(Ekskluzive) Zyrtare/ Mbyllja e shkollave dhe kopshteve nuk do shtyhet
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit ka vendosur të mo...
Shefi i emergjencave: Në vend të makinave zjarrëfikëse, montojmë fuçi uji mbi kamiona
Shërbimi për Mbrojtjen dhe Shpëtimin Ndaj Zjarrit është lënë në harresë për shumë kohë . Ai “mbahet në këmbë” me automjete të amortizuara ose të paregjistruara. Këtë fat duket se e kanë të gjitha Zjarrfikëset në vend. Veç kësaj, problematike mbetet numri i reduktuar i punonjësve , mungesa e uniformave të zjarrit dhe sistemit të ndërlidhjes . “Heronjtë” shqiptarë madje janë detyruar të vënë para nga xhepi i tyre për të riparuar defektet e automjeteve të viteve ?70 ??80.
Fiksi shkoi në disa qytete për të parë nga afër gjendjen dhe infrakstrukturën në të cilat PMZSH-të punojnë he japin ndihmën e shpejtë.
Në Prrenjas, emergjencat civile e japin ndihmën e shpejtë me depoziat uji të montuara mbi kamion
Fiks Fare ka qënë në Bashkinë e Prrenjasit e cila nuk ka shërbim Zjarrfikës. Banorët shprehen se në të gjitha rastet i kanë shuar vetë zjarret pasi edhe shërbimi që ju ofrohet nga Librazhdi vjen me 4 orë vonesë. ? Patëm një rast para disa kohësh ku u dogj një biznes këtu afër , kur mbërriti Zjarrfiksja e Librazhdit pas 4 orëve ne e kishim shuar vetë zjarrin? u shpreh një banor. Sipas drejtorit të Shërbimeve Sociale dhe Emergjencave Civile Nebi Muçaj, situatat e zjarrit janë zgjidhur me mënyra alternative. Muçaj shpjegon se mungesa e infrastrukturës në pajisje si dhe asaj rrugore e cila e vonon dhënien e ndihmës nga Librazhdi, ka bërë që fikja e zjarreve të bëhet nga depozitat e ujit të cilat montohen mbi kamionë. “Kemi ndërhyrë vetë sidomos kur bëhet fjalë për pyjet. Në kamionë të mëdhenj kemi montuar depozita me ujë dhe me pomë kemi shuar zjarret. Vjet humbëm rreth 30 hektarë pyje, pjesën tjetër e shpëtuam në këtë mënyrë” shprehet ai. Situata sipas Muçajt është më e vështirë kur bëhet fjalë për të ndërhyrë në rastet e aksidenteve rrugore të cilat janë të shumta. “Ne nuk kemi pajisje për të ndërhyrë ,por edhe Librazhdit i mungojnë totalisht” thotë ai. Lidhur me këtë problematikë Muçaj pohon se është çelur një fond nga qeveria shqiptare prej 70 milion lekësh të vjetra të cilat mjaftojnë vetëm për rrogat e 9 punonjësve. Ndërsa përsa i përket pajisjeve ,automjeteve si dhe godinës ai thotë se nëpërmjet fondit që do të çelë Bashkia e Prrenjasit si dhe me ndihmë të partnerëve italianë do t?i jepet një zgjidhje dhe këtij problemi.
