Përballë Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së/ Korreshi: Ja kur e mora vendimin për të garuar
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Një 24-vjeçar ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë,dikur e dënuar për ushtrim prostitucioni, duke i kërkuar kësaj të fundit, që të bëhej prostitute e tij dhe të punonin së bashku.
I riu Jonader Bami, nga Lapraka e ka kanosur me jetë vajzën me inicialet R.C, madje në një rast ka tentuar ta rëmbejë këtë të fundit me një taksi,duke e kapur për flokësh, por nuk ka mundur ta marrë atë me vete. E trembur nga kjo situatë e pakëndshme, vajza i është drejtuar policisë së Tiranës, duke i pohuar oficerëve të kësaj të fundit se duhet ta ndihmonin për shkak se një person, kërkonte ta shfrytëzonte si prostitutë.
Gjithçka ka ndodhur më datë 8 korrik 2016 kallezuesja R.C ka bërë kallzim pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, duke denoncuar se i pandehuri Jonader (Jonadri) Bami prej një muaji e përndjek dhe shqetësohet prej tij.Kallëzuesja ka patur njohje të mëparshme me të pandehurin, raporton Shqiptarja.com. I pandehuri sipas kallëzueses i del përditë para shkallës së pallatit ku jeton dhe i kërkon të kryejë marrëdhënie seksuale.
Ai në shumë raste i ka dalë përpara në rrugë e ka kapur për duarsh duke insistuar që ajo të shkojë në motel me të dhe më pas i ka kërkuar që të lidheshin bashkë për të bërë punë të mëdha. Për këto veprime ky i pandehur është dënuar pak ditë më parë, me 8 muaj nga gjykata e Tiranës.
Kallëzuesja ka qenë e dënuar më parë për ushtrim prostitucioni dhe duke ditur këtë fakt i pandehuri i ka kërkuar që të rifillojë përsëri të ushtrojë prostitucion në mbrojtjen e tij dhe fitimet t?i ndanin së bashku. Në raste të veçanta i pandehuri e ka kërcënuar duke iu referuar fisit të tij dhe duke i thënë se do të punonte për llogari të tij.
Kallëzuesja në mënyrë të vazhdueshme e ka refuzuar këtë propozim, por i pandehuri Jonader (Jonadri) Bami ka insisituar madje dhe me kërcënime se ajo duhet të ushtronte prostitucion për të patjetër. Edhe në rastet kallëzuesja i ka thënë se do të bënte denoncim në polici.
Ndërkohë në datën 8 korrik 2016 kallëzuesja R.C ka dalë nga banesa rreth orës 11:00 dhe personi nën hetim i ka dalë përpara dhe ka tentuar ta hipë në një taksi por taksia nuk ka ndaluar.
Sipas kallzueses ai ka qenë i dehur me pije alkolike dhe e ka kapur për flokësh duke e qëlluar dhe më pas i ka marrë telefonin nga dora të markës LG dhe është larguar. Pas kësaj ngjarjeje kallëzuesja është paraqitur pranë organeve të policisë duke bërë kallzimin ndaj personit në hetim.
Të ndodhur para këtyre fakteve Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariatit te Policisë Nr.1 Tiranë kanë ndjekur dhe kanë kryer arrestimin e Jonader (Jonadri) Bami.Tashmë ky i fundit është dënuar nga gjykata e Tiranës me 8 muaj burgim./TemA
Darka e fundvitit me deputetët dhe ministrat e maxhorancës n...
PS ka thirrur sot Asamblenë e saj. Ajo ka filluar pak me par...
Tridhjetë vite burg është dënimi i dhënë një ditë më parë ng...
Politika shqiptare dhe administrata janë të mbushura nga kri...
Emri i 23-vjeçares Desara Mançellari u mediatizua në prill t...
Dita e shtunë pritet të jetë ditë historike për gjithë shqip...
I dyshuarit për aktin terrorist në Berlin ka ardhur në vitin...
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Forcë kanë mundur t...
Policia gjermane ka kumtuar se personat e arrestuar dyshohen...
Ato janë simbole te pasarelave por edhe botës së showbizz.Ng...
Parlamenti ka mbyllur dje punimet për vitin 2016 në një sean...
Ka rrezik qe Plutoni te sjelle edhe debate, por edhe pasion ...
Pas Italisë dhe Belgjikës në muajin dhjetor dhe Gjermania fi...
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të regjimit fashist, bet...
Hashashi, e vërteta përtej mitit-kjo është tema e emisionit ...
Nga Prokuroria e Përgjithshme, live në studion e Opinion, ka...
Përzierja e hudhrës dhe qumështit mund të tingëllojë e çudit...
Deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami, i ftuar në emsionin “Opi...
Interneti në gjithë botën do të ndërpritet për 24 orë brenda...
Gazetari i “ABC News”, Flamur Vezaj në studion e emisionit O...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...