Majlinda Bregu: E ardhmja ime në PD, por jo duke u zvarritur
Ish-ministrja e PD propozon një kompromis historik mes palëv...
Edhe pse Partia Socialiste ndodhet në pushtet, lufta për pasardhësin e Edi Ramës duket se ka nisur. Në vendet demokratike, rotacioni politik ndodh një herë në 8 vjet dhe duket se kjo mënyrë ka gjetur vend edhe në Shqipëri. Me një logjikë të tillë, qeveria ?Rama? pas 5 viteve do ta humbasë kontrollin e pushtetit dhe do të kalojë në opozitë. Rrjedhimisht, Rama nuk do të jetë më në krye të PS dhe dikush tjetër duhet ta marrë në drejtim.
Për këtë arsye, një luftë e ?ftohtë? ka nisur në kampin rozë dhe dy emrat më të përfolur për të zëvendësuar Ramën janë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryebashkiaku aktual Erion Veliaj. Ky i fundit, ka nisur edhe sulmet frontale ndaj Tahirit.
Bashkëpunimi i Veliajt me Metën
Ashtu siç kemi shkruar më sipër, për të marrë drejtimin e PS, Veliaj duhet që fillimisht ta nxjerrë partinë ku ai bën pjesë në opozitë. Por, Veliaj e shikon Metën si çelësin e nxjerrjes së PS në opozitë, qoftë tani, qoftë mbas 5 viteve. Këtë e vërtetojnë edhe deklartat ?zemërdashëse? të kryebashkiakut Veliaj ndaj Ilir Metës. Disa muaj më parë, ai u shpreh se po aplikon në Bashkinë e Tiranës modelin ?Meta?. Deklaratë e pakuptimtë kjo, pasi Veliaj bën pjesë në Partinë Socialiste dhe modeli ?Meta? nuk është se i lë shije të mirë socialistëve. Por, kjo deklaratë nuk është pika e vetme e kontaktit të Veliajt me Metën. Nëse hedh një sy nga administrata e Bashkisë, 30-40% e të punësuarve janë anëtarë të LSI-së. Shifër e lartë kjo duke parë pakënaqësitë e socialistëve, të cilët kanë mbetur pa punë pikërisht prej punësimeve të njerëzve të Metës.
Strategjia
Për të marrë drejtimin e PS, Veliaj e ka me patjetër një strategji. Bashkëpunimi me Metën dhe dalja e këtij të fundit nga koalicioni me PS do të ishte një shpresë për Veliajn, pasi me shumë mundësi, PS nuk e formon dot e vetme qeverinë. Kur kjo të ndodhë, Veliaj do ta ketë rrugën e hapur. Rama largohet nga PS, por edhe rivali i tij, Saimir Tahiri, do të ?vritet? pasi si pjesë e qeverisë ?Rama? do të dalë i copëtuar nga zgjedhjet dhe shanset që ai të triumfojë përballë ?lali? Erit do të zvogëloheshin së tepërmi. Kështu, Veliaj, me një gur vret dy zogj. Ai qëndron në krye të Bashkisë Tiranë, ndoshta edhe për një mandat, siguron votat e LSI-së në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe kështu, mbetet i paprekur nga sulmet që opozita, LSI-ja dhe pakënaqësitë e qytetarëve do të drejtohen ndaj qeverisë në ikje ?Rama?.
Veliaj i paqëndrueshëm
Nga ajo që flitet lart e poshtë, duket se Veliaj e ka edhe një strategji të dytë, në rast se e para i del bllof. E gjithë miqësia me Metën mund të përkthehet edhe në një kalim të mundshëm të tij tek LSI. Veliaj njihet si një njeri ?shtegtar? sipas interesave. Ai u bë i njohur nga Lëvizja ?Mjaft? me të cilën rrëzoi nga qeveria Fatos Nanon, më pas krijoi partinë G99 dhe kur e pa që kjo forcë politike nuk pinte ujë, iu bashkua Partisë Socialiste së bashku me ndjekësit e tij nga Mjaft-i. U bë ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, por aventura e re zgjati shumë pak dhe ambicia e tij dukej se ishte pikërisht Bashkia e Tiranës. Të gjitha këto shtegtime të Veliajt, të lënë të mendosh që nëse beteja me Tahirin, apo këdo tjetër për kreun e PS do të dështojë, ai mund të kalojë në radhët e LSI-së. Sigurisht, që këtu bëhet fjalë pas disa vitesh, ku edhe qëndrimet politike nuk do të jenë më të njëjtat. Nga ana tjetër, Meta e ka konsumuar imazhin e tij në krye të LSI dhe po kërkon një njeri të denjë për ta drejtuar. Duket se Veliaj është gati t?ia plotësojë këtë dëshirë krye LSI-stit që ka bërë gati valixhet e mëdha të plaçkave.
Sido që të ndodhë, bashkëpunimi i Veliajt me LSI-në duket i pashmangshëm. Jo më kot, Veliaj po përpiqet të marrë pas vetes disa eksponentë të lartë brenda PS si deputetë e ministra, por edhe bazën socialiste, pa lënë menjëanë atë të LSI-së. Në zërat e socialistëve thjeshtë dëgjohen shpesh ankesat për një bashkëpunim të mundshëm të Veliajt me LSI-në. Në betejat politike, njerëzit e Veliajt, të cilët nuk janë të paktë, nuk i mirëpresin kritikat ndaj LSI-së. Përkundrazi, në artikulimet e tyre (socialistëve të Veliajt) përballë bazës socialiste, shpesh herë trajtohet me indiferentizëm çështja e super-punësimeve të anëtarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës si dhe akuzat për një tolerim nga ana e PS për faktin e rritjes së votave të partisë së Metës. Ky tolerim, nuk është gjë tjetër veçse dora e padukshme e Veliajt.
Ish-ministrja e PD propozon një kompromis historik mes palëv...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arr...
PS në vështirësi, nga njëra anë LSI, nga tjetra partitë e vo...
Ish kryebashkiaku i New York, Rudy Giuliani ka hequr dore ng...
Policia e Fierit njoftoi këtë të shtunë arrestimin e Erjon S...
Swami Sivananda, është personi më i vjetër në botë, i cili e...
Një nga policët e burgut në Tepelenë që ka përjetuar ngjarje...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Rrugën e Durr...
Rreth orës 02:56, në Paskuqan 2, pranë një karburanti, tre p...
Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale Renea kanë nisur një o...
Një zyrtar i lartë ushtarak tha se koalicioni i udhëhequr ng...
...
Ai është Arjani me profesion këpucar. Jeton në rrugë, pranë ...
“Kënga Magjike” ishte një sfidë për Soni Malajn, e cila ndry...
Gazetari i Radio France, Jean-Arnault Dérensfranceinfo, ka p...
Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejt...
Mediat italiane raportojnë se sot mengjes në brigjet e Barit...
Një lider i Shtetit Islamik, i konsideruar “truri” i sulmeve...
Vetëvendosje i ka kthyer menjëherë përgjigje Qeverisë së Kos...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...