Bordi i Transparencës merr vendimin/ Ja çmimet e reja për karburantet
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur të vazhdojë përplasjet me ndërkombëtarët dhe duket i vendosur për beteja të humbura politike.
Një betejë personale e kreut demokrat që prej muajsh kundërshton partnerët strategjikë të Shqipërisë. Basha bëri një rezistencë për miratimin e Reformës në Drejtësi, më pas procesin e Vettingut e çoi në Gjykatën Kushtetuese, disa ditë më parë çoi në Kushtetuese edhe KLGJ dhe KLP, Këshilli i gjyqësorit dhe prokurorisë.
Veprimi më i fundit i Bashës është një tjetër levizje kundër ndërkombëtarëve, ajo bllokon SPAK, prokurorinë speciale e cila nuk mund të ndërtohet pa u themeluar me parë ligjërisht KLP dhe KLGJ.
Lulzim Basha në emër të PD po zhvillon një beteje më ndërkombëtarët, megjithse e shikon çdo çast se ata janë të vendosur për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe pa asnjë ngurim zhvillon edhe një lojë të pisët politike në emër PD.
Në asnjë rast vendimet për tu çuar ligjet e mësipërme në Gjykatën Kushtetuese nuk janë marë në mbledhjen e kryesisë apo të grupit parlamentar të PD, i thanë disa burime zyrtare Citynews. Grupi thjesht vihet në dijeni si në rastin e parë, ku zhvillohet mbledhja dhe thuhet se materiali ështe çuar, pra thjesht një njoftim. Ose në rastin e fundit të ditës të mërkurë ku në mbledhjen e grupit të PD diskutohej organizimi, fushata dhe zgjedhjet, Basha del tek gazetarët dhe thotë se kishte cuar PD zyrtarisht në Gjykatë Kushtetuese pjesë të tjera të Reformës në Drejtësi.
Dy raste që tregojnë se Lulzim Basha vendimet dhe levizjet për bllokimin e zbatimit të reformës i ka personale dhe jo të konsultuara. Ndoshta Basha ka të drejtë në qëndrimet e tij, por ato janë pjesë e veprimeve politike zyrtare të PD jo të një individi. Duhet të jenë të konsultuara dhe dikutuara, të paktën në kryesi për të shkuar më pas edhe në një përgjegjësi politike të PD. Kreu demokrat flet për hapje dhe parti europiane nga ana tjetër vepron i mbyllur dhe merr vendime personale por duke u perpjekur ti shpallë si vendime kolegjiale .
Citynews mësoi se në asnjë rast Basha nuk i ka konsultuar vendimet çuarjen e ligjeve të fundit në Kushtetuese me grupin apo kryesinë, për të marrë mendimin pro apo kundër, thjesht dhe vetëm i ka vënë në dijeni ose e kanë mësuar nga mediat. Nuk janë të pakta dhe rastet kur i është kërkuar të çojë ligje në kushtetuese dhe nuk i ka çuar, kujtojme Ligjin e Arsimit të Lartë.
Rasti i humbjes së fundit në Gjykatën Kushtetuese (Vettingu), nga ana e PD ka edhe një humbës me emër dhe ai është Lulzim Basha. Por menjëherë sapo mësohet një humbje, shpallet një fitore, dhe ngrihet një tjetër betejë për tu humbur.
Të gjitha këto vendime dhe veprime personale të kreut demokrat Lulzim Basha që kanë sjellë përplasje me ndërkombëtarët, beteja të humbura dhe kosto politike janë pjesë e pasojave elektorale të Partisë Demokratike të cilat Basha nuk mund dhe nuk duhet ti faturojë tek partia. Ato janë beteja dhe dështimet e tij personale dhe veprime politike të pastudiuara që po i sjellin opozitës dëme të dukshme çdo ditë.
Vendimet Lulzim Basha merr vetë dhe krejtësisht personale ndërsa pasojat i kanë demokratët, PD dhe shqiptarët./Citynews
Kryesia e Keshillit te Bashkise Tirane (dmth maxhoranca) shp...
Meshkujt shqiptarë nuk duhet të frikësohen, pasi nuk janë pj...
Një kapërcim të tillë profesionesh rrallë kishim parë, prand...
Mustafa Nano thotë se pika më e dobët e qeverisë së Ramës, ë...
Të katërt pozicionet e mëposhtme janë për ata që s’kanë kohë...
Vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e...
NBG është një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri e cila ope...
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Fina...
...
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump publikoi so...
Krimi në familje ka goditur sërish. Ngjarja ka ndodhur në Ti...
Ashtu sic pritej ata u takuansot te qeshur. Fahriu mezi e pr...
Kur Martin Cooper prezantoi më 3 prill të vitit 1973 projekt...
Në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi R. Zh, 60 vjeç, ban...
A I COI KARTOLINE BASHA SOROSIT DHE SOROSISTEVE PAS VENDIMIT...
Ministri Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri i ka kërk...
Pas 10 muajve proces gjyqësor, tre gjyqtarët që po gjykojnë ...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka postuar në rrjete...
Duke nisur nga 1 Janari i vitit që vjen, qytetarët do të ken...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...