Kaos në PD-në e Vlorës/ Meminaj: Na kërcënuan me armë, njerëzit e Ristanit pjesë e PDIU
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në degën e Vlorës, Moisi ...
Shirat e rrëmbyeshëm të rënë disa më parë, kanë dëmtuar muret rrethuese të një banese në zonën e Bregut të Lumit, në Njësinë Administrative nr. 11.
Sinan Ceku, djali i kësaj familjeje është drejtuar drejt Njësisë Administrative për të marrë leje, për riparimin e këtyre dëmeve të shkaktuara nga shiu.
Pas marrjes së lejes nisi nga punimet, por menjëherë kanë mbërritur forcat e INUK dhe ato policore, të cilët ndërprenë punimet dhe kanë arrestuar djalin 24 vjeçar të kësaj familjeje, i cili prej tre ditësh ndodhej i burgosur në Rajonin nr.3.
Prindërit e Sinan Cekut tregojnë për emisionin ?Stop? historinë absurde me funksionimin e institucioneve të shtetit.
?Ju keni marrë leje për të bërë këtë mur?
Po kemi marrë leje.
Tek Njësia Administrative numër 11. INUK-u, policë u mbodhën të gjithë këtu. Plotësuan disa dokumente, i firmosi çuni dhe më thanë që për 30 minuta do ta sjellim djalin në shtëpi. Kauan 30 minuta, erdhi ora dy, i shkova në rajon dhe ndenja deri në 12. Shko në shtëpi më thanë se të del në orën dy. Edhe tani që po flasim ai është brenda në rajon.
Sa ditë po bën?
Sot tre ditë.
Po çfarë thonë në polici?
Në polici nuk thonë asgjë, nesër do të dalësh në gjyq, i është prerë fletë arresti që ditën e parë kur e morën.
Iu kanë kërkuar ndonjë gjë tjetër përveç lejes?
Direkt nuk na kanë kërkuar gjë por? para na kanë kërkuar.
Babai i Sinanit është i sëmurë dhe ai tregon me lot në sy momentin kur i kanë arrestuar djalit, kur ndër të tjera tregon se i kanë kërkuar para. Ndërkohë kjo familje është detyruar të paguaj një avokat privat për djalin e tyre. Shuma që kanë paguar është 70 mijë lekë të reja.
Më pas gazetari i ?Stop? është drejtuar drejt Njësisë Administrative për të kuptuar më qartë historinë që i ka ndodhur Sinan Cekut.
?Familja Ceku ka bërë një kërkesë pranë Njësisë Administrative Nr.11 për disa punime mirëmbajtjeje, që përfshin riparimin e rrethimit ekzistues për shkak të dëmtimit të saj, ku kërkonte që ta riparonte në të njejtën lartësi, në të njëjtin vend, pra me të njëjta karakteristika ekzistuese. Njësia Administrative bëri një verifikim, ku rezultoi që kërkesa e banorit ishte e vërtetë dhe i lëshoi një kthim ? përgjigje që këto punime lejohen në bazë të nenit 6 të VKM- së nr. 408.
Çfarë thotë ky nen?
Tek neni 6 përfshihet, një ndërhyrje që nuk kërkon pajisje me leje ndërtimi dhe thuhet:
Në hyrje të jashtme për riparim dhe zëvendësim fasade, që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre dhe përfshihet edhe riparimi i rrethimeve ekzistuese. Pra duhet të ruhen karakteristikat e jashtme, lejohet riparimi i tyre në qoftë se ka dëmtime.?
Në Komisariatin Nr.3 japin versionin, se Sinani u lirua pas vendimit të formës së prerë të gjykatës dhe pasi qëndroi 3 ditë në paraburgim. Por ?Stop? mësoi, se nuk ka patur asnjë gjyq për këtë çështje.
Pra, njëri nga punonjësit e policisë shprehet se:
?Unë kam informacion që është liruar, në qoftë se ka ardhur vendimi i gjykatës i formës së prerë, i bie të lirohet automatikisht.
Me çfarë motivacioni mund të arrestohet një qytetar?
Kur nuk ka leje ndërtimi.
Por ai kishte leje ndërtimi të lëshuar nga Njësia Administrative nr. 11.
Nuk di çfarë të them, unë e di që kam çuar avokatin lart tek eprorët e mi, ka marrë konfirmimin nga to dhe është liruar.
Gazetari u kthye edhe një herë në shtëpinë e Sinanit. Pas ndjekjes që bëri emisioni ?Stop? në Njësinë Administrative Nr. 11 dhe tek policia tek Rajoni Nr. 3 iu komunikua që Sinani, në bazë të vendimit të gjykatës është liruar.
?Më nxorrën ngaqë isha i pafajshëm.
Bëtë gjyq?
Çfarë të thanë në polici?
Më thanë që do të arrestohesh.
Për çfarë arsye?
Për ndërtim pa leje.
Po pse të liruan më pas?
Më liruan se isha i pafajshëm edhe lejen e kisha.
Vetëm për tre ditë më thanë do të bësh gjyqin se je pa leje ndërtimi. Lejen e kisha me vete, pot ë duash mund ta tregoj, i kam të gjitha me rregulla. Avllia u shemb nga shiu, shkova mora leje, për ta rindërtuar sërish siç ishte. Erdhën dhe më bënë fletë ? arrest.?
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në degën e Vlorës, Moisi ...
Gjergj Bojaxhi, anëtari themelues i “Sfida për Shqipërinë” i...
InTv ka kryer një studim që tregon shifra të çmendura që har...
Gjykata e Tiranës, i caktoi masën e sigurisë arrest me burg ...
Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Italisë dhe siç rapo...
Nisma Thurje ka kryer një sondazh online në rrjetet sociale ...
Avokatja Arnida Capi, ish kandidate për deputet për partinë ...
Drejtori i televizionit “A1 News”, Neritan Gjojdeshi do të p...
Na pëlqen ose jo, George Soros është padyshim një nga njerëz...
Kryeqytetit do ti shtohet një tjetër kryetar bashkia, përveç...
Punimet e OST për Linjën 110kV, fshatrat pa drita më 25-27 ...
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shprehu urimet me ra...
Në muajin mars të vitit 2016, Blenard Fejzullai u arrestua n...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një t...
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipë...
Vjedhjet në urbanet e Tiranës (dhe jo vetëm) janë bërë mjaft...
Vendi jonë sot jo vetëm ka çmime të larta në raport me rroga...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka urdhëruar sot pezulli...
Avokatja Arnida Çapi, e njohur nga publiku pas kandidimit të...
Në 6 dhjetor pritet që Senati italian të miratojë një ligj q...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...