Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i tha Presidentit të zgjedhur Trump një marrëzi të denjë për historinë e diplomacisë botërore, se ajo përfaqësonte vendin më pro-amerikan në botë.
Çitaku nuk e tha se përse Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, por këtë e la të nënkuptohet, domethënë që arsyeja është se SHBA bënë një luftë për ta çliruar Kosovën nga Serbia dhe e bënë atë shtet të pavarur.
Duke pasur parasysh arsyen e pathënë të Çitakut, kuptohet se serbët e Kosovës nuk e ndjejne veten njerëzit më pro-amerikanë të botës, në rast se ndonjë prej tyre ndjehet pro-amerikan. Ata madje as që e pranojnë se Kosova është një vend i pavarur. As boshnjakët, malazezët, romët, egjiptianët, goranët, apo edhe turqit e Kosovës, nuk mund të llogariten ndër njerëzit më pro-amerikanë të botës. Madje vështirë se do të gjendet një pakicë mes tyre që ta quajnë veten pro-amerikanë.
Merret vesh, ambasadorja Çitaku ka dashur të thotë se shqiptarët e Kosovës janë njerëzit më pro-amerikanë të botës. Ironia është se as kjo gjë nuk është e vërtetë. Njeriu më i dëgjueshëm në Kosovë ndaj këshillave të amerikanëve, Ibrahim Rugova, u quajt tradhtar dhe i shitur te Milosheviçi nga kundërshtarët e tij politikë, të paraqitur si përfaqësues politikë të UÇK-së, të cilët qeverisin ende sot Kosovën. Gjatë ditëve të Konferencës së Rambouillet, përfaqësuesit politikë të UÇK-së janë regjistruar të shprehin në biseda të lira mes anëtarëve të delegacionit të shqiptarëve të Kosovës, mendime shumë antiamerikane. Një pjesë të këtyre i ka paraqitur Rexhep Qosja në librat e tij me kujtime, si anëtar i delegacionit. Këta njerëz më pas do të qeverisnin Kosovën dhe disa prej tyre e qeverisin ende sot.
Pas çlirimit të Kosovës, në zgjedhjet e vitit 2007, një biznesmen i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin, Behgjet Pacolli, kur hyri në politikë me një parti të kryesuar prej tij (Aleanca për Kosovën e Re) mori 12.3% të votave të shqiptarëve të Kosovës. I zgjedhur President i Kosovës në sajë të një marrëveshjeje brenda koalicionit qeverisës, ky vendim i Kuvendit të Kosovës u përmbys me ndërhyrjen e SHBA, që në këto rrethana, u detyrua të imponohej me zarfin e famshmëm me emrin e personit që duhej të zgjidhej, Atifete Jahjagës. Pacolli e denoncoi publikisht këtë veprim të ambasadorit amerikan në Kosovë. Të gjitha këto nuk ndodhin në një vend proamerikan.
Në zgjedhjet e vitit 2010, mori pjesë si parti edhe një lëvizje qytetare e kryesuar nga Albin Kurti, i cili vazhdimisht kishte qenë shumë kritike ndaj SHBA, sa i përket politikës së saj ndaj Kosovës, duke kaluar deri në sulme fizike ndaj ambasadorëve amerikanë në Kosovë. E megjithatë Lëvizja ?Vetëvendosje? mori 12.69% të votave.
Që do të thotë se në zgjedhjet e vitit 2010, mbi 25% e shqiptarëve të Kosovës nuk votuan si pro-amerikanë. Në zgjedhjet e vitit 2014 Lëvizja ?Vetëvendosje? mori 13.59%, ndërsa AKR mori 4.67% të votave.
Një prej njerëzve më të mbështetur dhe më të financuar nga SHBA në Kosovë, Veton Surroi, i cili njihej si një nga proamerikanët më të mëdhenj ndër shqiptarët e Kosovës, në 2012, kur e kishte kuptuar se amerikanët nuk e mbështesnin në ambicjen e tij për t? u bërë President i Republikës, ndërmori sulme shumë të hidhura ndaj ambasadorit amerikan Dell, në gazetën e tij, ironikisht të financuar nga SHBA, çka nuk mungoi t? ia vinte në dukje Ambasadori Dell.
Gjysma e shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë ushtrues, të rregullt ose jo, të fesë islame, kanë bindjen se ishte Allahu ai që e bëri Amerikën dhe NATO-n të bombardojë Serbinë. E keqja këtu është se këta bashkëkombas, me këtë logjikë besojnë edhe se Allahu do t? i shkatërrojë nesër Amerikën dhe NATO-n që të ngrihet fuqia islame në botë.
Imamët më të famshëm dhe më popullorë shqiptarë të Kosovës kanë mbajtur anën e armiqve të SHBA në botën islame, në atë masë sa mund të quhet qëndrim i guximshëm në një vend si Kosova ku ka një bazë ushtarake amerikane dhe ku gjendet në qëndrim të përhershëm një forcë e NATO-s.
Në Kosovë qarkullon gjerësisht dhe është shumë popullore literatura me ngjyrim religjioz islamik, që e paraqet SHBA si forcën kryesore pas një konspiracioni global kundër botës islame, në interes të hebrejve dhe shtetit të Israelit.
Nga Kosova ka shkuar një numër i madh vullnetarësh të cilët iu janë bashkuar forcave të armatosura të Shtetit Islamik (ISIS). Emigrantë në Europë dhe në SHBA, me prejardhje nga familje shqiptare të Kosovës, janë përzier në atentate terroriste islamike kundër objektivave amerikane, ose në plane për atentate të tillë.
