Deklarata e zv. Ministrit grek/ Mesila Doda: Një klasë politike që nuk sheh më larg se hunda e vet
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar pas deklaratës s...
Vullneti dhe dëshira e afaristëve të Kosovës dhe Shqipërisë për bashkëpunim, sipas ekspertëve, konsiderohet e madhe, por ky bashkëpunim dominon vetëm në shkëmbime tregtare, eksport ?import dhe atë në nivel të ulët, nëse krahasohen me shtetet tjera të rajonit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se deri më tani vlera e importit për vitin 2016, ka arritur në 2.86 miliardë euro, nga kjo shumë mbi 99 milionë euro janë produkte që janë importuar nga Shqipëria.
Në anën tjetër, vlera e eksportit deri në fund të muajit tetor ka qenë rreth 300 milionë euro, nga kjo shumë në Shqipëri janë eksportuar produkte me vlerë vetëm 15 milionë euro.
Për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik, madje janë investuar miliarda euro në infrastrukturë. Autostrada Durrës – Kukës – Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur ?Ibrahim Rugova?, ka lehtësuar qarkullimin e mallrave nga të dyja palët.
Përveç kësaj, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, por edhe në fusha tjera. Gjatë këtij viti është nënshkruar edhe marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen e reciproke të investimeve.
Një bashkëpunim që tashmë konsiderohet tradicional, është Panairi ?Blej Shqip?, që mbahet në Prishtinë.
Ky panair është hapur të dielën, në një nga sheshet e kryeqytetit të Kosovës, në të cilin produktet e tyre po i ekspozojnë mbi 100 prodhues dhe kompani shqiptare.
Me këtë rast, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Milva Ekonomi, ka thënë se janë duke punuar me institucionet e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare që prodhimet e Kosovës dhe Shqipërisë të regjistrohen si marka, si mundësi më e lehtë për eksport.
?Prandaj, po punojmë bashkërisht, për ta bërë këtë gjë, regjistrimin si marka. Dhe, e dyta që të marrim në konsideratë që edhe konsumatori ka nevojë të mbrohet në momentin që konsumon një produkt të këtij lloji. Prandaj, edhe për këtë po punohet që marrëveshjet tona të rregullohen dhe të jenë të barabarta në fushën e prodhimit të produkteve që janë për eksport?, ka thënë Ekonomi.
Panairi është organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë. Genc Bashota nga Komuna e Prishtinës, ka treguar se interesimi i bizneseve për këtë panair nuk po mungon.
?Sivjet ka qenë interesimi më i madh, nga të gjitha vitet tjera. Kemi mbi 120 prodhues nga Kosova, Shqipëria dhe nga viset tjera ku banojnë shqiptarët. Që do të thotë se është një vetëdijesim i vazhdueshëm edhe i prodhuesve edhe konsumatorëve që këmbejnë produkte kombëtare?, ka theksuar Bashota.
Edhe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka shënuar disa përparime të vogla, por statistikat e bilancit tregtar tregojnë se ky përparim është shumë minor.
Profesori Naim Gashi, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Qeveria e aktuale e Shqipërisë, ndonëse kishte një fillim pozitiv të bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe investiv, megjithatë me kalimin e viteve, u dëshmua se edhe kjo qeveri vazhdon avazin e qeverive të kaluara, që Kosovën e përdorin si kartë, sa herë që kanë kriza të brendshme politike.
?Shqipëria ende nuk njeh certifikatat e origjinës së mallrave të lëshuara nga autoritetet kosovare, me çka vështirëson eksportin e prodhimeve tona dhe shkakton kolona dhe pritje të panevojshme në kufirin në Vërmicë?, ka thënë Gashi.
Ndryshe, sipas të dhënave të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, 78 është numri i bizneseve të regjistruara në këtë ministri me pronarë nga Shqipëria.
Kurse, sa i përket vlerës së investimeve të huaja, gjatë vitit të kaluar Shqipëria në Kosovë ka investuar mbi 34 milionë euro.
Në qershor të këtij viti, është finalizuar projekti më i rëndësishëm energjetik ?Linja e interkoneksionit 400 kilovatësh në mes Shqipërisë dhe Kosovës?, me një gjatësi totale prej 241.1 km, nga të cilat 151.1 kilometra shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 kilometra në territorin e Kosovës. /REL
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar pas deklaratës s...
Deri më sot votonin dhe në emër të të vdekurve! Po tani?! Qe...
Aleanca Kuqezi ka protestuar sot kundër qeverisë ‘Rama” në m...
Bashkëshortja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha, u ndodh në epi...
Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida ka thënë se nuk ka qenë ...
Një 25 vjeçar i është arritur policisë së Lezhës, ndërsa mës...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, duke ndjekur rrugën e ...
Ish-pronarët i kanë dërguar një letër Strasburgut, për vendi...
Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi së fundi kanë prezantuar levizj...
Disa ditë më parë deputeti i CDU në Gjermani tha se kanabisi...
Ish-diktatori i Kubes, Fildel Kastro ka pasur një lidhje te ...
Kryetarja e re e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të komuniz...
Policia e Elbasanit më herët arrestoi autorin e dyshuar për...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, pasi për mo...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit brenda dy javëve ka zhvilluar...
Fidel Kastro, diktatori kuban që dominoi ishullin e Karaibev...
Policia e Elbasanit ditën e sotme ka bërë të mundur arrestim...
Gjykatat në Serbi vazhdojnë t’i dënojnë shqiptarët në Luginë...
Kuba do të mbajë 9 ditë zi, në shenjë respekti për udhëheqës...
Dy të rinj, janë arrestuar nga policia lokale, pasi i kanë v...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezulta...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...