte si pronar të vetëm shtetin totalitar komunist, me vendosjen e sistemit demokratik në vitin 1991, qeveria e re demokratike filloi të ndërtonte themelet për ngritjen e tregut privat apo siç quhej ndryshe iniciativa e lirë private, e cila ndër të tjera u materializua dhe me ngritjen e rrjetit të restoranteve dhe bërjes së tregtisë me vendet më të zhvilluara si Shqipëria. Im atë ka qenë një ndër biznesmenët e parë në Shqipëri, të cilët zhvilluan veprimtarinë e tyre tregtare me vendet jashtë Shqipërisë.
Në këtë kuadër në vitin 1993, zyra e urbanistikës së Bashkisë së Tiranës ftoi biznesmenët më të mirë, midis tyre dhe tim atë, për të ngritur rrjetin e shërbimeve tregtare në qytetin e Tiranës. Biznesi që ne ndërtuam në vitin 1993 ishte një restorant, i cili që prej vitit 1993 e deri më 4 maj 2016, datë në të cilën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj e shembi në mënyrë arbitrare.
Ajo ka funksionuar dhe është zhvilluar si pronë dhe biznes në përputhje me ligjet e vendit, duke paguar taksën mbi pasurinë si pronar i restorantit, ndërsa ishte në proces legalizimi, pagesat për dritat, ujin, tatimet etj. Pra, pas një marrëdhënie prej 23 vjeçare me shtetin si pronar dhe biznes i korrektë shembet në një moment të vetëm në datën 4 maj 2016. Ndërsa lokalet e tjera, ?Bar Forest?, ?Lion Park? , apo pallatet shumëkatëshe, të ndërtuara në të njëjtën zonë ku ishte dhe lokali im vazhdojnë punën qetësisht.
Në vitin 1993 Zyra e Urbanistikës së Bashkisë së Tiranës ka miratuar plan vendosjen ( bashkëlidhur lutëm gjeni kopje të plan-vendosjes së miratuar nga Bashkia) e një objekti të lëvizshëm. Ndërsa në vitin 1997 meqenëse kërkesat e qytetarëve ishin në rritje në lidhje më shërbimet tregtare (për ndërtim banjë, për përmirësim të komoditetit dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimit etj) Zyrave të Urbanistikës së Bashkisë së Tiranës kërkoi të lidhnim një kontratë qiraje nr. 742, datë 6.11.1997, nëpërmjet së cilës vendosi që të ndërtonim një objekt njësi tregtare prej 180 m2 dhe sipërfaqe të jashtme 452 m2. Referuar kësaj kontrate Bashkia e Tiranës ka miratuar dhe planimetrinë për vendosjen e objektit njësi tregtare.
Në bazë të këtij dokumenti investuam dhe ndërtuam restorantin duke përmirësuar ambientet e brendshme dhe të jashtme të tij dhe ngrita infrastrukturën më pajisje profesionale; kuzhinë dhe arredim bashkëkohor të ambienteve të lokalit nga njëra anë, dhe duke përmbushur të gjitha detyrimet ligjore ndaj Bashkisë së Tiranës dhe ndaj organeve tatimorë shtetërorë, nga ana tjetër.
Në vitin 2006, Parlamenti i Shqipërisë miraton ligjin nr 9482/2006 ?për legalizimin dhe urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve, i ndryshuar, mbi bazën e të cilit Agjencia ALUIZNIT, filloi procesin e legalizimeve në Shqipëri për objektet që ishin në statusin e pronës që unë disponoja. Kjo agjenci kishte legalizuar shumë objekte të natyrës së objektit tim dhe unë isha në pritje të ardhjes së radhës për t?u legalizuar edhe lokali im. Në vitin 2008 im atë ndërroi jetë dhe imë më të drejtën e pronësisë e kaloi tek unë.
Unë së fundmi restorantin e kisha dhënë me qira në bazë të kontratës nr. 960 Rep/157 Kod 08.02.2016, për një periudhë 6-vjeçare dhe që në lidhje të kësaj kontrate ajo filloi të ekzekutohej sipas rregullave të parashikuara në të (bashkëlidhur lutem gjeni kopje të kontratës së qirasë). Në kuadër të ushtrimit të aktivitetit tregtar unë kisha marrë dhe një kredi bankare, detyrimin ndaj së cilës do ta përmbushja nëpërmjet të ardhurave që do të realizoja nga kontrata e qirasë.
Ndërkohë që çdo gjë po shkonte në përputhje me detyrimet që palët kishin marrë me njëri ?tjetrin, nga Bashkia e Tiranës, konkretisht nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik vihem në dijeni që kishte marrë një vendim për prishjen e objektit. Sapo u vura në dijeni të këtij fakti kërkova dokumentacionin përkatës dhe mu vu në dispozicion proces-verbali i datës 25.04.2016, ku sipas tyre objekti im ishte i paligjshëm dhe mbi bazën e këtij proces-verbali, Inspektorati Ndërtimor nxori vendimin nr 5766, datë 25.04.2016 për prishjen e objektit.
