web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTOT/ Ja si tallet Veliaj me banorët e Kombinatit

24 Dhjetor 2016, 19:15, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njihet si një njeri që i pëlqejnë festat dhe zbukurimet. Me rastin e festave të fundvitit, ai ka zbukuruar kryqytetin duke e shndërruar në një nga vendet më të bukura të botës, kjo edhe falë shijeve prej ?francezi?.

Sic shihet edhe nga fotot e mëposhtme, Veliaj është kujdesur që cdo cep i Tiranës të zbukurohet, çdo zonë, çdo qendër e banuar, të ndjejë atmosferën e festave.

Kështu ka ndodhur edhe në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku pema e Vitit të Ri është tejet e veçantë. Duket se Veliaj kërkon ta rikthejë këtë zonë në lashtësi, kur ndoshta edhe atëherë zbukurimet do të ishin më tërheqëse.

Një pemë, e cila në fakt tregon realitetin mjeran në të cilën ndodhet kryeqyteti, por edhe fasadën që përdor Veliaj për ti hedhur hi syve të qytetarëve.

Më poshtë, fotot flasin vetë





Lajmet e fundit nga