Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Zhargoni politik u pasurua me një term të ri gjatë vitit 2016. Vetting-u, ose procesi i seleksionimit dhe kontrollit të gjykatësve dhe prokurorëve, ka qenë fjala më e lakuar jo vetëm nga politikanët e çdo niveli, nga diplomatët dhe zyrtarët ndërkombëtarë, por dhe nga njerëzit e thjeshtë, pavarësisht se një pjesë e tyre ende e kapin instiktivisht kuptimin. Por nëse Vetting-u, si pjesa thelbësore e reformës në drejtësi është hartuar dhe miratuar në letra gjatë vitti 2016, tashmë mbetet si sfida kryesore zbatimi i saj për 2017-n. Mbetet për t’u provuar gjithë ai investim i ndërkombëtarëve dhe ekspertëve vendas, gjithë ai mosbesim brenda dhe jashtë vendit, nëse Vetting-u do të jetë “ilaçi çudibërës? që do ta çlirojë sistemin tejet të sëmurë të drejtësisë, nëse do të bëjë drejtësi brenda “pallatit të drejtësisë? të anatemuar për korrupsion dhe injorim të ligjit në 25 vitet e fundit.
Por 2017-a ka të paktën dhe dy sfida të tjera në rrafshin politik. Mbaron mandati i presidentit Bujar Nishani dhe pritet të zhvillohet procesi i zgjedhjes së pasardhësit të tij, ndërkohë që vendi në 18 qershor ka të fiksuar zhvillimin e votimeve parlamentare. Në një klimë konfliktuale dhe mosbesuese mes mazhorancës dhe opozitës, kur në dy kampet kryesore ende janë të mjegullta aleancat dhe kur pritet që listat e deputetëve të ardhshëm të hartohen për herë të parë në kontekstin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit ? vetëm kaq mjafton për ta karakterizuar 2017-n si një 365 ditësh dinamik dhe dilematik për zhvillimet e brendshme, por dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Mark Marku: Ka shpresa për një sistem drejtësie më të mirë
Për shefin e Departamentit të Gazetarisë dhe të Komunikimit në Universitetin e Tiranës, prof. Mark Marku, miratimi i reformës në drejtësi dhe veçanërisht ajo pjesë e kësaj reforme që ka të bëjë me përzgjedhjen dhe kontrollin e gjykatësve dhe prokurorëve, ka krijuar pritshmëri të lartë në publik. Dhe sipas arsyetimit të tij, siç ndodh shpesh kur krijohen pritshmëri të mëdha ekziston edhe rreziku që ato të pasohen nga zhgënjim po aq i madh, siç ka ndodhur jo pak herë në këto vite të tranzicionit shqiptar. Prof. Marku shikon dy rreziqe në këtë aspekt: e para, që reforma të mbetet në letër, siç kanë mbetur në letër disa reforma të mëparshme të reklamuara me bujë, e dyta, që reforma të zbatohet keq, domethënë të përdoret si një instrument për të hequr disa gjykatës vërtetë të korruptuar dhe për të vendosur disa gjykatës pak, më pak ose po aq të korruptuar, por të kontrolluar politikisht nga ata që kanë në dorë procesin e përzgjedhjes së tyre. Megjithatë, nëse reforma zbatohet dhe mirë atëherë ajo patjetër do të ketë rezultate pozitive, thotë ai për Deutsche Welle-n.
“Kjo do të krijonte premisat për një sistem drejtësie më pak të korruptuar, domethënë më aktiv dhe më efikas në luftën ndaj korrupsionit politik dhe administrativ dhe rrjedhimisht edhe më shumë shanse për vendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Njëfarë shprese në këtë drejtim frymëzohet prej faktit se komisioni që do të bëjë përzgjedhjen do të jetë nën kontrollin e BE-së dhe kjo është vërtetë shpresëdhënëse. Personalisht mendoj se ka mundësi dhe shpresa për një sistem drejtësie më të mirë me reformën, por kjo nuk do të ndodhë menjëherë, dhe nuk do të arrihet pa vështirësi?.
Garant i reformës në drejtësi janë ndërkombëtarët
Për analistin e medias Arban Hasani, reforma në drejtësi mund të konsiderohet si arritja më e madhe jo vetëm e vitit 2016, por edhe e 25 viteve të pluralizmit shqiptar. Ai parashikon se aplikimi i Vetting-ut në vitin 2017 dhe ngritja e infrastrukturës institucionale që prodhon kjo reformë, do të bëjnë të mundur që pandëshkueshmëria të marrë fund. Mbi të gjitha, janë të gjithë premisat që qytetarët të mos kenë më përballë gjyqtarë dhe prokurorë arrogantë me pasuri të pajustifkuar që deri më sot kanë bërë pazar me të drejtat e tyre dhe me ligjin, thotë Arban Hasani një një prononcim për Deutsche Welle-n.
