Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Endrit Braimllari Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së;
Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj Nënkryetar të LSI-së;
Petrit Vasili, Zëvendëskryetar i LSI-së
Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-së mbylli punimet e saj dyditore. Në përfundim të procesit të votimit elektronik, si edhe të numërimit elektronik, Konventa zgjodhi strukturat e reja drejtuese të LSI-së.
Vetëm pak minuta pas përfundimit të këtij procesi për të qenë sa më transparent me publikun, rezultatet e zgjedhjeve janë printuar në transmetim direkt televiziv gjatë konferencës për shtyp.
Duke folur gjatë kësaj konference, Kryetarja e LGI-së, znj. Klajda Gjosha, teksa shpalli rezultatet e votimit, falënderoi të gjithë ata që punuan për organizimin e kësaj konvente dhe mbarëvajtjen e procesit shembullor të votimit.
Znj. Gjosha bëri me dije se mbi 2286 delegatë kanë votuar për Komitetin Drejtues Kombëtar si dhe për përzgjedhjen e instancave më të larta drejtuese të LSI-së.
?Ka qenë një proces tejet demokratik, shumë i hapur, shumë intensive dhe mbi të gjitha LSI edhe këtë vit, ashtu sikundër edhe para 4 vitesh në Konventën Kombëtare Zgjedhore ka zgjedhur me një risi dhe me një model elektronik të gjitha strukturat drejtuese. Kjo është një risi që duhet të shkojë dhe më tej dhe ky është një mesazh edhe për politikën tonë, pse jo edhe për reformën zgjedhore, që duhet të ketë parasysh t?i bëjë zgjedhjet në Shqipëri për të gjithë qytetarët e saj në këtë mënyrë. Sepse ato bëhen më të kuptueshme, më të thjeshta, por edhe rezultate dalin në kohë rekord?, – tha znj. Gjosha.
Sipas rezultateve, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së u zgjodh z. Endrit Braimllari me 1513 vota kundrejt 773 votave të fituara nga kandidati tjetër Dritan Ylli. Zëvendëskryetar u zgjodh z. Petrit Vasili me 2189 vota. Nënkryetarë u zgjodhën z. Luan Rama me 2029 vota dhe znj. Kejdi Mehmetaj me 1499 vota, e cila garonte përballë deputetes Silva Caka. Kjo e fundit mori 787 vota në këtë proces. Ndërsa lista me anëtarët e zgjedhur të Komitetit të ri Drejtues Kombëtar të LSI-së do të bëhet publike në vazhdim.
Pas shpalljes së rezultatit, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta, bëri një përshëndetje, duke uruar të gjithë garuesit.
Z. Meta në fjalën e tij e vuri theksin te transparenca e procesit të zgjedhjeve brenda LSI-së duke i cilësuar atë si të jashtëzakonshme.
?Dëshiroj t?i falënderoj të gjithë delegatët që patën durimin dhe vendosmërinë për të votuar, sepse nuk ka qenë e lehtë, për arsye se ka pasur shumë kandidatë për Komitetin Drejtues Kombëtar. Gati 600 kandidatë, kështu që procesi ka kërkuar kohën e tij. Por mendoj që ka qenë një proces jashtëzakonisht transparent, – tha z. Ilir Meta. – Këtu është lista përfundimtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, që në bazë të statutit, do të duhet nga Komisioni i Votimit, të renditet për arsye të ruajtjes së ekuilibrave midis LSI-së, LRI-së dhe LGI-së. Ndërkohë që kjo renditje do të bëhet nga komisioni, sepse është një proces relativisht i gjatë dhe duhet saktësi e plotë. Çdo anëtar ka të drejtë të paraqitet në LSI për t?u njohur me rezultatin përfundimtar?.
Ndërkaq, Kryetari i LSI-së shprehu falënderimet e tij për strukturat e reja drejtuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke falënderuar gjithashtu edhe kandidatët e tjerë që ishin në garë. ?Dua të uroj Petrit Vasilin për zgjedhjen e tij si Zëvendëskryetar. Dua të uroj Luan Ramën gjithashtu, Endritin dhe Kejdin për zgjedhjen e tyre. Por më shumë se këta dua të uroj Silva Cakën dhe Dritan Yllin që kandiduan. Pavarësisht se nuk ishin propozimet e kryetarit dhe kanë marrë një mbështetje mjaft të mirë?, – tha z. Meta.
Në mbyllje të fjalës së tij, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkoi nga drejtuesit e rinj, që të vijojnë procesin e krijimit të forumeve të tjera të partisë. ?Ju faleminderit shumë për pjesëmarrjen tuaj në këtë garë, por edhe për mesazhet që ju dhatë në këtë Konventë dhe le të vazhdojmë për të krijuar edhe forumet e tjera të LSI-së dhe për të çuar mesazhet e kësaj konvente në të gjithë vendin. Në mënyrë që t?i japim shansin çdo qytetari shqiptar të përfshihet dhe të integrohet më mirë në shoqërinë tonë dhe të bëhet pjesë e suksesit të saj, e evropianizimit të saj?,- nënvizoi z. Ilir Meta.
Takimi i Lul Bashës me gazetarët dhe shoqërinë civile, rreth...
Kapet një shtetas në kërkim Arrestohet një tjetër për lëndë ...
Deputetja dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrim...
Përpara se të ndahemi nga kjo konventë e mrekullueshme për t...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës nuk ndalet në ambicjen...
Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka akuzuar gjykaten per v...
Sot janë zhviluar në Kubë homazhet e fundit për liderin hist...
Një 35-vjeçar ka rënë në pranga të policisë, pasi akuzohet s...
Njëmbëdhjetë persona, mes të cilëve nëntë fëmijë kanë humbur...
Ditën e djeshme nëpër media qarkulloi një foto ku dukej qart...
52-vjeçari Ferdinant Ruko, i cili vrau bashkëshorten e tij, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Finlandë, ku një person...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrikë po vijon inv...
Përfundon me sukses operacioni i përbashkët Antidrogë i zhvi...
Kreu i LSI, në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare...
Shërbimi i urgjencës mjekësore në qarkun e Beratit do të fun...
Sot tv-të,gazetat,portalet shkruanin për ikjen nga kjo jetë ...
Gazetari Andrea Stefani vdiq në varfëri dhe jetoi deri ditën...
Ditën e djeshme është zhvilluar një tjetër operacion i përba...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëkohësisht Komanda...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...