Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Venecia dha sot opinionin për ligjin e ?vettingut?, por duket se palët politike nuk e përkthejnë njësoj.
Kryeministri i vendit Edi Rama, shkruan në rrjetet sociale se ligji i Vetingut është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës sonë dhe tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese t’i hapë rrugë një zbatimit të tij.
Ndryshe nga Rama, ish-kryeministri Sali Berisha, shprehet se opinion i Venecias eshte nje sukses i madh i eksperteve te opozites.
Sipas tij, ky është një sukses tjeter madhor i opozites ne mbrojtjen e standarteve nderkombetare te sistemit te drejtesise!
Më poshtë qëndrimet e Ramës dhe Berishës
Edi Rama
Tanimë Opinioni i Komisionit të Venecias mbi Ligjin e Vetingut, është në tryezën e Gjykatës Kushtetuese. I qartë dhe pa asnjë ekuivok!
Ligji i Vetingut është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës sonë dhe tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese t’i hapë rrugë një orë e më parë zbatimit të tij. Sepse populli i Shqipërisë ka 26 vjet që kërkon dhe pret nga Drejtësia të jetë e lirë, e drejtë dhe e barabartë për të gjithë; sepse Shqipëria ka 26 vjet që kërkon dhe pret të negociojë anëtarësimin në Bashkimin Europian; sepse nuk ka më asnjë ditë për të humbur më tutje qoftë për të larguar nga Pallati i Drejtësisë, përmes Ligjit të Vetingut, gjykatësit e prokurorët e korruptuar dhe qoftë për të afruar më shpejt, përmes fillimit të negociatave, Shqipërinë me Shtëpinë e Europës së Bashkuar!
Gjykata Kushtetuese mund ta kishte mbaruar me kohë këtë punë dhe sot Shqipëria do të kishte nisur zbatimin e Ligjit të Vetingut e po ashtu, edhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Askush nuk më bind dot se gjykatësit tanë kushtetues kishin vërtet nevojë për Opinionin e Venecias dhe nuk e bënin dot punën e tyre pa të! Ata kanë treguar se kur duan, dinë ta bëjnë më së miri detyrën e tyre në shërbim të Kushtetutës e të interesave të këtij vendi. Nuk u mungon as dija dhe as eksperienca!
Ne nuk do të dorëzohemi në përpjekjen tonë për ta operuar thellësisht sistemin e kalbur të drejtësisë, përmes zbatimit të Reformës në Drejtësi që nuk mund, nuk duhet dhe nuk do ta lemë të mbetet në letër. Në emër të të gjithë shqiptarëve që duan të njëjtën gjë, u bëj thirrje gjykatësve kushtetues të Republikës së Shqipërisë të na dorëzojnë sa më parë vendimin e tyre, për këtë ligj që hap rrugën e pastrimit të Pallatit të Drejtësisë!
Uroj që Gjykata Kushtetuese të mos bëhet mburojë e të shkuarës që prej çerekshekulli mban peng drejtësinë në këtë vend, po të vendoset në anën e duhur të historisë.
Sali Berisha
Komisioni i Venecias foli perseri!
Nje sukses tjeter madhor i opozites ne mbrojtjen e standarteve nderkombetare te sistemit te drejtesise!
Rama nuk mund te kape drejtesine.
Te dashur miq, opozita, ekspertet e saj te shkelqyer, derguan ne Gjykate Kushtetuese ligjin e Vettingut, pasi sipas tyre, me kete ligj, Edi Rama vendos ne kthetrat e tij nepermjet institucioneve qe drejtohen nga sekretare mafioz te burimeve njerezore apo statutit te Partise Siçiliste.
Ky shqetesim madhor i opozites merr pergjigje te shkelqyer nga Komisioni i Venecias, i cili ne konkluzione te miratuar prej tij vlereson ne menyren me serioze kete shqetesim, dhe ne konkluzione dhe ne nje seri nenesh si 64; 58; 57 i kerkon Gjykates Kushtetuese te shqyrtoje ligjin dhe te garantoje kontrollin e plote te procesit nga trupa kushtetuese, te drejtoje dhe kontrolloje plotesisht procesin e vettingut si dhe çdo prove, dokument apo gje tjeter te organeve qe varen te Edvini!
Ky eshte nje sukses i madh i eksperteve te opozites, te cilet ndonese nuk i jane drejtuar vet komisionit, por gjejne plotesisht te adresuara nga ky komision shqetesimin per te cilin ju drejtuan Gjykates Kushtetuese!
Komiteti Drejtues i LSI ka zgjedhur sot Kryesinë e re të saj...
Që në fillim dua të them se me fjalën “deve” nuk dua t’ i fy...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Mullet, ku një kam...
Kryetari i Komisionit hetimor për çështjen e CEZ, Taulant Ba...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha sot pas përfund...
Maqedonia nuk mund të shërbejë për askënd si model. Sepse ës...
Dy forcat politike të mazhorancës PS dhe LSI kanë gjetur kon...
Një mjet tip Benz ka marë flakë pak më parë afër “21 dhjetor...
Aksionet e zhvilluara për arrestimin e Kelmend Balilit dysho...
11 mijë persona janë drejtuar gjatë një jave tek mjeku me si...
Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me vendimin që pritet t...
Në bazë të votave nga 99 për qind të rezultateve të përpunua...
Fushatë DIGITALBtëdua ka filluar të bëhet virale në rrjetet ...
Nga Bardhyl Mahmuti Me shqetësim të madh lexoj analizat dhe ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është paraqitur në komisionin ...
Kim Kardashian kete here ja ka dale te terheqe vemendjen pa ...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka komentuar raportin e...
Ilir Meta kreu i LSI menjëherë pasi u rikonfirmua si kryetar...
Në tremujorin e tretë 2016, shkalla zyrtare e papunësisë në ...
Në kuadër të 26 aktiviteteve rinore të organizuara nga Minis...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...