Banorët e Mbrostarit sërish në protestë/ Bllokojnë aksin Fier-Lushnje
Vazhdojnë protestat e banorëve të Mbrostarit në Fier kundër ...
Dje u mbajtën zgjedhjet për Kryebashkiakun e ri të Kolonjës, disa muaj pasi u nda nga jeta ish-kryebashkiaku Arben Malaj. Një fushatë e qetë me incidente sporadike, por me një punë të madhe të shfaqur dhe të pashfaqur nga shtabet e dy kandidatëve.
PS-ja kishte avantazh në këtë garë, jo vetëm pushtetin e saj por edhe faktin se do të luante në një nga bastionet historike, ku prej gati 20 vitesh e majta në numrin total të votave të këtij rrethi, sot Bashki, ka qenë dominuese.
Në këtë garë PS kishte një kandidat, i cili dikur kishte qenë djathtas, jo shumë i fortë politikisht, por mjek në profesion. Pra një njeri i cili ndoshta kishte prekur dhe ndihmuar çdo familje në Kolonjë. Ilia Stefo nga pas kishte taborët e pushtetit, që zëvendësoheshin nga zv. kryeministri Niko Peleshi. Por, ato më shumë mund t?i prishnin sesa t?i ndreqnin punë kandidatit socialist, kjo dhe për shkak të faktit se Kolonja është një zonë e thellë e braktisur dhe e varfër.
PS-ja e kishte vërtet seriozisht këtë garë, ndryshe nga demokratët. Edi Rama shkoi personalisht dy herë
atje. Nuk ngeli asnjë ministër apo deputet i rëndësishëm i Partisë Socialiste, pa shkuar në Kolonjë. Ndoshta ata kanë premtuar shumë, dhe ndoshta qytetarët i kanë besuar. Në përfundim kandidati socialist Ilia Stefo fiton me 2100 vota, që është 3 herë më shumë se viti 2015 dhe 20% më shumë se në vitin 2013. Ky rezultat, në fakt hedh poshtë çdo justifikim të mundshëm se proçesi mund të jetë ndotur nga blerje votash. Ky fakt mund të ekzistojë, por diferenca është shumë e madhe, dhe në rast se Niko Peleshi apo socialistët do të blinin gjithë Barmashin nuk do të mund t?i jepnin këtë rezultat kaq të thellë. Ai që mund të jetë faktori kryesor, është mbështetja dhe fryma e munguar e besueshmërisë ndaj opozitës dhe kandidatit të saj.
Demokratët nuk ishin vetë në garë, ata dërguan një të majtë klasik dhe një parti të vogël aleate, që duket të jetë përkohësisht me Bashën, por ka një strukturë dhe ndërtim kryesisht me njerëz dhe ish-drejtues të PS-së të cilët janë përplasur apo larguar nga Edi Rama.
Dritan Hajro ishte një kandidat i majtë, vëllai i ish-deputetit të PS-së në atë zonë. Sokol Hajro ka qenë një nga njerëzit që ,nuk ka lënë më këmbë demokrati në punë?, ka qenë një nga njerëzit që ushtronte më shumë shtypje dhe presione ndaj demokratëve. Një komunist i pandreqshëm që kishte ende në mentalitet luftën e klasave, ballistët dhe komunistët. Vëllai i tij, Dritan Hajro, kandidati i PAA-së, zhvilloi një fushatë të fortë, ku nga pas ju bashkangjitën strukturat e demokratëve. Shumë mbështetje pati edhe nga Edi Rama.
Vetë Lulzim Basha, ish-ministri Bode, Grida Duma, kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, deputeti Gjergji Papa dhe drejtues të tjerë të lartë të PD-së, shkuan në mbështetje të hapur të handidatit Hajro. Demokratët e Kolonjës e pranuan deri diku, kandidimin e një emri të majtë me shpresën se duke çarë votat e krahut tjetër mund të bënin diferencën fituese. Por shumë prej tyre, në fakt mund të kenë votuar edhe kundër tij, sepse doktorin e shihnin më parë dhe jo të importuar nga Tirana dhe ndoshta kandidati socialist në disa raste mund të ishte dhe më afër demokratëve se një kandidat tjetër, më shumë se socialist, që qëndroi jo pa dinjitet në garë.
Ajo që ndodhi në Kolonjë, ishte një fushatë korrekte me asnjë arsye thelbësore për tu kontestuar, me një rezultat që flet për një diferencë shumë të madhe dhe që tregon se kush është problemi dhe problemi i PD-së është struktura në bazë, mungesa e organizimit dhe e një pune sistematike pranë elektoratit. Në degë është problem pengmarrja e drejtimit nga njerëz tashmë pa reputacion. Kolonja është një rast specifik, ku ish-kryetari i Bashkisë së Leskovikut, apo kreu i PD-së së Bashkisë Kolonjë, që tashmë janë një njësi administrative, ndoshta janë figura më të vjetra dhe me probleme në drejtimin e bazës, prej shumë e shumë vitesh. Këto, duke i bashkuar me qenien e Kolonjës, një bastion i majtë, sollën një rezultat që edhe për socialistin më të thekur nuk ka qenë i pritshëm, sepse targeti i tyre ishte fitorja pak, më shumë se në zgjedhjet e vitit 2015.
Kolonja nuk është një trofe për Rilindjen, as një disfatë dhe turp për demokratët apo Partinë Agrare, Kolonja është një pasqyrë me defekte që ashtu si Dibra, atyre që humbin, kur shikonin veten ju tregonte diçka tjetër. Në Kolonjë diferenca e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale nuk ndikon thuajse fare në diferencën që mund të ketë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017. Në qarkun e Korçës në vitin 2013, koalicioni i djathtë ka qenë rreth 32 mijë vota minus dhe të njëjtën diferencë votash politike ka ruajtur edhe në 2015-ën. Kolonja është ?një pikë uji, në oqean?, por kjo pikë të lag për të treguar se ekziston, qoftë edhe diku në periferi, dhe se ka nevojë të analizohet për të qenë gjithmonë e më tepër më afër të vërtetës dhe problematikave që ka kjo zonë./ Citynews
Vazhdojnë protestat e banorëve të Mbrostarit në Fier kundër ...
Byroja e Kuvendit përjashton për pesë ditë Kreun e Grupit Pa...
Disa të rinj kanë sulmuar me vezë dhe domate ministrin e Shë...
Deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj krijoi pak ditë më parë një ...
Pas incidenteve të së enjtes së shkuar në Parlament është mb...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar për herë të tretë ...
Një ngjrje e rëndë ka ndodhur në fshatin Boriç të Malësisë s...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka të publikuara n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familj...
Të gjitha shumicat janë dërrmuese. Të gjitha shumicat dërrmo...
Pas fitores së Ilia Stefos si kryetari i ri i Bashkisë së Ko...
Silvio Berlusconi po kalon ditët e fundit si president i Mil...
Ilia Stefo është kryetari i bashkisë së Kolonjës. Lajmin e r...
Nelgert Pata, i ekzekutuar dje në Fier, është viktima e fund...
Zbardhen detaje nga ekzekutimi në atentat i 34-vjeçarit nga ...
Nuk ka qenë shumë e vështirë të përfytyroje në vitet e fundi...
Ilia Stefo i PS do te jete per 4 vite kryebashkiaku i ri i K...
Perfundon numerimi per 10 QV-te e para ne Bashkine Kolonje. ...
Do keni një komunikim te shkëlqyer sot ju te dashuruarit dhe...
Kancelarja Merkel e konfirmoi të dielën në Berlin kandidimin...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...