Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Nisi dhe përfundoi lufta në Aleppo të Sirisë, që zgjati më tepër se pesë vite, por jo ?lufta? në ?Aleppo? të Shqipërisë që është një zonë e gjerë me popullsi të dendur në Fier. Kjo luftë në Aleppon shqiptar, ka nisur para asaj në Aleppon sirian dhe po vazhdon pas tij. Për banorët e një zone të gjerë dhe me popullsi të dendur të Fierit, kjo nuk është aspak një luftë, në thonjza. Është një luftë e vërtetë, me ndryshimin e vetëm se shpërthimet në Fier vijnë nga nëntoka, dhe pasojat e tyre janë në trajtën e tërmeteve të vazhdueshme. Të indinjuar në kulm, banorët e asaj zone u ngritën përsëri këto ditë në protesta të dëshpëruara. Protestat e tyre u bojkotuan nga media, nuk u pasqyruan nga televizionet që dëshmuan varësinë qeveritare.
Kompania ?Bankers Petroleum? është duke përdorur një metodë moderne për nxjerrjen e naftës, duke përdorur shpërthimet me eksploziv për të arritur deri në shtresat e naftës. Është një metodë që ka dhënë rezultate shumë të mëdha në botë, dhe që ka dhënë edhe në Shqipëri. Vetëm se ka një problem, madje të madh. Në botë kjo metodë për arritjen e shtresave të naftës përdoret në zona të pabanuara. Në Shqipëri është duke u përdorur në një zonë të gjerë, të populluar, madje dendur, madje në një pjesë të saj, shumë dendur. Për këtë arsye ka shkaktuar dëme të mëdha, që nga dëmtimet e ndërtesave dhe pajisjeve të tyre, deri te stresi i përhershëm i popullsisë, dhe madje paniku masiv.
I kujt është faji? Kompania ?Bankers Petroleum? shfajësohet duke treguar një kontratë që e ka bërë me qeverinë shqiptare dhe ku i njihet e drejta të përdorë ndër të tjera edhe metodën e mësipërme të kërkimit, kuptohet të shprehur këtu në terma teknike. Është e vërtetë. Qeveria e Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë me një kompani të huaj duke i dhënë kësaj praktikisht të drejtën e ushtrimit të terrorizmit ndaj një zone të banuar të vendit.
A mos do të thotë kjo që nuk duhet shfrytëzuar ajo pasuri e madhe nëntokësore në atë zonë? Jo, aspak nuk dua të them këtë gjë. Pasuria të shfrytëzohet me përfitime për kompaninë dhe të ardhurat publike të Shqipërisë. Por, meqënëse dihej që kërkimet do të preknin një zonë të banuar, duhej që të ishte parashikuar në kontratë zgjidhja e këtij problemi. E nëse nuk u bë atëherë, qeveritë e tjera duhet ta kishin detyruar kompaninë që të përballej me ketë detyrim, duke bërë ndryshime dhe shtesa në kontratë.
Kontrata mes kësaj kompanie dhe qeverisë shqiptare është bërë në vitin 2004, kur në pushtet ishte Partia Socialiste, e cila është edhe sot, dhe kryeministër ishte Fatos Nano. Me këtë nuk dua të them se PS e ka të gjithë fajin në këtë histori, pasi këtë kontratë shumë problematike e respektoi edhe PD, në tetë vitet që ishte në pushtet (2005-2013), me Sali Berishën kryeministër. Qeveria ?Berisha? mund të kishte anuluar kontratën sa i përket lejimit të përdorimit të metodave për arritjen e shtresave të naftës me anë të shpërthimeve, për shkak se ato nuk mund të përdoren në një zonë të populluar. Asnjë gjykatë arbitrazhi ndërkombëtare nuk do të mund t? i jepte të drejtë kompanisë. Por Qeveria ?Berisha? nuk e bëri këtë dhe merret vesh, nuk e bëri sepse mori mitë (rryshfet) nga kompania.
