Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Bestytnitë janë kudo. Nga mesazhet zinxhir që ju kërkojnë ?t?i dërgoni këtë letër apo e-mail 10 njerëzve të tjerë, dhe diçka e mirë do të ndodhë në 24 orët e ardhshme?, deri tek xhaxhai tuaj që mendon se skuadra e tij e zemrës nuk fitoi ndeshjen e fundit, për shkak se ai nuk kishte vënë në kokë kapelen e tij ?fatsjellëse?. Sjellja supersticioze, mund të konsiderohet fare mirë si shenjë dalluese e natyrës njerëzore. Tek e fundit, ne nuk shohim që kafshët e tjera të veshin kapelet e tyre mefat apo të prekin objektet e tyre fatsjellëse, kur përpiqen të gjuajnë prenë e tyre, kërkojnë një partner, apo të mbrojnë veten nga rreziku. Ata thjesht kryejnë veprimet e tyre.
Psikologjia e sjelljes supersticioze
Për të kuptuar bestytnitë, kemi nevojë të kuptojmë se si dhe pse kanë lindur ato në mendjen e njeriut. Është një fakt i natyrës njerëzore që repertori ynë psikologjik, përmban vetëm sjellje që na sjellin përfitime, në një mënyrë apo tjetër. Nëse bestytnitë, pa marrë parasysh sa idiote mund të duken në pamuje të parë, nuk do të qenë të dobishme, s?do të kishin rëndësinë që kanë aktualisht. Këqyrja e modeleve apo shenjave që konfirmojnë betstytnitë e dikujt, është një tipar karakteristik i sjelljes supersticioze. Më poshtë po rendisim faktorët kryesorë psikologjike që çojnë tek sjelljet supersticioze?
1) Shkakësia e rreme mes dy ngjarjeve
Një nga paragjykimet më të mëdha konjitive të qenieve njerëzore është shkakësia e rreme mes dy ngjarjeve, pra kur kemi dy ngjarje njëra pas tjetrës, dhe e kemi zakon të mendojmë se ngjarja e parë është shkaku i ngjarjes që e pasoi. Për shembull, kur instaloni një lojë të re në kompjuterin tuaj dhe ky i fundit pëson difekt, ju keni të ngjarë të supozoni se është loja e shkarkuar ajo që e shkaktoi incidentin.
Ne fakt loja mund të mos ketë të bëjë aspak me defektin, që mund të jetë shkaktuar për shkak
të disa problemeve të tjera në sistemin operativ. Shkakësia e rreme mes dy ngjarjeve, është shtylla kurrizore e shumicës së besëtytnive. Një mace e zezë kaloi rrugën e Anilit kur ai një mëngjes qe duke shkuar për në punë. Shumë shpejt, pësoi një aksident, nga ku theu këmbën.
Teksa gjendej i shokuar në dhomën e spitalit, ai qe i bindur se ishte macja ajo që kishte shkaktuar aksidentin.
Shena ia ngul sytë hamajlisë së saj që e kishte blerë nga psikilogu i saj që i kishte premtuar se ajo ndjell fat të mirë për ata që e mbajnë. Duke qeshur dhe pyetur se çfarë mrekullish mund të bënte hamajlia, ajo më në fund pranoi ta varë në qafë. Disa sekonda më vonë ajo mori një telefonatë nga bashkëshorti që i dha lajmin e jashtëzakonshëm të promovimit në punë. ?Funksionon?- mendoi ajo, me një buzëqeshje të forte, dhe një vezullim në sytë e saj.
2) Nevoja për të plotësuar boshllëqet
Qeniet njerëzore kanë një dëshirë të fortë për të shpjeguar gjërat dhe mbushur boshllëqet. Dhe kur nuk mundemi të shpjegojmë gjërat me arsye, përdorim bestytnitë. Sikurse e pamë më lart në të pavërtetat që shkaktonin paragjykime, ne mund t?ia atribuojmë shkaqet ngjarjeve të caktuara, të cilat nuk kanë lidhje shkakësore me njëra-tjetrën. Ne vetëm sa mashtrohemi nga ndodhja e tyre e njëkohshme.
Edhe nëse të dyja ngjarjet nuk ndodhin në të njëjtën kohë, ne ende mund të pranojmë njërën si shkaku i një tjetre, falë nevojës sonë të rrënjosur për mbushjen e zbrazëtirave. Abidi pyeti veten pse pati një ditë e keqe. ?Çfarë kam bërë për ta merituar këtë??. Pastaj, papritmas u kujtua se një mëngjes kur ishte rrugës për në universitet, kishte injoruar një lypës i cili më pas e mallkoi për shkak të frustrimit. Ditën tjetër, Abidi u siguria të hidhte disa monedha në tasin e lypësit. Ai gjithashtu iu lut këtij të fundit të lutej për të dhe tërhiqte mallkimin. I hutuar, lypësi ia plotësoi kërkesën.