Librazhd, zjarrfikësja e vitit 1964
Punonjësit blejnë uniformat dhe mjetet me lekët e tyre
Në stacionin e Zjarrfikësve të Librazhdit i cili mbulon veç dy bashki atë të Prrenjasit dhe Librazhdit edhe fshatrat përreth situata është e mjerueshme . Ky stacion ka vetëm dy automjete, një i përket vitit 1964, totalisht të amortizuara. Shefi i këtij shërbimi Vladimir Duro e pohon këtë fakt, madje thotë se prej vitesh nuk është investuar fare në këtë shërbim. Automjetet sipas tij tashmë janë jashtë çdo standarti. Dhe numri i punonjësve është zvogëluar. Në bazë të ligjit në 1500-2000 banorë duhet të ketë 1 zjarrfikës. Nesë ligji do të zbatohej shërbimi do ishte shumë herë më i mirë, porn kostot janë të larta ndaj e bëjnë atë të pamundur. Kështu edhe Zjarrfiksja e Librazhdit nga 14 punonjës që duhet të kishte ka vetëm 9. Duro tregon se të gjithë punonjësit për të mbajtur në këmbë këtë shërbim kanë investuar para nga xhepi i tyre për stacionin duke blerë deri tek tavolinat, karriket si dhe mjetet e kuzhinës. Ky stacion sipas shefit ka pasur një fond prej 4 milion lekësh të cilat janë shpenzuar për të bërë shërbimet më kryesore të makinave. ?Ende nuk janë rregulluar totalisht nga amortizimi i madh i tyre? citon Duro. Në stacion ka edhe një autoambulancë e cila është jashtë funksionit, pasi nuk ka asnjë mjet në brendësi dhe as bombël oksigjeni për të ndërhyrë. Një tjetër problematikë me të cilën hasen zjarrfikësit e Librazhdit është terreni i vështirë nëpër fshatra, Duro thotë se është e pamundur të ndërhysh. “Terreni i fshatrave është malor dhe e vështirëson më shumë ndërhyrjen . Ne ka pasur raste kemi shkuar në qendër të fshatit, por s?kemi shkuar dot më tutje, as tubo s?kemi” shprehet ai. Në këtë stacion prej vitesh punonjësit nuk pajisen me uniforma si dhe mungon sistemi i ndërlidhjes. Zjarrëfiksit komunikojnë në terren nëpërmjet telefonit celular .
Elbasan, 3 bashki me 5 makina
Në vend të radiove, përdorin celularë
Amortizimi i automjeteve, mungesa e sistemit të ndërlidhjes si dhe e uniformave ka prekur edhe stacionin e Zjarrfikses në Elbasan. Ky i fundit mbulon veç bashkisë së qytetit edhe Bashkinë e Belshit dhe Cërrikut. Tajar Alla, shef i shërbimit tregon se edhe pse 5 -së makinat që ka ky stacion janë të amortizuara nëpërmjet shërbimeve të shpeshta ato janë funksionale . “Janë makina të vjetra të viteve ?70-?90-?92 ne i kemi bërë servis herë pas here. Shërbimi kushton sepse janë pjesë që mezi gjenden dhe janë të shtrenjta” shprehet ai. Përsa i përket sistemit të ndërlidhjes Alla tregon se dikur ka pasur, por aktualisht ai bëhet nëpërmjet telefonave. Problemin e mungesës së uniformave Alla thotë se e kanë zgjidhur duke marrë dhurime nga shoqata të ndryshme.” Uniforma kemi marrë për herë të fundit nga shteti në 2007, por herë pas here kemi marrë dhurata ,donacione të ndryshme” shprehet ai.
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit ka vendosur të mo...
I dërguar në Librazhd me paratë e Partisë Demokratike për të...
Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme këngëtarja Anita Take. Ajo...
Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima, i ftuar në një televi...
Mund të duket e çuditshme por në Spanjë është një traditë e ...
Gjatë ditës së sotme Strukturat e Drejtorisë Vendore të Poli...
Drejtoria vendore e Policisë së Elbasanit ka zhvilluar sot a...
Një shtetas 25-vjeçar ka humbur jetën në dush.Burime nga pol...
Partitë e vogla parlamentare të opozitës ia bënë të qartë që...
Rusët pohojnë se nuk kanë materiale sekrete kundër Donald Tr...
Ministri i Financave ka komentuar sot raportin e INSTAT për ...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka hapur qendrat ...
Deputeti i Rilindjes Eduard Ndocaj ka reaguar per vonesat ne...
Marrëveshja e nënshkruar mes LSI dhe McKeon Group, një kopje...
Moti i keq që ka mbërthyer vendin dhe mbarë Europën ka kriju...
Partia Demokratike është e shqetësuar nga vendimi i sotëm i ...
Pak muaj më parë , një vajzë 20 vjeçare u paraqit në redaksi...
Shpenzimet e shqiptarëve në një vit kalendarik për argëtim, ...
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi për ish- Kryetarin e Bash...
Fotografi Hektor Pustina ka sjellë Tiranën tjetër, Tiranën e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...