Dhe kjo kontratë po respektohet edhe tani që PS u rikthye në pushtet, me Edi Ramën kryeministër. Sepse kompania është akomoduar me Ramën, ashtu si me Nanon dhe Berishën para tij. Sa herë që kompania e tepron veçanërisht rëndë, qeveria bën sikur e pezullon veprimtarinë e saj, dhe pas pak kohe e lejon përsëri të vazhdojë punën e saj.
Kur në pushtet është PS, heshtin veprimtarët mjedisorë dhe gazetat, televizionet, portalet pro PS-së. Kur në pushtet është PD, heshtin veprimtarët mjedisorë dhe gazetat, televizionet, portalet pro PS-së. Ata të LSI-së heshtin gjithmonë, kuptohet. Një herë para disa viteve kur në pushtet ishte PD, jam ndodhur rastësisht në një emision televiziv së bashku me disa veprimtarë mjedisorë që fajësonin me të madhe qeverinë e kohës për dëmtimet që pësonin banorët e Fierit. Këta të ashtuquajtur ekspertë mjedisorë, dhe ndër ta ishte një prej ekspertëve më të njohur të fushës, flisnin si të mos ekzistonte kontrata që në frazeologji teknike mashtruese e lejonte kompaninë që të bënte pikërisht atë krim që ata e denonconin me të drejtë. Kur unë ua vura në dukje këtë gjë, më thanë se isha duke mohuar që po ndodhnin shpërthimet, pra mohoja realitetin?! Në fakt, ata bënin sikur nuk e kuptonin ironinë time, se kështu u vinte për mbarë. Por banorët e zonës së dëmtuar, disa prej të cilëve komunikuan më pas me mua, e kishin kuptuar mirë.
Nejse, pavarësisht si flasim ne në Tiranë, ?Aleppo? mbetet atje në Fier, madje edhe pas paqes në Aleppo. Atëherë çfarë duhet të bëjnë banorët e asaj zone? Aq më tepër kur shikojnë Kryeministrin dhe ministrat që flasin me shqetësim për Aleppon e Sirisë! Atyre nuk u mbetet veçse të bëjnë ?protestë? me eksploziv në Tiranë te selia e Kryeministrisë. Atje me ta të bashkohemi të gjithë ne që nuk e duam ?Aleppon? në Shqipëri. Le të jetë kjo protestë e përgjakshme si e 21 janarit 2011, por me gjakun e atyre që kanë lejuar ?Aleppon? në Fier. Vetëm me ngjarje të tilla do të marrë kthesë vendi duke hyrë në rrugën e duhur.
Një ?protesë? me eksploziv ndaj qeverisë nuk është dhunim i rendit kushtetues, nuk është terrorizëm, në rastin kur qeveria legalizon terrorizmin ndaj një pjese të banorëve të saj, gjë që përbën një dhunim të rendit kushtetues nga vetë qeveria
Gjimnazistja pyet kryeministrin: Cfarë duhet të ndodhë tjetë...
Një prift i një kishte në një fshat të Italisë është nën het...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është fotografuar duke ec...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur të...
Kryesia e Keshillit te Bashkise Tirane (dmth maxhoranca) shp...
Meshkujt shqiptarë nuk duhet të frikësohen, pasi nuk janë pj...
Një kapërcim të tillë profesionesh rrallë kishim parë, prand...
Mustafa Nano thotë se pika më e dobët e qeverisë së Ramës, ë...
Të katërt pozicionet e mëposhtme janë për ata që s’kanë kohë...
Vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e...
NBG është një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri e cila ope...
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Fina...
...
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump publikoi so...
Krimi në familje ka goditur sërish. Ngjarja ka ndodhur në Ti...
Ashtu sic pritej ata u takuansot te qeshur. Fahriu mezi e pr...
Kur Martin Cooper prezantoi më 3 prill të vitit 1973 projekt...
Në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi R. Zh, 60 vjeç, ban...
A I COI KARTOLINE BASHA SOROSIT DHE SOROSISTEVE PAS VENDIMIT...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...