Në Kosovë, që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2004 ka një parti parlamentare radikale islamike, e cila mbron kauzat antiamerikane, Partia e Drejtësisë, e cila në zgjedhjet e vitit 2010 fitoi tre ulëse (deputetë) në Kuvendin e Kosovës.
Para disa viteve, kur SHBA kërkonte një vend ku të strehonte disa të burgosur të Guantanamos, të cilët nuk i pranonte asnjë vend, ku ishte Kosova, vendi më pro-amerikan i botës, sipas Çitakut, pse nuk ofroi strehim për ta? Do të ishte Shqipëria, që ofroi strehim për ta, me arsyetimin se i detyrohemi SHBA për çlirimin e Kosovës. E njëjta gjë ndodhi në 2012, kur SHBA kërkonte të strehonte 210 muxhahidinë iranianë, të cilët gjithashtu nuk i pranonte asnjë vend. Kosova nuk u ofrua t? i strehonte ata. Përsëri këtë e bëri Shqipëri, për shkak të detyrimeve që kishim ndaj SHBA si çlirues i Kosovës. Kur SHBA në 2013 i kërkoi Shqipërisë që të pranonte që armët kimike siriane të silleshin në Shqipëri për t? u shkatërruar, Qeveri ?Rama? që e pranoi fillimisht këtë kërkesë amerikane, nxorri si arsye detyrimin që iu kishim SHBA për çlirimin e Kosovës. Por shteti më pro-amerikan i botës nuk u ofrua as këtë herë për ta kryer këtë shërbim. Kur SHBA në 2016 nuk dinte çka të bënte me disa mijëra muxhahidinë iranianë, të mbetur në besë të saj, të cilët nuk i pranonte asnjë vend, nuk u ofrua Kosova t? i strehonte, por Shqipëria, megjithëse kishte pranuar më herët të strehonte një pjesë të tyre, madje më tepër se i takonte përpjestimisht brenda NATO-s. Kosova as që u ndje për këtë gjë.
Shqipëria, që prej shumë vitesh mban një peshë të madhe në misionet paqeruajtëse, e inkurajuar nga SHBA që ta rritë pjesëmarrjen e saj. Këtë peshë me kosto të madhe financiare, shteti shqiptar e mban në emër të asaj që ka bërë SHBA për çlirimin e Kosovës. Kosova as që është ndjerë ta lehtësojë koston financiare të kësaj pjesëmarrjeje të Shqipërisë në misionet paqeruajtëse, por është akomoduar me atë që nuk merr pjesë në këto misione, sepse nuk është vend anëtar i OKB-së.
Dikush mund të thotë se ka edhe Shqipëria detyrime ndaj SHBA. Ashtu është, kemi detyrime madje për shërbime jetike, por këto datojnë në vitin e largët 1920, kur SHBA mbrojti kufijtë e Shqipërisë. Edhe për këtë duhet t? i jemi mirënjohës SHBA, por kush në Europë shpreh sot mirënjohje për detyrime kaq të largta në kohë ndaj SHBA? Pjesa më e madhe e vendeve të Europës kanë detyrime të ngjashme jo më pak se ne, madje më shumë se ne në Luftën e Parë e të Dytë Botërore, si dhe në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore. SHBA dërgoi dy herë ushtrinë e saj nga ana tjetër e Atlantikut për ta çliruar dy herë Europën. Pas Luftës së Dytë Botërore Ushtria Amerikane qëndroi në Europën Perëndimore për ta mbrojtur atë nga pushtimi sovjetik. A ka ndonjë vend tjetër europian që ndjen detyrim ndaj SHBA për këto shërbime, si Shqipëria? Nëse nuk do të kishte qenë lufta e SHBA për çlirimin e Kosovës, në Shqipëri sot nuk do të ekzistonte e njëjta ndjenjë mirënjoheje historike ndaj SHBA.
Kosova është larg të qenit një vend pro-amerikan, jo më vendi pro-amerikan i botës. Vetë kjo ambasadorja Çitaku, nëse Qeveria e Kosovës nuk do t? ia kishte plotësuar dëshirën që të shkonte si ambasadore në SHBA, në kohën që kryen studimet pasdiplomike në Amerikë për një nga gradat shkencore që koleksionon, ajo do të ishte bërë antiamerikane, e kushedi se çfarë do të kishim dëgjuar prej saj, ashtu si prej Surroit.
Policia e Shtetit ka arrestuar ish-mësuesen e Medresesë së S...
Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, z Borchardt, në një int...
Fiks fare sjell sot një investigim që tregon mënyrën se si k...
Pas një raporti kritik të Kontrollit të Lartë të Shtetit për...
Ambasada Amerikane shprehet se për të aplikuar për vizë turi...
Një mësues në shkollën “Irakli Terova” në Korçë ka sfiduar n...
Citynews publikoi disa ditë më parë lajmin se deputeti socia...
Një video e publikuar nga JOQ tregon problemet e shumta të s...
Një shtetas 57-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në...
Një shtetas 57-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet brenda ambien...
Policia e Tiranës ka zbuluar një grup shitësish të lëndëve n...
Një furgon me nxënës shkolle është përplasur mesditën e me a...
Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e pafajësisë për dy ba...
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Laprakë, krye...
Kompania “Polaroid” ka prezantuar aparatin e saj fotografik ...
Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Teheran, ku zjarri shkrum...
Policia Rrugore bëri sot bilancin e vitit 2016 për sigurinë ...
Komisioni Hetimor për prishjen e kontratës me CEZ është mble...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot n...
Një 19-vjeçare është ndaluar sot nga Policia e Beratit, pasi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...