Përballë Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së/ Korreshi: Ja kur e mora vendimin për të garuar
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Muajt e fundit ka pasur disa deklarata kontradiktore për rritjen e pagës minimale për efekt të pagimit të kontributeve, duke bërë çështjen rreth këtij vendimi shumë konfuze.
Në aktin e dytë normativ për ndryshimin e buxhetit 2016 që tashmë është në Kuvend, thuhet se ?paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet?. Vitin e ardhshëm është përcaktuar tashmë që do të rriten si pagat ashtu dhe pensionet dhe në këtë linjë duhet të ndryshojë dhe paga minimale për efekt kontributesh.
Me herët në muajin tetor Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar se paga minimale për efekt kontributesh në sektorin privat nuk do të rritet. Nga ana tjetër pak javë më parë Këshilli Kombëtar i Punës ka lajmëruar rritje 13.6%, nga 22,000 lekë që është sot në 25,000 lekë. Këshilli Kombëtar i Punës, në mbledhjen e radhës, pritet ta diskutojë dhe do ta miratojë atë. Ndërsa burime nga shoqatat e biznesit pohojnë se ata kanë rënë parimisht dakord me ministrin e financave për një rritje të lehtë pagës minimale në 23 mijë lekë.
E ndërsa edhe brenda qeverisë nuk kanë munguar zërat e ndryshëm, vijnë edhe opinionet pro e kundër nga sipërmarrja e punëmarrësit.
Biznesi, ekspertët e sindikalistët ndajnë mendime të ndryshme.
Sipërmarrjet janë kundër. Me rritjen e pagës minimale, në kushtet kur ajo nuk është e lidhur me produktivitetin, bizneset pohojnë do të përballen me kosto më të larta, e që mund ta reflektojnë këtë te çmimet. Apo, më keq, siç thonë edhe vetë sipërmarrësit, mund të nxisë, me dëshirë, informalitetin. Florjan Zekja, drejtues i një biznesi fason, thotë se ?Rritja e pagës minimale për sektorin tonë do të ishte shkatërruese. Kostot e punës do të rriteshin ndjeshëm. Kjo do të bënte që porositësit të largoheshin në vende të tjera, si në Maqedoni apo në Tunizi?.
Edhe Gjergj Liqejza, një tjetër drejtues kompanie fasoni në Shkodër, thotë se në sektorin e fasonit, fondi i pagave zë rreth 60% të kostove dhe se rritja do të cenonte rëndë marzhin e fitimit të kompanive që operojnë. ?Nga njëra anë, tatimfitimi 15%, po kaq edhe tatimi mbi dividentin, 9% nga rritja e pagës minimale, të gjitha këto nuk bëjnë gjë tjetër veçse rrisin koston e punës dhe na bëjnë jo konkurrues?, thotë z. Liqejza.
Në kahun tjetër, sindikatat kanë kërkuar rritje të pagës minimale. Kol Nikollaj, President i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë thotë se ata kanë miratuar një rezolutë, e cila iu drejtua strukturave qeverisëse dhe vendimmarrjes politike, duke kërkuar një rritje të pagës minimale në masën 30%.
Në vitin 2013 paga minimale për efekt të kontributeve shoqërore, u bë 22,000 lekë nga rreth 19,000 lekë që ishte. Në këtë kohë u përcaktua edhe që paga minimale për efekt të sigurimeve shoqërore do të ishte e barabartë me pagën minimale për efekt punësimi të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Kjo u bë edhe për efekt llogaritjesh për ndryshimet që pësoi sistemi i pensioneve./Monitor
Është vrarë nga policia italiane autori i sulmeve të disa di...
Një 24-vjeçar ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vaj...
Darka e fundvitit me deputetët dhe ministrat e maxhorancës n...
PS ka thirrur sot Asamblenë e saj. Ajo ka filluar pak me par...
Tridhjetë vite burg është dënimi i dhënë një ditë më parë ng...
Politika shqiptare dhe administrata janë të mbushura nga kri...
Emri i 23-vjeçares Desara Mançellari u mediatizua në prill t...
Dita e shtunë pritet të jetë ditë historike për gjithë shqip...
I dyshuarit për aktin terrorist në Berlin ka ardhur në vitin...
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Forcë kanë mundur t...
Policia gjermane ka kumtuar se personat e arrestuar dyshohen...
Ato janë simbole te pasarelave por edhe botës së showbizz.Ng...
Parlamenti ka mbyllur dje punimet për vitin 2016 në një sean...
Ka rrezik qe Plutoni te sjelle edhe debate, por edhe pasion ...
Pas Italisë dhe Belgjikës në muajin dhjetor dhe Gjermania fi...
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të regjimit fashist, bet...
Hashashi, e vërteta përtej mitit-kjo është tema e emisionit ...
Nga Prokuroria e Përgjithshme, live në studion e Opinion, ka...
Përzierja e hudhrës dhe qumështit mund të tingëllojë e çudit...
Deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami, i ftuar në emsionin “Opi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...