web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Fier/ Nis procedimi penal ndaj kryetares së zyrës përmbarimore

5 Dhjetor 2016, 18:50, Aktualitet CNA

Policia e Fierit ka nisur procedimin penal ndaj kryetares së zyrës përmbarimore në këtë qytet,  në lidhje me vrasjen e shtetases Liliana Ruko, e cila u hodh nga ballkoni nga bashkëshorti i saj.

Policia njofton se L.SH, 36 vjeçe gjatë deklarimit në komisariat pretendoi se e kishte vendimin, por nga kqyrja e protokollit rezultoi se nuk e kishte regjistruar atë.

Gjithashtu po në lidhje me zbatimin e vendimit nuk ka kryer asnjë veprim përmbarimor për ekzekutimin e vendimit të urdhrit të mbrojtjes së shtetases L.R., sipas pretendimit se e posedonte atë.

Më herët, Policia ka nisur procedimin penal ndaj gjyqtarit Ergys Selmani, i cili vonoi dërgimin e urdhër-mbrojtjes për ekzekutim, veprim i cili sipas uniformave blu, ishte shkaktar për vrasjen.





Lajmet e fundit nga