“Nga ana tjetër, një trupë e re dhe e pastruar mund të kthejë besimin tek publiku se edhe zyrtarë apo politikanë të korruptuar të marrin drejtësinë e merituar, pikërisht atë që ka munguar më së shumti këto 25 vite. Garant i këtij besimi për shërimin e sistemit të drejtësisë janë ndërkombëtarët, aq shumë të sulmuar prej rezistentëve, që për hir të stauquo-së, thirrën me të madhe edhe për cënimin e sovranitetit thjesht dhe vetëm për bllokuar këtë shpresë të fundit të qytetarëve. SHBA-të dhe BE-ja jo vetëm janë investuar plotësisht për këtë reformë, por janë edhe garancia kryesore që, ashtu siç u miratua kushtetuta e re, njësoj të rivendoset drejtësia dhe ligji i barabartë për të gjithë?.
Zgjedhjet e përgjithshme në qershor 2017 një test shumë i rëndësishëm
Dy sfidat e tjera të pritshme politike për vitin 2017, zgjedhjen e presidentit dhe votimet parlamentare Arban Hasani i shikon të ndara prej njëra tjetrës. Ai mendon se zgjedhja e kreut të shtetit duket se do të jetë ekskluzivitet i maxhorancës, e cila posedon dy të tretat për zgjedhjen që në raundin e parë, pa përmendur shumicën e thjeshtë që rezervohet në raundin e fundit.
“Debati nëse mund të ketë të tillë, do të jetë në cilësinë e kandidatit, staturën e tij publike, figurën sa më konsensuale të mundshme me qëllim shmangjen e problematikave të ardhshme mes insitucioneve. Sfida e kësaj maxhorance mbetet që Presidenti të jetë sa më përfaqësues, larg konflikteve partizane dhe të luajë rolin si garant i kushtetutës. Për fat të keq, megjithëse jemi shumë afër këtij momenti, ende nuk ka kandidatura të mbështetura publikisht. Kurse zgjedhjet e përgjithshme në qershor janë një test shumë i rëndësishëm për stabilitetin e brendshëm, por edhe për të ardhmen evropiane të vendit. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë rruga e vetme që mund të prodhojë rezultat pozitiv për këto qëllime. Ndaj jo vetëm votimet por edhe përzgjedhja e kandidatëve, zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, tonet e fushatës elektorale, pariteti mes palëve në respekt të ligjit, janë kushtet e domosdoshme që do të certifikojnë këtë proces dhe mos të përsëritet fjalia standarte e stërthënë nga organizmat monitoruese ?këto ishin zgjedhje më të mira se të mëparshmet’?.
Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, nëse për reformën në drejtësi shprehet me nota optimiste, për pjesën e zgjedhjeve është mosbesues, siç thotë ai për Deutsche Welle-n, me dyshime të forta. Prof. Mark Marku e mendon si një proces ku do të deformohet vota e qytetarëve.
“Kur flas për deformime kam parasysh gjithë gamën e manipulimeve të mundshme: presioni politik mbi votuesit, blerja e votës, përfshirja e grupeve kriminale në trafikimin e votave, angazhimin e administratës publike etj. Manipulimi i votave jo vetëm që do ta zhyste vendin në një situatë konfliktuale shumë të rrezikshme, por do të pengonte procesin e integrimit evropian të Shqipërisë pasi siç dihet një nga kushtet e vëna së fundmi nga BE-ja në këtë proces janë edhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Është ende koha që shoqëria shqiptare dhe partitë politike të marrin masa për shmangien e një skenari me manipulim që do ta zhyste vendin në konflikt dhe kaos?./DW
Prej disa ditësh po diskutohet lidhur me çështjen e bixhozit...
Nuk reagoi pasi KQZ-ja njëzëri vendosi për heqjen e mandati...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas 34-vjeçar pasi ...
Të mbajturit mjekrën nuk ofron vetëm një dukje të bukur dhe ...
Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas 53-vjeçar pasi ka ...
Viti i Ri 2017 ka hyrë zyrtarisht në disa vende të globit. F...
Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas 61-vjeçar pasi ka ...
Por, edhe pse e thonë shpesh që është shumë e vështirë të na...
Për mëngjes hani kos, drithëra, boronica dhe arra- që kanë p...
Një shqiptar është arrestuar disa ditë më parë nga polica it...
Policia e Tiranës ka publikuar sot videon e grabitjes së kaz...
Moti i kthjellët, por i ftohtë do të vijojë edhe gjatë ditës...
Por në fakt të kalosh ditën e fundit të vitit në shtëpi mund...
Dite mjaft e ngrohte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne...
Presidenti Obama deklaroi se do të vendosë sanksione mbi Rus...
Qytetet e mëdha në giithë botën po rrisin masat e sigurisë, ...
Gara botërore për të zgjedhur vaginën më të bukur në botë po...
Viti 2016-të mbyllet me një superndeshje. Këtë të Shtunë në ...
Një burrë 41 vjeçar, baba i dy djemve, ka rrëfyer për The Su...
Zv.kryeministri Niko Peleshi thotë se nga emigrimi në Gjerma...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...