web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dogji 4 makina të dashurit/Gjykata dënon me burg 23-vjeçaren

23 Dhjetor 2016, 08:53, Aktualitet CNA

Emri i 23-vjeçares Desara Mançellari u mediatizua në prill të vitit 2016 për shkak të përfshirjes së saj në një zjarrvënie të qëllimshme me pasojë shkatërrimin e katër automjeteve në Tiranë.

Automjetet e dëmtuara u përkisnin familjarëve të një djali me të cilin ajo kishte pasur një raport dashuror por që ishte prishur.

Dy ditë më pare, në përfundim të 6 seancave, gjykata shpalli vendimin përfundimtar duke e deklaruar fajtore, 23-vjeçaren. Ajo u dënua me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie, dënim që shkoi në 2 vjet e 4 muaj për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar.





Lajmet e fundit nga