Nga dokumentet që mu vendosën në dispozicion konstatova se nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Tiranë i është kërkuar ALUIZ-nit për të më përjashtuar nga praktika e procesit të legalizimit të objektit. Aluizni ka marrë vendim më datë 14.04.2016 për të më përjashtuar nga procesi i legalizimit. Ky vendim nuk më është vënë në dispozicion nga vetë ALUIZNI por është protokolluar në zyrat e bashkisë së Tiranës dhe më është vënë në dispozicion ditën e prishjes së lokalit tim.
Në kushtet kur kisha ndërtuar një objekt dhe marrëdhëniet me truallin i kisha si qiramarrëse, në bazë të ligjit të vitit 2006 për legalizimin dhe urbanizimin e ndërtimeve pa leje, dhe duke qenë se plotësoja të gjitha kriteret ligjore, iu drejtova ALUIZNI-t që të bëhej legalizimi i plotë që më pas ta regjistroja dhe në hipotekë. Por, Agjencia e ALUIZNI-it në vend që të marrë një vendim lidhur me kërkesën time, merr një vendim mbi bazën e kërkesën së Inspektoratit të Mbrojtjes së Mjedisit, i cili është nuk subjekti kërkues. Pra, procedura e ALUIZNI-t është tërësisht e pavlefshme dhe vendimmarrja është në kundërshtim me ligjin për legalizimet. Paligjshmëria e ALUIZNI-t ka çuar në palgjishmërinë e INU-it dhe Bashkisë së Tiranës për nxjerrjen e vendimit për prishjen e objektit. Ndërkohë që isha pajisur me dokumente të rregullta për të ushtruar aktivitetin tregtar. Bashkia dhe INU shfryëtzuan paligjshmërinë e ALUIZNI-it për të prishur objektin tim dhe për të justifikuar paligjshmërinë e tyre. Por, nga veprime të paligjshme nuk mund të lindin veçse veprime të paligjshme
Dua të them që në fillim që të gjitha këto dokumente për prishjen e lokalit më janë vënë në dispozicion vetëm ditën e parë të prishjes së restorantit, më 4 Maj 2016, ku filluan prishjen pjesore të tij. Në kushtet e mësipërme ku brenda së njëjtës ditë u bë njoftimi dhe prishja e pjesshme (u prishën vetëm ambientet e jashtme dhe një pjesë e objektit) të lokalit, unë paraqita në gjykatë kërkesën time për pezullimin e vendimit për prishjen e objektit dhe veprimeve të mëtejshme të Inspektoratit Ndërtimor.
Por, në ditët në vazhdim, papritur që gjykata të shprehej për kërkesën time, Bashkia e Tiranës prishi tërësisht objektin dhe çdo gjë në ambientet rreth e qark lokalit. Dhe përveç kësaj rreth 20 persona civilë dhe policë nga policia bashkiakë teksa ne po filmonim dhe fotografonim skenën që po zhvillohej në pronën tonë, nuk na lejuan ata forcërisht madje as dhe të merrnim pajisjet tona. Ishte një traumë shumë e madhe kur u gjendëm me pronën e shkatërruar dhe familjen e kërcënuar .
Gjithsesi vendosëm ta ndiqnim përsëri çështjen dhe më 15 Korrik 2016 iu drejtuam gjykatës administrative të shkallës së parë dukë hedhur në gjyq Bashkinë e Tiranës dhe Inspektoratin Urbanistik ( bashkëlidhur kopje e vërtetimit të gjykatës ) më objekt padie:
Kam udhëtuar shpesh jashtë atdheut si për punë ashtu dhe familjarisht për turizëm në Evropë dhe USA, por nuk kisha menduar të mos kthehesha në vendin tim asnjëherë. Është dëshpëruese kur sot në vitin 2016 në Shqipëri më shumë së kurrë liria ë fjalës dhe e mendimit ndryshe quhet armiku si në kohën e diktatorit Enver Hoxha, armiku i klasës pushkatohej në emër të popullit, ndërsa sot e njëjta gjë ndodh por në një tjetër mënyrë, dukë cenuar sigurinë për jetën dhe duke dëbuar intelektualët dhe njerëzit e ndershëm nga Shqipëria.
Dy ditë më parë, emisioni investigative “Stop” denoncoi me v...
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i tha Presidenti...
Policia e Shtetit ka arrestuar ish-mësuesen e Medresesë së S...
Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, z Borchardt, në një int...
Fiks fare sjell sot një investigim që tregon mënyrën se si k...
Pas një raporti kritik të Kontrollit të Lartë të Shtetit për...
Ambasada Amerikane shprehet se për të aplikuar për vizë turi...
Një mësues në shkollën “Irakli Terova” në Korçë ka sfiduar n...
Citynews publikoi disa ditë më parë lajmin se deputeti socia...
Një video e publikuar nga JOQ tregon problemet e shumta të s...
Një shtetas 57-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në...
Një shtetas 57-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet brenda ambien...
Policia e Tiranës ka zbuluar një grup shitësish të lëndëve n...
Një furgon me nxënës shkolle është përplasur mesditën e me a...
Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e pafajësisë për dy ba...
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Laprakë, krye...
Kompania “Polaroid” ka prezantuar aparatin e saj fotografik ...
Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Teheran, ku zjarri shkrum...
Policia Rrugore bëri sot bilancin e vitit 2016 për sigurinë ...
Komisioni Hetimor për prishjen e kontratës me CEZ është mble...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...