Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Në Shqipëri, prorusin e kamufluar, i cili për arsye të ndryshme, kujdeset të mos e shfaqë pikëpamjen e vet për Rusinë, mund ta ndeshni si një intelektual, politikan, punonjës i OJF-ve, gazetar, pedagog universitar, nëpunës i administratës, diplomat, ish-ushtarak, oficer, magjistrat (gjykatës, prokuror), biznismen, punonjës të shërbimeve të fshehta shqiptare, student ambicioz, mafioz etj. Prorusin megjithatë mund ta dalloni lehtë, nga disa shenja:
1) Përdor fjalën përçmuese «çeçenë» për shqiptarët e Shqipërisë së Veriut. Kjo fjalë ka nisur të përdoret në kohën e Luftës së Parë Ruso-Çeçene (1994-1996) Atëherë çeçenët mbi çeçenët ra urrejtja e thellë e rusëve dhe e prorusëve për shkak se çeçenët i bënë qëndresë me sukses ushtarakisht Rusisë dhe e poshtëruan atë. Për këtë shkak edhe prorusët shqiptarë gjetën fjalën «çeçen» për të etiketuar përçmueshëm shqiptarët e ardhur në Tiranë dhe Durrës nga Veriu. Ai që e shan tjetrin si «çeçen» e shikon veten si «rus». Dhe në fakt fjala «çeçen» u përhap mes asaj pjese të popullsisë që kishte një traditë komuniste rusofile që nga koha e Luftës së Dytë Botërore dhe më pas të miqësisë ideologjike me Bashkimin Sovjetik. Kjo pjesë e popullsisë, u identifikua me rusët dhe projektoi tek ata që i urren, shqiptarët e Veriut të Shqipërisë, imazhin e armikut të rusëve, që janë çeçenët. Një ditë i thashë një intelektuali, që po shprehej me përbuzje për shqiptarët e Veriut, duke i quajtur ?çeçenë?, për të cilin isha i sigurt se ky njeri nuk kishte parë kurrë në jetën e vet një çeçen: ?Mirë se ju i urreni shqiptarët e Veriut se sipas jush qenkan njerëz të këqinj, por çeçenët çfarë ju kanë bërë? Ata, edhe nëse u kanë bërë të këqija ua kanë bërë rusëve. Me këtë ju po vetëshpalleni rusët e Shqipërisë?. Ai nuk diti ç? të më thoshte tjetër veç të ngërdheshej. Meqënëse bashkëbiseduesi im pati ndodhur të qe intelektual, vazhdova t? i them, duke përdorur një koncept të Jungut se ai kishte arhetipin sllav, ose më saktë filosllav për paradigmën mik-armik. Derisa për të sllavët, posaçërisht rusët qenë të mirët, armiqtë e tyre, çeçenët qenë të këqinjtë. Prej këtej, çdo njeri i keq qe ?çeçen?. Është e qartë se ai shprehte mendësië e të huajve-armiq të Shqipërisë. Përdorimi i fjalës «çeçen» mes shqiptarëve është menduar me shumë kujdes në qendra të specializuara brenda dhe jashtë Shqipërisë, në Beograd dhe Moskë.
2)Rrugën e Kombit e quan Rruga e Çeçenëve!
3)Nëpër dasma dhe festa të ndryshme familjare ku ka muzikë dhe kërcim, nuk do ta harrojë muzikën e valles ruse «Kamarinskaja» (E lin kakalin kamalja), të cilën e kërcen ose e duatroket me entusiazëm, varësisht shëndetit që gëzon prorusi.
4)Është antifashist, por antifashizmi i tij është i sinkronizuar me orën e Moskës, dhe quan 9 majin si ditë të fitores mbi fashizmin, jo 8 majin, ndonëse kur kapitulloi Gjermaniza naziste në 8 maj 1945, në Shqipëri, për shkak të zonës kohore ishte ende dita e 8 majit, dhe nuk kishte hyrë 9 maji si në Moskë.
5)I miraton kritikat për mungesën e lirisë dhe të demokracisë në Rusi, por menjëherë e hedh fjalën te shpirti rus, për të cilin flet me admirim të madh.
