web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Dëshmon ish-juristi për “CEZ”: Privatizimi nisi që në 2005-n

23 Nëntor 2016, 20:33, Aktualitet CNA

Ish-juristi i OSHEE-së, i cilësuar si një nga dëshmitarët kyç të skandalit me kontratën e CEZ, Romeo Karaj, ka dëshmuar ditën e sotme në Komisionin Hetimor Parlamentar për këtë çështje.

Karaj është personi që ka fundosur Kastriot Ismailajn dhe ka hedhur dritë mbi aferën korruptive të CEZ-it.

Në dëshminë e tij të ditës së sotme, Karaj ka thënë se ka gjetur dokumente se procesi i privatizimit ka nisur që në vitet 2005-2006, pra përpara se të shpallej tenderi, dhe jo në vitin 2008 sikurse thuhet, raporton Panorama

Konkretisht kam gjetur emailin e parë të datës 7 shtator 2009, ku një person me emrin Nuel Kalaj, i cili i drejtohet në këtë email drejtorit të CEZ grup në Pragë. Emaili shpreh një keqardhje që punët në CEZ në Shqipëri nuk po shkojnë mirë, dhe midis të tjerave thotë që më vjen keq që pas një pune katër vjeçare dhe negocimesh të tëra që i kam bërë unë dhe zoti Petran, zoti Petran është një pjesëtar çek i grupit të negocimit që ka qenë , është njohur zyrtarisht me ne.

Të ndodhin gjëra të tilla që të shkatërrojnë frytet e punës tonë dhe përpjekja ime katërvjeçarë për të futur një ndërmarrje të suksesshme si CEZ-i në sektorin energjetik shqiptar të përfundojë jo me sukses.

Ne kishim një dëshmi nga një ish- drejtues i DIA-s që në vjeshtë të vitit 2009 Ismailaj ka marrë premtimin që do të marrë një kontratë të madhe nga CEZ. Donim të dinim arsyen përse i është dhënë kjo kontratë Ismailajt. 

Pasi ne kishim qëndrimin tonë në arbitrazh për të mbrojtur atë që ne ishim të bindur që kontrata është lidhur në kushtet e mashtrimit dhe korrupsionit. Gjithashtu duke ndjekur emailin e  Nuel Kala unë kam vërtetuar se ky person ishte dhe aksioner në shoqërinë ?Antika 04?, dhe kjo shoqëri e tij është paguar nga CEZ me rreth 900 milionë lekë të vjetra. 





Lajmet e fundit nga