web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur duhet të dyshoni ?

28 Dhjetor 2016, 18:30, Lifestyle CNA

Pjesë e një marrëdhënie të shëndetshme është edhe respektimi i pavarësisë së partnerit, duke përfshirë edhe miqësitë e tij. Por në qoftë se miqësia e partnerit me një femër tjetër duket e dyshimtë për ju, do të thotë që ekziston një arsye. Si ta kuptoni që partneri është thjesht mik me të apo është duke ju tradhtuar emocionalisht.

1?Ai është i fshehtë. Nëse partneri juaj nuk ju tregon se çfarë bën apo diskuton kur ndodhet me shoqen  tij nuk dëshiron që të dilni të dy bashkë me shoqërinë e tij, takohet me të në vende private dhe me pak njerëz, kjo do të thotë që ai ka diçka për të fshehur.

2?Të krahason me shoqen e tij. Nëse partneri të krahason me shoqen e tij, atëherë kjo do të thotë se ai e ka menduar se si do të ishte lidhja me të. Gjithashtu edhe krahasimi me femra të tjera thjeshtë nuk është mirë dhe nuk duhet bërë.

3?Mban gjithmonë anën e shoqes së tij. Nëse nuk të pëlqen diçka që bën apo thotë shoqja e tij, kjo nuk duhet të jetë një konflikt mes ciftit.

Diskutimi nuk duhet ta shqetësojë atë dhe në çdo rast partneri duhet t’ju dëgjojë. Por nëse ai e mbaron shoqen e tij me çdo kusht dhe çdo rrethanë, atëherë kjo do të thotë se mes tyre ka më shumë se thjeshtë miqësi.

4?Nuk i ndan më gjërat me ty. Nëse partneri bëhet i largët, nuk ju tregon më për jetën e j apo dhe si e kalon ditën kjo do të thotë se ato nevoja emocionale që dikur i plotësoje , janë duke u mbushur nga dikush tjetër tashmë. Por nëse nuk ka asnjë shqetësim lidhur me shoqet apo miqësitë që partneri frekuenton nuk ka asgjë për tu alarmuar.

Nëse nuk jeni e sigurt për lidhjen e tyre atëherë testojeni duke thënë: “Unë ndihem xheloze dhe e pasigurt në lidhje me shoqen tënde dhe se sa influencon ajo tek ty. Unë nuk jam e kënaqur me miqësinë tuaj dhe kjo po kërcënon marrëdhënien tonë.” Përgjigja që do të kthejë do të tregojë shumë gjëra nëse ai ka apo jo gjëra për të fshehur. Tregohuni e vëmendshme në atë që thotë. Nëse i del në mbrojtje shoqes, atëherë ka diçka për të fshehur në marrëdhënien e tyre, por nëse tenton t’ju mbushë mendjen se ju jeni e vetmja për të, atëherë nuk duhet të shqetësoheni shumë





10:30 Lifestyle

Kushtojuni familjes

Edhe nqs viti juaj ka qenë i ngarkuar, ky prag fundiviti ju ...

Lajmet e fundit nga