web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokurori i Antimafias se Leçes në Tiranë/ Të intesifikojmë luftën kundër drogës

1 Dhjetor 2016, 11:45, Aktualitet CNA

Prokurori i Antimafias se Leçes Kataldo Motta ka mbërritur sot në Tiranë dhe ka zhviluar një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe prokurorë të Krimeve të Rënda, në Prokurorinë e Përgjithshme.

Motta në një deklaratë për mediat pas takimeve tha se ?verifikuam disa hetime që kemi të hapura?, duke shktuar se Krimet e Rënda i kanë ofruar Italisë një bashkëpunim të mirë.

Në qendër të diskutimeve kanë qenë hetimet për sasitë e mëdha të drogës që hyjnë në Itali nga Shqipëria.

Në përfundim të fjalës Prokurori i Antimafias së Leçes theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar për trafikun e drogës.





Lajmet e fundit nga