6)E teston bashkëbiseduesin për qëndrimin ndaj Rusisë, duke e pyetur se çfarë mendon ai për Rusinë. Sapo bashkëbiseduesi i shpreh edhe simpatinë më të vogël për Rusinë, prorusi kalon në një shpërthim adhurimi dhe përkushtimi të gjithanshëm ndaj Rusisë, ku përzihen propaganda proruse me nevojën e brendshme për të artikuluar rusofilinë.
7) Në situatën konfidenciale të krijuar si më sipër, thotë se «Jalta» (e ka fjalën për Marrëveshjen e Jaltës për ndarjen e Europës, të vitit 1945, është në fuqi ende, pa e shpjeguar se si është e mundur kjo gjë, kur është shpërbërë edhe Bashkimi Sovjetik, jo më blloku sovjetik.
8)I përdor ndërkëmbyeshëm fjalët «Rusi» dhe «Bashkim Sovjetik».
9)I duket normale Rusia shumë e madhe, por anormale Shqipëria e Madhe, shumë e shumë më e vogël se Rusia, e në çdo rast edhe se Serbia.
10)Nëse quhesh «Petrit», për prorusin je «Petja» me versionin rus të emrit tënd. Është domethënëse që ambasadori i Shqipërisë në SHBA, pas vitit 1997, i dërguar nga Qeveria e Partisë Socialiste në pushtet, Petrit Bushati, quhej Petja nga të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit të kohës kur mbajti detyrën, që nga Presidenti Meidani, kryeministrat Nano, Majko dhe Meta, Ministri i Punëve të Jashtme Milo etj.
11)Si nën zë thotë se serbët shprehen që ata çuditen se aq sa mund të vendosin marrëdhënie të mira me shqiptarët e Shqipërisë, aq e kanë të pamundur ta bëjnë këtë me shqiptarët e Kosovës, që janë njerëz të egër.
12)I quan «çeçenë» edhe shqiptarët e Kosovës.
13)Shan SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Europian, por duke u shtirur se po iu bënë jehonë kritikave që amerikanët dhe europianët kanë për këto çështje.
14) Kujdes! Prorusi i kamufluar shpesh shtiret si proamerikan i flaktë. Deri më sot, pra në epokën sorosiane të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane (1991-2016), pra pra Epokës Trump, elita e prorusëve të kamufluar ka qenë në protokollin e pritjes të ambasadës amerikane në Tiranë. Deri më sot kjo specie hyn lirisht dhe ka pozita të privilegjuara në të gjitha qendrat amerikane në Tiranë, që nga ambasada te USAID, ashtu dhe OJF-t fitimprurese amerikane, ku është i privilegjuar dhe i përkëdhelur./Kastriot Myftaraj
Qytetari nga Ungri i Lezhës Ndoc Mark Marku denoncon në emsi...
Në një intervistë për “TemA, gazetari investigativ Artan Hox...
Në vitet 2014-2015 mora përsipër edhe njëherë drejtimin e me...
Shefi i emergjencave: Në vend të makinave zjarrëfikëse, mont...
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit ka vendosur të mo...
I dërguar në Librazhd me paratë e Partisë Demokratike për të...
Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme këngëtarja Anita Take. Ajo...
Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima, i ftuar në një televi...
Mund të duket e çuditshme por në Spanjë është një traditë e ...
Gjatë ditës së sotme Strukturat e Drejtorisë Vendore të Poli...
Drejtoria vendore e Policisë së Elbasanit ka zhvilluar sot a...
Një shtetas 25-vjeçar ka humbur jetën në dush.Burime nga pol...
Partitë e vogla parlamentare të opozitës ia bënë të qartë që...
Rusët pohojnë se nuk kanë materiale sekrete kundër Donald Tr...
Ministri i Financave ka komentuar sot raportin e INSTAT për ...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka hapur qendrat ...
Deputeti i Rilindjes Eduard Ndocaj ka reaguar per vonesat ne...
Marrëveshja e nënshkruar mes LSI dhe McKeon Group, një kopje...
Moti i keq që ka mbërthyer vendin dhe mbarë Europën ka kriju...
Partia Demokratike është e shqetësuar nga vendimi i sotëm i ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...