3) Nevoja për kontroll
Nevoja për të shpjeguar gjërat, është e lidhur fort me nevojën për kontroll. Atë që ne mundemi ta shpjegojmë, zakonisht mundemi edhe ta kontrollojmë. Kur kemi kontroll, ndjehemi të fuqishëm. Pa të, jemi të pafuqishëm. Në shembullin e mësipërm, Abidi ndjeu se kishte humbur kontrollin mbi jetën e tij për shkak të fazes së keqe që po kalonte. Ai duhej të gjente mënyrën për të rivendosur tek vetja iluzionin e kontrollit. Abidi qe ndjerë i pafuqishëm përballë jetës, kështu që duhej të bënte diçka për të rifituar këtë pushtet të humbur.
?E gjitha kjo po ndodh për shkak se ai lypësi më mallkoi. Nëse e rregulloj më të, do të mund ta nxjerr veten nga kjo situatë?. Ky ishte mendimi i tij i vetëdijshëm. Por në mënyrë të pandërgjegjshme, ai mendonte pa e shumë kështu? ?Më në fund kam një shpjegim për atë që po ndodh. Kam rrikthyer me sukses kontrollin, dhe fituar pushtet mbi jetën time. Duke bindur të lypësin të tërheqë mallkimin, unë mund të ndryshoj tashmë fatin tim. Ndihem i fuqishëm?.
Nëse e dini që ndërprerja e rrugës nga macet e zeza, hapja e një çadre në shtëpi apo ecja nën një shkallë ndjell fatin e keq, ju mund t?i shmangni gjithnjë këto veprime dhe të parandaloni fatin e keq. Tanimë e keni mashtruar veten me sukses, duke menduar se keni kontroll të plotë mbi fatin tuaj. Sa shumë qetësuese dhe inkurajuese!
4) Fajësimi i faktorëve të jashtëm
Mendja e njeriut mundet ndonjëherë të bëjë çdo përpjekje për të mbrojtur egon. Ne kemi disa mekanizma mbrojtës të egos, që aktizivohen sa herë që egoja jonë ndihet e kërcënuar. Njëri nga këta mekanizma fajëson faktorët e jashtëm, mbi të metat për të cilat ne jemi personalisht përgjegjës. Është një mijë herë më e lehtë të bësh përgjegjës fatin e keq kur dështojmë në një përpjekje të caktuar, sesa të pranojmë se faji qëndron tek vetë mënyra jonë e të menduarit apo të punuarit. Një person mund të kapet pas bestytnive të tij, thjesht e vetëm se kjo e ndihmon të mbrojë egon e vet.
Një cikël vetë-përforcues
Në rrënjët e tij, supersticioni nuk është gjë tjetër veçse një besim i rremë. Kështu, ai funksionon ashtu si çdo besim tjetër. Pasi një bestytni zë rrenjë në mendjen e një personi, ky mbledh ?prova? për të forcuar besimin e tij. Përveç rasteve kur ai vë në pikëpyetje bestytnitë e tij, ose është i detyruar ta bëjë diçka të tillë, ai mund t?i mbajë ato në psikikën e tij gjithë jetën. / www.bota.al
Ju ndoshta nuk e mbani mend veprimin tuaj që keni bërë por q...
Lumenjtë janë një nga vendet bazë ku shumë kohë më parë ishi...
Noshta ju ka rastisur të shikoni dy milingona së bashku, ku ...
Dashuri e nënës për fëmijën e saj është padyshim dashuria më...
Informacioni ka shumë rëndësi sot, ndoshta më shumë se kurrë...
Tashmë ngrohja globale është një nga debatet më të mëdha në ...
Reklama është një “armë” e fuqishme në duart e specialistëve...
Ferrai është një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të m...
Edhe pse teknologjia po avancon, përditë e më shumë po përdo...
Mjeti kryesor me të cilin ne ndërveprojmë me botën përrreth ...
Në të gjithë botën, ka mesazhe të fshehura në rrugët e qytet...
Siria është një vend i cili prej një periudhe të gjatë është...
Ndërkohë që gjërat kanë shkuar shumë mirë për kompaninë e fa...
Në Sahara, të ruajtura nga shkretëtira, e cila ka zhdukur gj...
Shqipëria ka një shtrirje disi të madhe në rajon. Ajo ka ban...
Në vitin 1903, Mari Kyri u bë gruaja e parë që fitoi çmimin ...
Në imagjinatën tonë agjentët sekretë janë të gjithë si James...
Kur vizitojmë një vend të ri gjëja e parë që bëjmë është të ...
Shumë pak prej nesh mund ta njohin qytetin e Pripyat i cili ...
Gjenialiteti njerëzor është një nga të paktat gjëra që nuk n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...