web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kastriot Islami: Shkrimi im për poshtërsinë me negociatat, i ka djegur në palcë Ramës

26 Nëntor 2016, 21:05, Aktualitet CNA

Kastriot Islami shprehet se shkrimi i tij për “marrezine, mediokritetin e poshtersine” e Ramës lidhur me çështjen e hapjes së negociatave i ka djegur në palcë kryeministrit, pasi ka nxitur mediat të shajnë dhe të ofendojnë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Islami shprehet se me këtë veprim, Rama mendon se mund të vrasin të vërtetën, por deputeti demokrat thekson se shkrimi i tij ja ka arritur qëllimit përderisa ka tërbuar kryeministrin, i cili ka porositur mediat të reagojnë.

Më poshtë, postimi i plotë i Islamit

Duket se shkrimi im sot per “marrezine, mediokritetin e poshtersine” e Rames lidhur me ceshtjen e hapjes se negociatave i ka djegur dhe therrur ne palce Rames, i cili ka nxitur median e sherbetoret e tij mjerane te shajne, ofendojne… duke menduar se keshtu mund te vrasin te verteten e te mbrojne liderin global… Kjo me shtyn tju ftoj te lexoni me qetesi e kujdes gjithcka kam shkruar per sjelljet e tij…!Mesa duket eshte arritur qellimi sepse sa here Rames ja zbulon “marrezine, mediokritetin e poshtersine”, ai terbohet dhe porosit median mjerane dhe sherbetoret e tij te reagojne ne te njejten menyre sic kane vepruar sot ndryshe nga cveprojne cdo dite qe perpiqen te vendosin ne terr cdo kundershtar te rregjimit te korrupsionit, krimit, kanabisit…! Kjo tregon se qellimi eshte arritur…! Vajmedet! Kerkoj ndjese qe shkrimi i sotem ka nxitur mediat mjerane e sherbetoret e marrezise te kundermojne te kendi i ‘aleances se qelbesirave”… **** Sherret e marrëzitë e Ramës ka kohë që kanë dalë jasht vendit, jasht shtëpisë. Natyrisht kulmin e një sjellje mediokre e infantile në politikën e jashtme Rama e arriti duke futur hundët në fushatën elektorale të vendit më demokratik të botës dhe duke vendosur pa fund baste se kandidati fitues si president i SHBA, të cilin e cilësoi ?turpi i civilizimit?, do të humbte.

Po letë kthehemi te cështja e integrimit.

Duke ditur shumë mirë se vëndet anëtare të BE, nisur nga Gjermania, të cilat kanë të gjithë informacionin për situatën në Shqipëri, do të stigmatizonin të gjithë aspektet negative të qeverisjes së tij dhe do të shpreheshin një ditë, njëlloj sic u shpreh deputeti gjerman apo ai austriak, Rama u përpoq që të fuste në kurth Greqinë, përmes një provokimi naiv. Provokimin e tij Rama e ngriti duke i mëshuar fuqimisht e marrëzisht kartës nacionaliste? dhe sulmuar ashpërsisht Greqinë duke menduar se ajo do të reagonte duke u shprehur kundër hapjes së negociatave, me argumentin e keqtrajtimit të minoritetit, ngritjen e cështjes came dhe Himarën.. Më tej kjo kartë nacionaliste do të përdorej në zgjedhjet e ardhshme duke pohuar se ?opozita tradhëtare? nga brënda dhe ?Greqia që smund të bëjë sic ka bërë deritani? nga jasht u bashkuan për të penguar anëtarësimin e Shqipërisë në BE??! Marrezi, budallallek dhe poshtersi ekstreme!

Këtu qëndron edhe injoranca, marrëzia, e poshtërsia e Ramës.

Injoranca sepse ai nuk e di mesa duket se Greqia është një anëtare tashmë e vjetër e BE që zotëron të gjithë informacionin për qëndrimet e vëndeve të tjera, edhe ato ndaj hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Marrëzia sepse kështu po provokonte një shtet me të cilin ka shumë arsye që qeveritë përkatëse, edhe kur shfaqen probleme/shqetësime, duhet të bëjnë maksimumin që të krijojnë klimën për ti zbutur/sheshuar/zgjidhur ato.

Dhe poshtërsia ishte se kjo sjellje provokative do të ishte e përkohshme dhe fill pas kësaj ai me shumë gjasa do të shkonte në Athinë për tu servilosur dhe lëpirë.

Sepse Rama s?ka asnjë ndjesi patriotizmi apo nacionalizmi, dhe si i pafe tipik, gjithcka e bën vetëm në funksion të pushtetit personal. Natyrisht këtë provokim të trashë, mesa duket pala greke e kishte klasifikuar të tillë pas një analize të thellë. Dhe prandaj Greqia mbajti një qëndrim shumë të matur e veproi me qetësi, në vijimësi të qëndrimeve të saj të mëparshme lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE, duke kërkuar bashkëpveprim të arsyeshëm me qeverinë shqiptare, për zgjidhjen e të gjithë cështjeve, sipas paketës së propozimeve tashmë të vendosura prej saj në tavolinën e palës shqiptare prej kohësh. Kështu do të dështonte edhe ky provokim i trashë për të futur në kurth Greqinë. Por shumë shpejt, madje pa ardhur mbledhja e Këshillit Europian, Rama dështak do të ankohej se po ngecte në ?carkun? gjerman, ndonëse përpelitet në mënyrë mjerane për të dalë prej

 





Lajmet e fundit nga